BOTA

Analiza e REL: Buxheti në Kosovë për zhvillim apo për mbijetesë?

n.f Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2024, 20:51
Analiza e REL: Buxheti në Kosovë për zhvillim apo për
Foto ilustruese

KOSOVË- Për njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë, buxheti i propozuar për vitin 2025 është sa për mbijetesë e jo për zhvillim të vendit, siç e trumbeton Qeveria. Vlera e tij kap 3.6 miliardë euro dhe është për 9 për qind më e lartë se buxheti i këtij viti.

Kuvendi i Kosovës e nxori atë në lexim të parë më 11 nëntor. Gjatë prezantimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se projektbuxheti është “historik”. Duke e krahasuar me atë të vitit 2020, ai tha se vlera e tij është rritur për 60%. Që gati katër vjet, prej se qeveris partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se rritja mesatare ekonomike ishte 6% dhe në asnjë vit të vetëm nuk kishte rënie nën 4%.

Banka Botërore, ndërkaq, ka parashikuar që rritja ekonomike në Kosovë këtë vit të jetë 3.8 për qind dhe trendi i rritjes të vazhdojë edhe më 2025 në 3.9% dhe një vit më vonë në 4%.

“Me këtë buxhet [për vitin 2025], e kemi prioritet arsimin e shëndetësinë, por edhe infrastrukturën e mbrojtjen”, tha Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, për ekonomistin Safet Gërxhaliu, Qeveria duhet të ketë më shumë brenga sesa eufori. Sipas tij, indikatorët ekonomikë gjatë këtij viti, përfshirë thellimin e deficitit tregtar, mosrritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mosshfrytëzimin e buxhetit aktual, nuk sinjalizojnë se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë në dobi të zhvillimit ekonomik.

“Sot do të isha shumë i lumtur nëse do të dëgjoja se në Kosovë kanë ardhur katër kompani të huaja, të cilat kanë investuar dhe kanë krijuar nga dhjetë vende pune. Në ekonomi flitet me kalkulime dhe jo me emocione dhe politikë”, thotë Gërxhaliu, i cili më herët ka shërbyer si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shton se zyrtarët e Qeverisë po “i shtrembërojnë të dhënat”, për shkak të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt. Për më tepër, shton ai, projektbuxheti i vitit 2025 nuk parasheh ndihmë për sektorin privat, nga i cili mbushet buxheti i shtetit.

“Është varrosur dialogu dhe partneriteti publiko-privat. Sektori privat nuk është përfshirë në projeksione dhe në prezantime të projekteve... Sektori privat është futur në borxhe në bankat komerciale”, thotë Gërxhaliu.

Megjithatë, Kurti, gjatë fjalimit në Kuvend, përmendi rritjen e pagës minimale, si dhe planin për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, që parashihet në buxhetin e vitit te ardhshëm.

“Sa më shumë para në llogarinë e familjes, aq më shumë aktivitet ekonomik për bizneset”, sipas tij. Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se buxheti për vitin 2025 ka rritje, por, prapëseprapë, mbetet më i ulëti në rajon.

“Në Kosovë, nëse e krahasojmë vlerën e buxhetit me numrin e banorëve nga regjistrimi i fundit i popullsisë, rezulton se për një banor buxheti siguron rreth 2.300 euro. Në Shqipëri, me buxhetin e vitit 2025 sigurohen rreth 3.400 euro. Shtetet [e tjera] të rajonit kanë vlera edhe më të larta. Pra, nuk ka nevojë për mburrje”, thotë Bektashi.

Sipas tij, as shpërndarja e mjeteve për kategoritë buxhetore, nuk ka elemente zhvillimore, por përkrahen skemat sociale dhe kategoritë për paga dhe mëditje.

“Kjo shpërndarje, ku kemi më shumë ndarje për sektorin e mbrojtjes sesa që kemi për arsim, shëndetësi dhe bujqësi, nuk mund të ofrojë mirëqenie, por as nuk premton se do të ketë ndonjë përshpejtim të zhvillimit ekonomik”, shton Bektashi. Përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvend i pritën po ashtu me kritika deklaratat e Kurtit.

“Ne nuk do ta votojmë këtë projektbuxhet”, tha Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas tij, ai nuk garanton zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale për qytetarët.

“Ky buxhet dhe planifikim i keq nuk do të zgjasin shumë, vetëm edhe disa muaj, sepse pas 9 shkurtit do të vijë një qeveri e re”, tha Lushtaku.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cilësoi si “abuzues” projektbuxhetin për vitin 2025, pasi, siç tha, nuk i sqaron shpenzimet për kategori të caktuara buxhetore. Sipas tij, të gjitha çmimet e produkteve dhe të shërbimeve në vend janë rritur dhe projektbuxheti duhet t’i adresojë ato.

“... por, e mira është se ky buxhet është transitor. Qeveria e ardhshme do ta ketë prioritet ndryshimin e këtij buxheti”, tha Hoti, duke iu referuar po ashtu periudhës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kritikoi Qeverinë e Kurtit për, siç tha, mosrealizim të projekteve kapitale.

“Qeveria, për katër vjet, ka pasur 12 miliardë euro buxhet. Në këta katër vjet, me këto 12 miliardë euro, a ka ndonjë projekt që është nisur dhe ka përfunduar, përveç urës së Saradranit?”, pyeti ai.

Në fund të vitit të kaluar, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se nga 820 milionë eurot e ndara për projekte kapitale në vend vitin e kaluar, janë shpenzuar 560 milionë, por nuk ka treguar se përse nuk janë shpenzuar të gjitha mjetet.

Raportet tregojnë se investimet e huaja direkte në Kosovë në vitin 2023 kanë kapur vlerën prej 816 milionë eurosh, apo 84 milionë më shumë sesa në vitin paraprak. Shqyrtimi i sotëm ishte i pari në Kuvendin e Kosovës. Projektbuxheti duhet të dalë edhe në shqyrtim të dytë, ndërsa në raste të caktuara del edhe në të tretin. Ai duhet të miratohet më së largu deri në fund të këtij viti./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan