I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
RUSI- Këtë vjeshtë, për pak gjëra mund të brohoritej në Ukrainë. Rusia pushtoi territore në lindje - me ritmin më të shpejtë që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të vendit në vitin 2022 - derisa Koreja e Veriut e ndihmoi me mijëra trupa të reja në front. Shtetet e Bashkuara, që janë mbështetëset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, zgjodhën ndërkohë presidentin e ri, Donald Trump, i cili vazhdimisht ishte kritik i ndihmave të mëdha për Ukrainën.
Kjo edhe rriti frikën se zvogëlimi i mbështetjes nga SHBA-ja mund ta detyrojë Kievin të heqë dorë nga disa territore, në këmbim të paqes. Ka, gjithashtu, shqetësime se partnerët evropianë të Ukrainës janë të ndarë sa i përket plotësimit të boshllëkut, që do të mund ta linte SHBA-ja.
Por, me afrimin e dimrit dhe të gjasave që Rusia të nisë një kundërofensivë të re, Ukraina - mesa duket - ka siguruar një prej kërkesave të saj më të mëdha ushtarake. Sipas raporteve të shumta të mediave amerikane, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, i dha më në fund dritën jeshile Kievit për të goditur brenda Rusisë me armë të fuqishme amerikane, që kanë rreze të gjatë veprimi.
“Ky është mesazh për Kremlinin se ne nuk po i mbyllim tendat tona dhe po presim për Trumpin. Shtetet e Bashkuara nuk janë dorëzuar”, thotë për Radion Evropa e Lirë gjenerali amerikan, Ben Hodges, i cili nga viti 2014 deri më 2017 komandoi forcat e ushtrisë amerikane në Evropë.
Ky veprim do të hapte gjithashtu derën për Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën që ta ndiqnin shembullin, duke i mundësuar Ukrainës që t’i jepte një goditje potenciale Rusisë në një moment kritik të luftës.
Ukraina po përpiqet t’i ruajë fitoret e saj territoriale në rajonin Kursk të Rusisë, të cilat mund të jenë vendimtare për negociatat e ardhshme. Kievi, për muaj të tërë, ka kërkuar nga administrata e Bidenit t’i jepte leje për sulme të thella në Rusi, për t’i shkatërruar aeroportet ku vendosen bombarduesit dhe avionët luftarakë rusë, që terrorizojnë Ukrainën.
Më herët këtë vit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia është duke gjuajtur deri në 3.000 bomba në Ukrainë çdo muaj. Këto bomba shkatërruan forcat e Ukrainës dhe infrastrukturën e saj dhe i mundësuan ushtrisë ruse të kapte territore.
Administrata e Bidenit, e cila qysh në fillim të luftës ishte e kujdesshme sa i përket dërgimit të sistemeve të fuqishme të armëve në Ukrainë, e refuzoi më herët kërkesën e Kievit, për shkak të shqetësimeve se do ta tërbonte Rusinë.
Në këtë mënyrë, administrata Biden e pengoi edhe Britaninë që t’i jepte leje Ukrainës për sulme të thella, sepse raketat e saj lundruese, Storm Shadow, përdorin gjithashtu pjesë të SHBA-së. Disa ekspertë thonë se Biden ishte i shqetësuar edhe për faktin se fushata e Trumpit do ta përdorte çështjen e lejes për sulme të thella, për të nxitur frikë për një luftë më të gjerë, përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
Trump premtoi se do t’i japë fund luftës menjëherë pas marrjes së detyrës. Vendimi i raportuar i Shtëpisë së Bardhë për t’i lejuar sulmet e thella erdhi një ditë pasi Rusia lëshoi 210 raketa dhe dronë në Ukrainë. Ishte ky një nga sulmet më të mëdha ajrore ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë. Ai erdhi po ashtu pas raporteve se Rusia ka dislokuar rreth 50.000 njerëz për ta rimarrë Kurskun - në mesin e tyre mijëra trupa nga Koreja e Veriut.
Analistët ushtarakë thonë se Putin dëshiron ta rimarrë kontrollin e plotë të rajonit përpara se Trump ta marrë detyrën më 20 janar, me qëllim forcimin e pozicionit të tij negociues. Ndikimi në fushëbetejë i lejes për sulme të thella do të varet prej numrit të ATACMS-ve - raketa me rreze deri në 300 kilometra - dhe të raketave të tjera me rreze të gjatë veprimi, që do t’i jepen Ukrainës, si dhe kufizimeve që do të vendosen për përdorimin e tyre.
Gazetat amerikane, New York Times dhe Washington Post, raportuan se Ukraina është e kufizuar në goditjen e rajonit të Kurskut. Pas njoftimit të administratës Biden, e përditshmja franceze, Le Figaro, raportoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë thënë, gjithashtu, se do ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre Storm Shadow dhe SCALP, për të goditur brenda Rusisë.
Një gjë e tillë do të ushtrojë presion mbi Gjermaninë, e cila deri më tani ka refuzuar t’ia dërgojë Ukrainës raketat e saj Taurus. Colby Badhwar, analist i mbrojtjes me bazë në Kanada, i cili ka shkruar gjerësisht për raketat ATACMS, thotë se Shtetet e Bashkuara kishin rreth 2.400 raketa me rreze të gjatë në magazinë në dhjetor të vitit 2023 - afërsisht gjysma e të cilave ishin me afat të skaduar.
Sipas tij, më shumë se 500 ATACMS i janë shtuar stokut gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, shton ai, Pentagoni ka hezituar t’i dërgojë Ukrainës numër të madh të tyre. Gjenerali i pensionuar, Hodges, thotë se Ukraina mund ta minojë kundërofensivën e vazhdueshme të Rusisë në Kursk me një furnizim të mirë me raketa.
“Ju mund ta mposhtni masën nëse keni armë të mjaftueshme precize, që mund t’i shkatërrojnë selitë, logjistikën dhe artilerinë”, thotë ai.
Më herët këtë vit, kur flitej për mundësinë që SHBA-ja ta lejonte Ukrainën t’i përdorte raketat ATACMS brenda Rusisë, Kremlini filloi t’i lëvizte disa prej aseteve të tij ushtarake jashtë rrezes së tyre. Badhwar shkruan në X se ka ende shumë asete ushtarake ruse në distancë goditëse.
Megjithatë, edhe sulmet e suksesshme me raketa ATACMS nuk do të mund ta adresojnë problemin kryesor të Ukrainës në fushën e betejës: fuqinë njerëzore - gjë në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s vërtet nuk mund të ndihmojnë.
Ukraina me vonesë përshpejtoi rekrutimin dhe tani po lufton për të mobilizuar dhe për të trajnuar burra, që do t’i zmbrapsin sulmet e vazhdueshme të trupave ruse. Edhe pse Rusia është duke humbur deri në 1.500 burra në ditë - më shumë se Ukraina - Kremlini ka ende mundësi t’i plotësojë forcat e tij./ REL
riho terras STRASBURG- Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportu...
vladimir putin RUSI- Vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë brenda Rusisë me raketa m...
Cialacu dhe Kurti RUMANI- Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu ka reaguar në lidhje me mbështetjen e kryeministrit të Kosov&eu...
Pritja KOSOVË- Ashtu siç ishte njoftuar, ditën e sotme do të zhvillohet takimi mes dy qeverisë të Kosovës dhe Maqedoni...
Foto ilustruese KOSOVË- Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka bërë një thirrje që të mos mirëpritet sot n&...
Foto ilustruese GJERMANI- Një paketë e re masash sigurie forcon rregullat për mbajtjen e armëve në publik. Me Krishtlindjet masat ...
Foto ilustruese UKRAINË- Një sulm raketor rus e goditi një ndërtesë banimi në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi,...
Viktima dhe autori LONDËR- Një kërkim ndërkombëtare po zhvillohet për bashkëshortin e një gruaje të vrarë...
Foto ilustruese GJERMANI- Pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhje në SHBA e me zgjedhjet e reja të planifikuara në Gjermani p&eu...
Musk SHBA- Miliarderi si dhe aleati i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Elon Musk së fundmi është tallu...