Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

BRUKSEL- A ka ende një emërues të përbashkët bashkësia ndërkombëtare? Lajmi i mirë është: po. Nisma e Aleancës Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë, e inicuar së fundmi në samitin e G20 është një shembull i tillë. Përfaqësuesit e qeverive nga vendet më të rëndësishme të industrializuara dhe në ekspansion u takuan në samitin në Rio de Zhaneiro nga 18 deri më 19 nëntor pikërisht për këtë çështje. Bashkëpunimit të iniciuar nga Brazili i bashkohen 82 vende, BE-në dhe Bashkimin Afrikan.
Gjithashtu edhe 24 organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Bankën Botërore dhe Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), si dhe 31 organizata joqeveritare. Për projektin nuk duhet të ketë mungesë parash. Banka Ndërkombëtare për Zhvillim (BID) do të ofrojë rreth 25 miliardë dollarë për të avancuar projektet e prodhimit të ushqimit, programet e kompensimit social, ushqimet shkollore dhe mikrokreditë. Synimi është nxjerrja e 500 milionë njerëzve nga varfëria deri në vitin 2030.
Uria botërore turp për njerëzimin
Gjermania ishte një nga mbështetëset e parë të nismës. Ministrja e Zhvillimit, Svenja Schulze solli gjithashtu në këtë iniciativë edhe Aleancën për Sigurinë Globale të Ushqimit, e themeluar dy vjet më parë si pjesë e presidencës gjermane të G7-s atëkohë. Grupi joformal i vendeve të G20 është një nga forumet e pakta në të cilat përfaqësuesit e qeverive nga vendet me konflikt interesi ende takohen personalisht. I themeluar fillimisht në 2008 në përgjigje të krizës financiare të viteve 1990 në Azi, sot ky grup është një forum që bashkon veriun dhe jugun global, G7 dhe vendet BRICS.
Flavia Loss de Araujo, eksperte braziliane e marrëdhënieve ndërkombëtare, e konsideron të suksesshme presidencën e G20 të Brazilit, e cila do t'i kalojë Afrikës së Jugut më 1 dhjetor. "Brazili mori mbështetje për çështjet më të rëndësishme që propozoi: urinë dhe varfërinë, çështje që janë lënë pas dore gjithmonë nga vendet e pasura”, shkroi ajo në një kontribut për platformën online The Conversation, një forum për shkëmbimin akademik dhe gazetaresk.
"Shumë fonde për mbrojtjen dhe kthesën energjitike"
Në deklaratën përfundimtare të samitit, vendet e G20 pranuan se "bota prodhon më se mjaftueshëm ushqime për të zhdukur urinë". Nuk mungojnë njohuritë se si do bërë kjo, por vullneti politik për të krijuar kushtet për akses më të mirë në ushqim”. Megjithatë, ekspertja e Amerikës Latine, Claudia Zilla nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë (SWP) paralajmëron kundër pritshmërive të tepërta: "Për momentin, shumë para të vendeve të industrializuara po shkojnë drejt mbrojtjes dhe tranzicionit energjetik", tha ajo për DW.
Tranzicioni energjitik dhe kriza klimatike u përmendën po ashtu në deklaratën përfundimtare të G20, por ato mbeten deklarata abstrakte. Shtetet "ritheksojnë" aty, se do të "kufizonin ngrohjen globale në 1.5 gradë" dhe njoftojnëm se "do të rrisnin financimin e klimës nga të gjitha burimet nga miliarda në trilionë".
Duke pasur parasysh rezultatet jo shumë optimiste të konferencës së fundit të OKB-së për klimën në Baku, Brazilit i dalin tani shumë detyra përpara këtë çështje edhe pas përfundimit të presidencës së G20-ës. Sepse Konferenca e ardhshme e klimës, COP30, do të zhvillohet në Belém, Brazil, në nëntor të vitit 2025. Brazili do të marrë gjithashtu presidencën e vendeve të BRICS në vitin 2025.
Pasardhësja e Brazilit si drejtuese e radhës e presidencë së G20-s nga 1 Dhjetori, Afrika e Jugut ka të ngjarë të vazhdojë të trajtojë çështjenn e ndryshimeve klimatike gjatë presidencës së saj por me një fokus të ndryshëm. Sipas ekspertes së financave dhe borxhve, Magalie Masamba nga Universiteti i Pretorias, financimi i masave për mbrojtjen e klimës mund të lidhet, për shembull, me rritjen e madhe të borxheve të shumë vendeve në rajon.
Falje e borxheve për mbrojtjen e klimës?
"Shumë vende afrikane po përballen me një krizë serioze borxhi që kërcënon rritjen dhe zhvillimin ekonomik," shkruan Masamba në një analizë për Institutin Studimor Afrikan, APRI. Kryesimi i G20 nga Afrika e Jugut është një mundësi unike për të lidhur iniciativat për lehtësimin e borxheve me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe masave të kushtueshme për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo është e mundur vetëm me instrumente inovative financimi.
Kurse planet e favorizuara nga Brazili gjatë presidencës së G20 për një taksë minimale globale për super të pasurit, me të cilën të mund të financohen masat e mbrojtjes së klimës dhe programet sociale kundër urisë dhe varfërisë, ndoshta do të shfaqet vetëm në deklaratat përfundimtare.
Koordinatori i G20, Gustavo Westmann, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në zyrën presidenciale braziliane, është i kënaqur me hapat e vegjël: "Ne kemi arritur të vendosim taksimin e super të pasurve si një çështje që duhet trajtuar, por asgjë më shumë," pranoi ai në një intervistë me DW./Marrë nga DW
joe dhe hunter biden SHBA- Presidenti Joe Biden fali djalin e tij Hunter të dielën mbrëma duke shmangur një dënim të mundsh&...
Foto ilustruese GJEORGJI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar “përdorimin e tepruar të fo...
Foto ilustruese EKUADOR- Dhjetë persona u vranë mëngjes të së dielës në një zonë rurale në jugperënd...
Foto ilustruese KORE- Vendet e botës që po negocionin prej një jave në Korenë e Jugut për një traktat global për t&...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për media ku ka folur në lidhj...
Foto ilustruese KOSOVË- Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje në gjetjen dhe ndëshkimin e kryerësve të nj&eu...
GAZA- Luftimet mund të duken se po mbyllen midis Izraelit dhe Hezbollahut me bazë në Liban, por mbetet për t’u parë se si arm&e...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie nga...
RUSI- Dy sondazhe të kryera së fundmi, njëri në Rusi dhe tjetri në Ukrainë thonë se rusët dhe ukrainasit duan një...
KIEV- Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, shkuan të dielë...