Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UKRAINË- Në verë në Ukrainë mund të ketë zgjedhje presidenciale, shkruan gazeta e përjavshme "The Economist". Por ka probleme të pazgjidhura, ndër të tjera sa i përket sigurisë dhe listave të zgjedhësve.
Në korrik në Ukrainë mund të ketë zgjedhje pak pas një shfuqizimi të ligjit të luftës, gjë që Uashingtoni do ta arrijë deri më 20 prill. Këtë e njoftoi së fundi gazeta e përjavshme "The Economist" duke iu referuar burimeve. Sipas këtyre njoftimeve presidenti Volodymyr Zelenskyj, i cili verën e vitit 2019 u zgjodh për pesë vjet, do të kandidojë për një mandat të dytë. Ai "javën e kaluar" ngarkoi ekipin e tij, që pas fillimit të armëpushimit të organizojnë zgjedhjet.
Ende nuk ka përgatitje për zgjedhje
Në Ukrainë ndërkohë nuk ka përgatitje për zgjedhje, sikurse bëri të qartë në më 31 mars në median ukrainase "Suspilne" Davyd Arachamija, kryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet "Shërbetor të popullit". "Të gjitha partitë dhe grupet parlamentare janë të një mendimi, se zgjedhje mund të ketë gjashtë muaj pas shfuqizimit të ligjit të luftës," tha deputeti.
Në fund të shkurtit parlamenti ukrainas miratoi një deklaratë "për mbështetjen e demokracisë në kushtet e agresionit të Rusisë". Me këtë deklaratë forcohet Zelenskyj dhe hidhet pposhtë akuza e presidentit rus Vladimir Putin, se Zelenskyj nuk është president legjitim. Deklarata siguron, që zgjedhjet presidenciale mund të zhvillohen, "sapo të garantohet një paqe në shkallë të gjerë, e drejtë dhe e qendrueshme".
Si SHBA edhe Rusia në mënyrë të përsëritur kërkojnë zgjedhje në Ukrainë. Madje prresidenti i SHBA-së Donald Trump në shkurt e cilësoi Zelensyjn si "diktator pa zgjedhje". Ndërkohë që në Ukrainë zgjedhjet ndalohen në kohën që është në fuqi ligji i luftës.
Edhe pse shumë ukrainas janë ambjentuar me sulmet e përditshme të artilerisë, eventet e mëdha elektorale, debatet apo takimet ndërmjet kandidatëve dhe zgjedhësve në kushtet aktuale janë mjaft të rrezikshme. Për këtë arsye Kievi në të gjitha bisedimet kërkon garanci sigurie. Nëse armëpushimi vlen përkohësisht në front, duhet të garantohet edhe që qendrat e votimit të mos shndërrohen në objektiva të sulmeve nga ajri dhe sulmeve terroriste. Që një gjë e tillë mund të ndodhë, kjo nuk përjashtohet, thorë Olha Ajvasovska, drejtuese e rrjetit "Opora", që vëzhgon zgjedhjet në Ukrainë.
A mund të regjistrohen të gjithë zgjedhësit?
Në ditën e parë të invazionit rus Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bllokoi aksesin në listat zgjedhore, për të mbrojtur veten dhe të dhënat e zgjedhësve. Në atë kohë ishin të regjistruar rreth 34,7 milionë votues.
Në dhjetor 2023 KQZ rifilloi punën në databazën e vet. Ndërkohë ky komision po merret me aktualizimin e adresave të qendrave të votimit, sepse Ukraina në valën e dekomunizimit dhe derusizimit u ka ndryshuar emrat shumë rrugëve dhe shesheve. Po ashtu janë duke u regjistruar edhe dëmet e luftës. Deri më 2024 vetëm në territorin shtetëror të kontrolluar nga Kievi janë dëmtuar nga luftimet 7500 qendra votimi.
Në listat e zgjedhësve votuesit janë të regjistruar me adresat e tyre. Me fillimin e invazionit rus më 2024, sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) u katërfishua numri i refugjatëve brenda vendit në mbi 3,6 milionë. Shumë prej tyre nuk janë regjistruar në vendbanimin e ri ose e kanë bërë këtë me vonesë, konstatojnë ekspertët e think-tank të Kievit Qendra Rasumkov. "Problemi është se adresat e zgjedhësve nuk janë as aktuale dhe as të sakta", thuhet në studim.
Krahas refugjatëve brenda vendit janë edhe refugjatët jashtë vendit, sipas të dhënave të IOM deri në fund të vitit 2024 janë llogaritur rreth gjashtë milionë. Për të marrë pjesë në zgjedhje ata duhet të regjistrohen në konsullata. Por shumica nuk e bëjnë këtë, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme në Kiev. Edhe votimi i refugjatëve të regjistruar jashtë vendit do të ishte problematik.
Paqartësitë e armëpushimit dhe reformimi i ligjit elektoral
Kryetari i KQZ-së, Oleh Didenko, i tha gazetës "Ukrajinska Pravda", se përgatitjet për zgjedhje pas fundit të luftës do të kërkojnë kohë më shumë nga sa e parashikon ligji aktual. Procedurat përkatëse duhet të përshtaten me pasojat e luftës.
Në një sondazh të Qendrës Rasumkov konstatohet, se 47 përqind e ukrainasve jashtë vendit duan që të kenë mundësinë të votojnë për qeverinë në vendin e tyre, ndërsa rreth 36 përqind janë kundër. Por me gjasë tek shumë ukrainas jashtë vendit po humbet interesi për jetën politike në atdheun e tyre.
Lidhur me një datë për zgjedhjet me gjasë do të vendosin pjesëmarrësit në bisedimet për paqen. Gjithashtu Ukraina zgjedhjet duhet t'i rakordojë me partnerët e saj, sepse asaj i mungojnë paratë për financimin e tyre. Ka shumë aspekte të armëpushimit të ardhshëm që nuk mund të parashikohen tani e si rrjedhojë as zgjedhjet nuk mund të parashikohen. Ka edhe të tjera sfida, sepse parlamenti duhet ta reformojë tani ligjin elektoral, në mënyrë që ai të jetë konform kushteve, mendojnë ekspertët./DW
BRUKSEL- Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se vendimi i Donald Trump për të vendosur tarifa të reja për të gjitha...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një paketë tarifore gjithëpërfshirëse nga Kopshti i Trëndafilave ...
SERBI- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë të mërkurën se është ...
RUSI- Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështetur nga shteti, prit...
KOSOVË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një konference sot në Bruksel, nuk ka dashur të komentojë ...
KOSOVË- “Të qenët në shënjestër është çmimi i profesionalizmit, por asgjë nuk do të na lëk...
pamje nga takimet PRISHTINË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) &nda...
KOSOVË- NATO ka thënë se siguria e Ballkanit Perëndimor është jetike dhe se s’do të lejohet të rrezikohet ajo. N...
FRANCË- Ministri francez i Industrisë, Marc Ferrazzi është shprehur sot se Evropa do t'i përgjigjet në mënyrë...
ARABIA SAUDITE- Kremlini ka njoftuar se vizita e mundshme e presidentit amerikan Donald Trump në Arabinë Saudite e cila mund të ...