“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
ROMË- Premtimi kryesor i fushatës që solli në pushtet Giorgia Melonin dhe koalicionin e saj të ekstremit të djathtë në një fitore dërrmuese në zgjedhjet e shtatorit të kaluar ishte një premtim që askush tjetër nuk e kishte bërë më parë: të ndalonte anijet me emigrantë që përdorin Italinë si një portë për në Evropë. “Blocco navale”, bërtiste ajo në mediat e saj sociale (“Bllokada anijeve detare, tani!).
Ajo premtoi të ndalonte të gjitha anijet me emigrantë që do zbarkonin në brigjet italiane, pavarësisht se kush ishte në to dhe çfarë i shtynte ato që të rrezikonin jetën e tyre. 100 ditët e saj të para në detyrë u konsideruan të suksesshme. Ajo nuk ishte aq afër ekstremit të djathtë sa disa kishin frikë, e ishte e qetë me liderët botërorë.
Udhëheqësit liberalë evropianë do të përfitonin nga perspektiva e premtimit të Melonit për të ndaluar anijet, ndërsa lideri hungarez Viktor Orban shpalli fitoren e saj dhe e falënderoi për "mbrojtjen e kufijve të Evropës". Ajo madje arriti të sjellë në linjë partnerët e koalicionit Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi, pavarësisht mosmarrëveshjeve për luftën në Ukrainë.
Meloni kaloi disa stuhi, duke përfshirë pranimin e Berlusconit që pranoi se kishte rinisur marrëdhënien e tij me Vladimir Putin pasi Putini i dërgoi vodka ruse për ditëlindjen e tij. Ajo u grind me Salvinin për mënyrën se si të trajtonte krizën energjetike dhe dashurinë e tij për Putinin. Nga fundi i janarit, ajo dukej e pandalshme.
Pastaj varkat filluan të vinin, të vinin dhe të vinin.
Deri më 21 prill, më shumë se 35,000 njerëz kishin mbërritur me anije në Itali, një numër më shumë se tre herë më i lartë se një vit më parë. Në të kundërt, pak më shumë se 4,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit me anije nga Franca. Një sondazh i fundit tregoi se mbështetja për partinë "Fratelli D'Italia" së Melonit – e cila fitoi zgjedhjet me 34 përqind të votave – ka rënë në pak më shumë se 29 përqind. Disa besojnë se askush nuk e priste ndonjëherë që ajo të kishte sukses në ndalimin e anijeve, kështu që rënia e sondazheve reflekton çështje të tjera, duke përfshirë mbështetjen e saj të vazhdueshme për Ukrainën dhe marrëdhëniet e saj me Kinën.
Italia ka nënshkruar projektin e Rrugës së Mëndafshit të Kinës, një skemë infrastrukturore ambicioze dhe globale, disa analistë e shohin si një shenjë shqetësuese të rritjes së ndikimit kinez në Europë.
“Emigrantët dhe BE-ja janë lart në listën e saj vëzhguese, por ka çështje të tjera që e kërcënojnë më shumë atë,”- tha për CNN Francesco Galietti, themelues i Policy Sonar, një konsulencë për rrezikun politik me qendër në Romë.
Emigracioni i paligjshëm në Evropë ka qenë një nga problemet më përçarëse në bllok prej vitesh. Por bllokimi i varkave në pjesën e fundit të udhëtimit për në Evropë është në thelb adresimi i një simptome të një problemi, jo vetë problemit, tha për CNN Hanne Beirens, drejtore e Institutit të Politikave të Migracionit në Evropë.
“Nëse pyesni ekspertët e emigracionit nëse ajo mund të ndalonte varkat, përgjigja do të ishte jo,”- tha ajo, duke shtuar se e vetmja gjë që ka ndaluar ndonjëherë migrimin ishte pandemia Covid-19. Beirens thotë se derisa Evropa të mund të pajtohet së bashku se si ta trajtojë problemin në rrënjë, duke ofruar mundësi për të aplikuar për azil, e deri atëherë varkat do të vazhdojnë të vijnë.
Meloni ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për krizën e emigrantëve, e cila do të lejojë marrjen e masave ashtëzakonisht të ashpra për të trajtuar ardhjet masive, duke përfshirë lejimin e autoriteteve që normalisht trajtojnë fatkeqësitë natyrore të riatdhesojnë me shpejtësi migrantët.
Masa po bojkotohet në disa rajone me prirje të majtë; Elly Schlein, liderja e Partisë Demokratike të opozitës, e krahasoi dekretin me diçka nga epoka fashiste. Fitorja zgjedhore e Melonit ishte një moment mahnitës në politikën italiane, jo vetëm për shkak të rritjes së shpejtë të partisë së saj. Ajo nuk ishte vetëm kryeministrja më e re dhe e parë femër e Italisë, ajo ishte gjithashtu dhe liderja e parë e zgjedhur që nga viti 2011, pasi kishte fituar një shumicë kaq të shëndetshme.
Njerëzit kishin folur dhe e donin atë dhe gjithçka që ajo përfaqësonte. Tani dyshohet nëse ajo mund të përmbajë premtimet që u ka bërë votuesëve./CNN
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të shtunën se ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e së dielës në ...
Vritet në Zagreb i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ndodhi n&...
“Gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është i rëndësishëm për të paktën dy arsye: sepse &eum...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy falenderoi aleatët perëndimorë të cilët u angazhuan për ta mbështetur Ukrain...
GJERMANI- Në vitin 2022 në Gjermani jetonin 20,2 milionë vetë, që ose kishin emigruar vetë ose i kishin të dy prindëri...
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës të kalojnë në m&e...
Pritja prej shumë vitesh ka marrë fund. Qytetarët e Kosovës tashmë janë lodhur nga regjimi i vizave që kishte vënë...
KOSTA RIKA- Vullkani Rincon de la Vieja shpërtheu dje duke mos shkaktuar dëme në infrastrukturë apo viktima. Shpërthimi i ...
Katër shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndalur importin e produkteve ushqimore nga Ukraina me synimin për të mbrojtur tr...
Pas daljes së Rusisë nga traktatet bërthamore, një zyrtar ruz ka paralajmëruar për një garë armësh “të...