Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJERMANI- Në vitin 2022 në Gjermani jetonin 20,2 milionë vetë, që ose kishin emigruar vetë ose i kishin të dy prindërit emigrantë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave kjo shifër është 6.5 për qind më e lartë se në vitin 2021.
Si rezultat përqindja e emigrantëve të brezit të parë dhe të dytë në popullsinë e Republikës Federale të Gjermanisë u ngjit nga 23 përqind në 2021 në 24,3 përqind vitin e kaluar. Sidomos ardhja e refugjatëve nga Ukraina, Siria dhe Afganistani bënë që kjo përqindje e popullsisë të rritet, njofton Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden.
Përqindja në popullsi e të emigruarve drejtpërdrejt u rrit me 7.3 për qind duke kaluar numrin e atyre që kanë lindur në Gjermani si pasardhës prindërish emigrantë, të cilët përbëjnë 4 përqind të popullsisë.
Bazë për këto shifra është mikrocensusi i fundit. Ai është një anketim statistikor, që ndryshe nga regjistrimi i madh i popullsisë kryhet në intervale më të shkurtra dhe në sondazhe më të vogla. Si njerëz me histori migrimi Zyra Federale përcakton personat, që kanë emigruar vetë në Gjermani që prej vitit 1950 – i ashtuquajturi brezi i parë – si dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, të quajtur edhe brezi i dytë.
Më shumë migrantë meshkuj se femra
Rreth tre të katërtat e 20,2 milionë njerëzve me histori migracioni kanë ardhur vetë në Gjermani që nga viti 1950. 4,9 milionë vetë janë pasardhës të drejtpërdrejtë të këtyre emigrantëve. Në pjesën mashkullore të popullsisë përqindja e emigrantëve ishte pak më e lartë me 24,8 për qind sesa tek gratë me 23.8 për qind. Me një moshë mesatare prej 29.9 vjeç ata që emigruan pas vitit 2013, janë dukshëm më të rinj se popullsia pa sfond emigracioni, mosha mesatare e së cilës është 47 vjeç.
Në periudhën prej vitit 2013 shumica e emigrantëve, me 16 për qind, kanë ardhur nga Siria. Rumania pason me shtatë për qind dhe Polonia me gjashtë për qind. Ukraina është në vendin e katërt me një pjesëmarrje prej pesë përqind, megjithëse sipas Zyrës Federale ukrainasit, që emigruan vitin e kaluar, nuk janë përfshirë ende plotësisht në mikrocensus.
Arsyet më të rëndësishme të imigrimit në periudhën prej vitit 2013 ishin arratia, azili dhe mbrojtja ndërkombëtare me një përqindje prej 27,9 për qind. Më pas me një kuotë prej 24,2 për qind vinte imigracioni për arsye punësimidhe bashkimi familjar me 23.9 për qind. Pak më shumë se tetë për qind e të emigruarve që nga viti 2013 kanë ardhur në Gjermani kryesisht për studime ose trajnime dhe kualifikime të mëtejshme.
Më shumë njerëz me sfond migracioni
Përqindja e njerëzve me sfond migracioni në popullsinë gjermane është edhe më e madhe.
Vitin e kaluar ishin 28,7 për qind ose 23,8 milionë vetë. Sipas përkufizimit të Entit Federal të Statistikave një person ka sfond migrimi, nëse ai ose të paktën njëri prind nuk ka lindur me shtetësi gjermane./DW
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës të kalojnë në m&e...
Pritja prej shumë vitesh ka marrë fund. Qytetarët e Kosovës tashmë janë lodhur nga regjimi i vizave që kishte vënë...
KOSTA RIKA- Vullkani Rincon de la Vieja shpërtheu dje duke mos shkaktuar dëme në infrastrukturë apo viktima. Shpërthimi i ...
Katër shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndalur importin e produkteve ushqimore nga Ukraina me synimin për të mbrojtur tr...
Pas daljes së Rusisë nga traktatet bërthamore, një zyrtar ruz ka paralajmëruar për një garë armësh “të...
Më 31 mars, ai doli nga paraburgimi dhe iu vendos masa e arrestit shtëpiak. Ende nuk janë ngritur akuza ndaj vëllezërve. Megjithat&...
SHBA- Unë jam gati të ngjitem në "narko-sub"-in e parë që ka sjellë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë. &...
SPANJË- Edhe pse liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, bartësit e pasaportave të Kosovës, nuk d...
SHBA- Një kompani e njohur e lodrave për të rritur ka zbuluar së fundmi se ka marrë shumë kërkesa për kukulla sek...
KOLUMBI- Tragjedi në një minierë qymyrguri në Kolumbi pasi një shpërthim ka ndodhur në tunele e p&...