U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
SHBA- Demokratët kanë paralajmëruar se ish-Presidenti Donald Trump do të shkatërrojë institucionet demokratike, nëse rizgjidhet në postin më të lartë në nëntor. Por ish-Presidenti Trump ka thënë se demokracia do të marrë fund nëse ai nuk rizgjidhet këtë vit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar shqyrton nëse një president amerikan ka vërtet fuqinë ta shkatërrojë demokracinë.
Kushtetuta është dokumenti themeltar i Amerikës. Ajo përkufizon tre degë të qeverisjes: ekzekutivin, pjesë e të cilit është presidenca; legjislativin, me Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin; si dhe gjyqësorin, me Gjykatën e Lartë dhe gjykatat e tjera. Secila nga degët është konceptuar për të balancuar dy të tjerat. Ndarja e pushteteve është në thelbin e demokracisë amerikane.
“Jemi disi në territor të pashkelur për shkak se mendohet se Presidenti Trump ka dëshirën, nëse do të rizgjidhet, që të eksplorojë kufij të rinj, madje edhe atje ku nuk kanë arritur presidentët e mëparshëm”, thotë profesori Ronald Chen, nga Universiteti Rutgers.
“Dua të jem diktator vetëm për një ditë dhe do të jem diktator për një ditë”, deklaroi ish-Presidenti Trump.
Ai ka thënë se nëse rizgjidhet, nuk do të jetë diktator përtej ditës së parë. Por çfarë do të ndodhte nëse një president do të përpiqej në të ardhmen t’i tejkalonte kompetencat?
“Nëse aludimi është se njëra prej degëve thjesht do ta lërë mënjanë ndarjen e pushteteve, sinqerisht mendoj se nuk është përcaktuar ende nëse sistemi ynë është aq i fortë sa ta përballojë këtë”, thotë profesori Chen.
“Ai ka thënë haptazi se do të jetë diktator në ditën e parë”, tha Nënpresidentja Kamala Harris.
Një ndër mesazhet kryesore të kandidates së mundshme demokrate Kamala Harris është se ish-Presidenti Trump është një rrezik për demokracinë. Demokratët vënë në dukje mospranimin prej tij të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, si dhe sulmin që pasoi më 6 janar 2021 ndaj Kapitolit.
“Beteja jonë është për lirinë. Në mbarë vendin shohim sulm frontal ndaj lirive dhe të drejtave të fituara me shumë mund”, tha Nënpresidentja Harris.
“Vazhdojnë të thonë se jam rrezik për demokracinë. Unë pyes se çfarë i kam bërë demokracisë? Javën e kaluar mora plumbin për demokracinë”, tha ish-Presidenti Trump.
Votuesit nuk e pranojnë domosdoshmërisht argumentin se demokracia amerikane është në rrezik.
“Po flisja me dikë pak javë më parë, që më tha se ‘dëgjon gjithë këto gjëra se Donald Trump-i përpiqet të rrëzojë demokracinë, por ai nuk e bëri këtë’,” thotë Chris Edelson, nga Univesiteti Amerikan.
“Ekziston ende ndjesia ndër disa prej votuesve të pavarur se sistemi funksionoi. U bë transferimi i pushtetit. Pra, jemi në rregull”, thotë David Ramadan, nga Universiteti George Mason.
Nuk është e lehtë për një udhëheqës populist të shkatërrojë demokracinë, thotë Kurt Weyland, i cili studion demokracinë dhe regjimet autoritare.
“Ndodh vetëm nëse ekziston një dobësi e vërtetë institucionale dhe një mundësi shumë e veçantë për shkak të rrethanave. Pra, argumenti është se në rastin e Shteteve të Bashkuara nuk vlejnë këto lloj rrethanash”, thotë ai.
Zoti Weyland thotë se janë një seri faktorësh që e kufizojnë Presidentin nga marrja e plotë e pushtetit, si njerëzit e duhur në funksionet publike. Ai përmend rastin e Sekretarit të shtetit në Xhorxhia, Brad Raffensperger, i cili refuzoi të ndihmojë për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, kur ish-Presidenti Trump i kërkoi të identifikojë vota të mëtejshme në favor të tij.
“Demokracia amerikane është e fortë dhe rezistente. Dhe populli amerikan është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe zyrtarët amerikanë janë plotësisht të përkushtuar ndaj detyrave të tyre institucionale”, thotë zoti Weyland.
Ai shton se udhëheqësit politikë kanë mundësi më të larta për ta shkatërruar demokracinë nëse kanë mbështetje masive nga populli, me nivele mbështetjeje mbi 70 për qind. Niveli më i lartë i mbështetjes për ish-Presidentin Trump ka qenë në 49 për qind. Për Presidentin Biden ka qenë në 57 për qind./ VOA
Millosh Zhujoviç SERBI- Babai i Millosh Zhujoviçit thotë se nuk u habit kur mori vesh se djali i tij 25-vjeçar kreu “s...
Foto ilustruese POLONI- Një alarm ra në Poloni për helmimin me klor në një nga pishinat e Varshavës. Më shum&e...
Foto ilustruese RUSI- Rusia tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa for...
Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar me rinisjen e prodhimit të armëve bërthamore me rreze të mesme vepri...
donald trump SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump u tha të krishterëve të premten se nëse votojnë p&eum...
emigrantet RUSI- Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjelljes për migrantët e Azisë Qendrore. Rregulla...
zjarri KALIFORNI- Një zjarr i madh është rritur me 8 milje katrorë në orë (20 km katrorë) ndërsa po përhapet e...
pamje nga sulmet JERUSALEM- Izraeli ka marrë përgjegjësinë për sulmin ajror gjatë natës në disa objektiva t&eu...
foto ilustruese IZRAEL- Dhjetë persona, mes tyre fëmijë, u vranë të shtunën në një sulm me raketa në një ...
foto ilustruese SHBA- Tanya Domi, profesoreshë e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Columbia në Nju ...