“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
KOSOVË- Shtimi eventual i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës, do ta thellonte padrejtësinë. Kështu thotë Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët kanë përsëritur më 8 gusht qëndrimin se masat mund të reduktohen, mund të hiqen, por mund edhe të shtohen varësisht nga hapat që ndërmarrin autoritetet e Kosovës në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të vendit.
Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit të kaluar, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.
Masat e tilla janë ende në fuqi.
Qeveria e Kosovës është shprehur e indinjuar pse BE-ja, sipas saj, “nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë”, e cila pas sulmit të grupeve të armatosura serbë në Banjskë të Zveçanit, shtatorin e vitit të kaluar, “po e strehon dhe financon Millan Radoiçiçin”.
Radoiçiç kishte marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës në shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan me policinë, u vranë edhe tre serbë të armatosur, pjesë e grupit të udhëhequr nga Radoiçiç. Ndaj Radoiçiçit ende nuk ka aktakuzë në Serbi, por as në Kosovë.
“BE-ja vetëm ka ripërsëritur qëndrimin e vitit të kaluar”
Burimet diplomatike të Bashkimit Evropian (BE) i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë ndryshim në qasjen e Bashkimit Evropian (BE) lidhur me masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Sipas tyre, “BE-ja vetëm ka përsëritur qëndrimin e shprehur para më shumë se një viti”, kur ishin vendosur masat, për të cilat kishin deklaruar se janë të përkohshme.
Asokohe ishte thënë se masat mund të reduktohen, mund të hiqen, por mund edhe të shtohen varësisht nga hapat që ndërmarrin autoritetet e Kosovës në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të vendit.
Në këtë kontekst, sipas burimeve diplomatike të BE-së është edhe deklarata e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, e 8 gushtit, sipas së cilës, në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, “janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit”.
“Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë aktorët e BE-së”, tha Stano.
Stano u është referuar veprimeve të autoriteteve të Kosovës, të cilat më 5 gusht mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë, pasi thanë se ato vepronin në veri të Kosovës pa licencë. Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara e kritikuan këtë vendim.
Po ashtu, komuniteti ndërkombëtar po kundërshton edhe hapjen e urës mbi lumin Ibër, që Qeveria e Kosovës synon ta hapë për qarkullimin e automjeteve.
Shtetet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – ditëve të fundit deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.
Qeveria e Kosovës, megjithatë ka theksuar për Radion Evropa e Lirë se mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në veri “është çështje e sundimit të ligjit”, ndërkaq hapja e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër “është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes, sundimit të ligjit dhe respektimit të marrëveshjeve të dala nga Brukseli që në vitin 2015”, si dhe “kontribut i drejtpërdrejtë i integrimit të mëtejmë të qytetarëve tanë”.
Mospajtime në BE për masa të reja ndaj Kosovë
Burimet diplomatike në BE thonë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës, të cilat nga BE-ja janë cilësuar të njëanshme dhe të pakoordinuara “nuk shkojnë në drejtim të shtensionimit të situatës, por mund të kenë efekt të kundërt”.
Bazuar në gjithë situatën e krijuar së fundmi me veprimet e autoriteteve të Kosovës, burimet diplomatike në BE, thonë se “ata që kanë kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, tash do ta kenë të vështirë që ta arrijnë këtë qëllim”.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në qershor u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Asokohe, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të masave, por disa vende të BE-së janë shprehur se “përmbushja e kërkesave nga ana e Kosovës nuk ka qenë e plotë” dhe ato shtete nuk u pajtuan që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat.
Mospajtimi i shteteve të caktuara për heqjen e masave ndaj Kosovës, kanë theksuar si argument prishjen e besimit në raport me autoritetet e Kosovës, të cilat, siç thuhej atëherë, mund të ndërmarrin veprime të njëanshme në veri të vendit, qoftë edhe nëse gradualisht hiqen disa masa.
Si argument, diplomatët përmendnin paralajmërimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Duke u bazuar në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, burimet diplomatike në BE thonë se vendet që kanë kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës, tash do ta kenë të vështirë që ta arrijnë këtë.
Disa diplomatë në Bruksel, thonë se në këtë situatë është e mundur që të mendohet edhe për veprime të reja ndaj Kosovës, që nuk nënkuptojnë doemos masa ndëshkuese. Ata nuk kanë dhënë sqarime se cilat mund të jenë ato veprime.
Sipas këtyre diplomatëve, gatishmëria në BE lidhur me këto veprime, do të varet nga ngjarjet në terren, në ditët në vijim.
Por, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, ka shtete që mendojnë se masat vetëm ndaj Kosovës dhe asnjë masë ndaj Serbisë, krijojnë hapësirë për ta konsideruar rolin e BE-së si jo të balancuar.
Prandaj, sipas tyre, konsiderohet e vështirë që në Këshillin e BE-së të arrihet pajtim i të gjitha vendeve anëtare për të shtuar masat ndaj Kosovës e ndërkohë të mos ketë asnjë masë ndaj Serbisë.
Megjithatë, BE-ja vazhdon të presë që autoritetet e Kosovës t’i kthehen bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët dhe para se të ndërmarrin çfarëdo veprimi, të kenë parasysh edhe efektin që ato mund të kenë për komunitetet e ndryshme në Kosovë.
Çfarë ka në dispozicion BE-ja për shtrëngim masazh?
Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, shpreh mendimin se masat që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës, janë të buta dhe nuk janë me pasoja të pariparueshme.
Megjithatë, sipas tij, ndonëse BE-ja ka në dispozicion mundësinë që t’i shtrëngojë këto masa, vendimi për një gjë të tillë kërkon konsensusin e të gjitha vendeve anëtare, gjë që është vështirë të arrihet.
Deri më tash, siç thotë ai, BE-ja ka anuluar takimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), gjë që ka efekt margjinal.
Megjithatë, sipas tij, në rast se do të arrihej një konsensus për ashpërsimin e masave, atëherë BE-ja mund të marrë vendime politike dhe ligjore që pezullojnë zbatimin e disa pjesëve të MSA-së.
“Për shembull, BE-ja mund të nxjerrë vendim që komplet pjesa tregtare e MSA-së të pezullohet. Kjo i bie që eksportuesve të Kosovës u mohohen të gjitha privilegjet që i gëzojnë aktualisht gjatë eksportit në BE”, thekson Shasha.
Po ashtu, sipas tij, BE-ja ka mundësi të ashpërsojë masën e deritashme të mosftesës së Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.
Pavarësisht masës aktuale, sipas tij, krerët më të lartë institucionalë të Kosovës kanë marrë pjesë deri më tash në disa takime të nivelit të lartë, por kjo mund të ndryshojë.
“Për shembull, BE-ja mund të nxjerrë vendimin që nga 1 shtatori, institucioneve të Kosovës t’iu mohohet pjesëmarrja në të gjitha forumet evropiane. Unë po flas për përshkallëzime. Kjo mund të shkojë duke u përshkallëzuar, deri në nivelet ku hyjmë në rangun e sanksioneve”, thekson Shasha.
Ai shton se deri më sot edhe masat e BE-së në fushën financiare kanë qenë të buta dhe nuk kanë prodhuar pasoja të pakthyeshme.
Sipas tij, BE-ja ka pezulluar fondet e caktuara për Kosovën, por nuk i ka anuluar ato.
“Tani BE-ja mund ta përshkallëzojë këtë dhe nga pezullimi i fondeve mund të shkojë në anulim të fondeve. Pastaj, pasojat janë të pakthyeshme”, thekson Shasha.
Në këtë kontekst, sipas tij, humbjet për Kosovën mund të jenë nga mijëra euro në qindra miliona euro, varësisht nga ajo se çfarë mesazhi dëshiron të dërgojë BE-ja tek autoritetet e Kosovës.
Megjithatë, ai nuk beson se BE-ja do të ndërmarrë masa ekstreme, por ato do të jenë proporcionale në raport me sjelljen e autoriteteve të Kosovës.
“Gama e mundësive për t’i përshkallëzuar këto masa, është e pafund”, thotë Shasha.
Megjithatë, sipas tij, shtrëngimi eventual i masave nuk ka gjasë të ndodhë për një kohë të shkurtër dhe lehtësisht, sepse kjo mund të shkaktonte pasoja të pariparueshme në raportet Kosovë-BE.
Ai konsideron se edhe BE-ja do të sillet varësisht nga situata në terren.
“Nëse BE-ja, konkretisht, thotë ‘mos e hapni urën (mbi Ibër) dhe nëse institucionet e Kosovës e hapin atë, por gjatë këtij procesi nuk ka ndonjë pasojë në terren – pra nuk do të ketë trazira – atëherë unë nuk shoh që BE-ja do të marrë masa”, thekson Shasha, duke shtuar se në të kundërtën, BE-ja do të reagojë në proporcion me situatën e krijuar.
Sidoqoftë, Shasha shpreh besimin se BE-ja nuk do të marrë masa serioze ndaj Kosovës.
Ai konsideron se edhe në të kaluarën, kur pati trazira serioze në veri të vendit, të cilat rezultuan me ushtarë të lënduar të KFOR-it, masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës ishin të buta.
Më 29 maj të vitit të kaluar, protestat e serbëve në veri të Kosovës, kundër vendosjes së kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, kulmuan me përleshje me pjesëtarët e KFOR-it.
Gjatë përleshjeve, 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda./REL
foto ilustruese BRITANI- E gjitha nisi me një lajm të rremë. Në Southport një 17 vjeçar sulmoi disa vetë në nj&eu...
foto ilustruese GAZA- Dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm që synoi një strehë të kthyer në ...
BRAZIL- Pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 62 pasagjerë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit brazilian, L...
Narges Mohammadi IRAN- Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, dhe disa të burgosura të tjera në burgun famëkeq...
Kisha VJENË- Vjena është pushtuar nga muzika e Taylor Swift ditëve të fundit, deri në atë pikë sa edhe di...
Foto ilustruese UKRAINË- Ky korrik ishte muaji më vdekjeprurës për civilët ukrainas që nga tetori i vitit 2022...
Foto ilustruese SHBA- Bankat qendrore nuk janë principata sovrane dhe guvernatorët e tyre nuk janë princa sovranë. Ndërsa pavar&eu...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Moska e ka paralajmëruar Beogradin për përgatitj...
SHBA- John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump, thotë se komentet e fundit të kandidatit të GOP që ...
Kirby SHBA- Administrata e presidenti Joe Biden nuk do t’i lejojë “ekstremistët”, përfshirë Izraelin, që t&rsquo...