BOTA

Analiza: Cila do të ishte kostoja e vizitës së Vuçiç në Moskë për Serbinë?

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 18:47

Analiza: Cila do të ishte kostoja e vizitës së

SERBI- Vizita e paralajmëruar shumë herë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Moskë, po shihet me shqetësim për shkak të pasojave të mundshme për rrugën evropiane të Serbisë. Vendimin për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores kundër fashizmit më 9 maj, Vuçiç e bëri të ditur në fillim të marsit, pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Nëse Vuçiq udhëton në Moskë, ku do të takohej për herë të parë fizikisht me Putinin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, kjo do të ketë pasoja serioze për procesin e integrimit evropian të Serbisë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë diplomati në pension, Sreqko Gjukiq.

“Kjo mund të jetë e dobishme për regjimin serb, por nuk është aspak e dobishme për rrugën evropiane të Serbisë, as për Bashkimin Evropian si një entitet i fuqishëm ekonomik e politik në arenën ndërkombëtare dhe, sigurisht, as për vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE”, shpjegon Gjukiq.

Çfarë thotë Brukseli?

Serbia është në negociata për anëtarësim në BE që nga viti 2014. Ajo nuk është rreshtuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, dhe autoritetet në Beograd kanë vazhduar marrëdhëniet me Moskën edhe pas vitit 2022, përkundër paralajmërimeve nga Brukseli.

Paralajmërimi më i fundit erdhi nga komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, e cila vizitoi Beogradin në fund të prillit.

Në një konferencë për media më 29 prill, ajo tha se “është vendim i presidentit të Serbisë nëse do të shkojë në Moskë”, por paralajmëroi se nëse Vuçiç shkon, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë ta ndihmojë Serbinë të mbetet fuqishëm në rrugën evropiane”.

“Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin apo me ushtrinë e tij që vret njerëz në Ukrainë është thellësisht në kundërshtim me vlerat evropiane dhe vendimin e Këshillit të BE-së të vitit 2022 që shtetet anëtare të mos ndërmarrin asnjë veprim që do të legjitimonte Putinin dhe Rusinë”, tha Kos.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dhënë ende përgjigje për pyetjet e REL-it lidhur me paralajmërimin e Vuçiqit për vizitën në Moskë.

Çfarë është në rrezik?

Pas vitesh balancimi mes Perëndimit dhe Lindjes, rruga evropiane e Serbisë është komprometuar, vlerëson ish-diplomati Gjukiq.

Ai thotë se në rast të shkuarjes së Vuçiqit në Moskë, “duhet pritur veprime të caktuara” nga Brukseli.

“Është e mundur që nga arsenali i pasur që BE ka ndaj Serbisë – përfshirë ndihmat financiare, donacionet, mbështetjen politike dhe regjimin pa viza – të gjitha ose një pjesë të rishikohen dhe të vihen në pikëpyetje”, thotë Gjukiq.

Bashkimi Evropian është partneri më i rëndësishëm tregtar i Serbisë. Nga vendet e BE-së vjen edhe pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte.

Gjukiq shton se afërsia e Serbisë me Rusinë nuk rrezikon vetëm rrugën e saj drejt BE-së, por ndikon negativisht edhe te shtetet e tjera kandidate për anëtarësim.

“Nuk është më e mundur të luhatet mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo duhet të marrë fund”, përfundon ai.

Kujt po i dërgon mesazh Vuçiç?

Për Jelica Kurjak, ish-ambasadore e Serbisë në Moskë, paralajmërimi i Vuçiqit për vizitën në Moskë është më shumë një mesazh për BE-në, sesa për Putinin.

“Ai ndoshta mendon se me këtë do t’i tregojë BE-së se nuk varet vetëm nga ata, se ka Rusinë pas vetes, dhe kështu përpiqet të forcojë imazhin e tij, për t’i bërë presion”, vlerëson Kurjak.

Sipas saj, nuk ekziston asnjë arsye tjetër e justifikueshme. Ajo përmend edhe kritikat që i janë bërë autoriteteve në Beograd nga BE-ja për shkak të protestave të zgjatura të studentëve, që kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad.

Sa i përket negociatave për kompaninë NIS dhe furnizimet me gaz natyror rus, Kurjak thotë se nuk është i nevojshëm një takim ballë për ballë mes Vuçiqit dhe Putinit.

“Në këtë rast konkret me NIS-in, nuk varet asgjë nga Rusia. Amerika ka vendosur sanksione ndaj kompanisë që bleu kompaninë tonë. Pra, Amerika do të vendosë kur dhe çfarë do të ndodhë”, thekson Kurjak.

SHBA-ja e shtyu për herë të tretë zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it në fund të prillit, edhe pse kompania është në listën e zezë që nga 10 janari për shkak të lidhjeve me Gasprom Neftin rus, që ndodhet nën sanksionet perëndimore për shkak të agresionit në Ukrainë.

Kur flitet për një marrëveshje të re për gazin, marrë parasysh që ajo aktuale skadon në fund të majit, Kurjak kujton se marrëveshja e fundit ishte arritur në maj 2022 – tre muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia – pa pasur nevojë që Vuçiq të shkonte në Moskë.

Nga liderët evropianë, pjesëmarrjen në Moskë e kanë konfirmuar vetëm Vuçiq dhe kryeministri sllovak Robert Fico, një aleat i afërt i Kremlinit.

Vizitën e ka paralajmëruar edhe Milorad Dodik, presidenti i entitetit serb në Bosnje e Hercegovinës, Republika Srpska. Dodik është takuar disa herë me Putinin që nga fillimi i agresionit rus, për herë të fundit më 1 prill.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të qëndrojë në Rusi nga 7 deri më 9 maj, në kuadër të një vizite zyrtare që përfshin takime bilaterale dhe nënshkrim marrëveshjesh.

Sipas agjencisë shtetërore ruse RIA Novosti, pjesëmarrjen në paradë më 9 maj e kanë konfirmuar edhe presidentët e Bjellorusisë, Kazakistanit, Azerbajxhanit, Venezuelës, Brazilit dhe përfaqësues nga Kongo e Burkina Faso.

Ku ndodhet Serbia në rrugën drejt BE-së?

Që nga dhjetori i vitit 2021, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull negociues apo klaster të ri me BE-në. Për hapjen e një klasteri nevojitet konsensus i plotë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Që nga viti 2014, kur nisi zyrtarisht negociatat, Brukseli e ka përmendur vazhdimisht çështjen e marrëdhënieve me Kosovën si pengesën kryesore. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE ka ngecur.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Serbinë janë listuar probleme serioze si, gjendja e sundimit të ligjit, korrupsioni i përhapur, kontrolli shtetëror mbi mediat, ndikimi i qeverisë në gjyqësor, mungesa e dënimeve për krimet e luftës të viteve e ’90-ta dhe lartësimi i kriminelëve të luftës. Po ashtu është theksuar mospërputhja me politikën e jashtme të BE-së.

Gjatë vizitës së saj në Beograd, komisionerja Kos ka theksuar nevojën për reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe përmirësimin e procesit zgjedhor.

“Punoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të jetë i mundur”, u shpreh Kos pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macuta, më 29 prill.

Serbia është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh një fond prej gjashtë miliardë eurosh. Megjithatë, për shkak të mungesës së përparimit në dialogun me Kosovën, as Serbia e as Kosova nuk kanë përfituar ende nga faza e parë e këtij plani që parasheh para në formë paradhënieje./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan