Foto ilustruese
RUSI- Rusia po grumbullon dhjetëra mijëra trupa në Kursk, ku po tenton të rimarrë kontrollin e territorit të humbur ndaj forcave ukrainase, pasi Kievi nisi një ofensivë në rajonin rus gjatë kësaj vere. Kështu tha më 11 nëntor komandanti i forcave të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy.
“Duke ndjekur urdhrat e udhëheqjes së tyre ushtarake, ata po tentojnë të zhvendosin trupat tanë dhe të përparojnë thellë në territorin që ne kontrollojmë”, shkroi Syrskiy në rrjetet sociale, duke shtuar se “nëse nuk do të ishte për qëndresën e ushtarëve tanë, këta dhjetëra mijëra armiq, nga njësitë më të mijëra ruse, do të sulmonin pozicionet tona”.
Forcat ukrainase në gusht nisën një ofensivë në Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, duke marrë nën kontroll disa vendbanime dhe duke forcuar pozicionet e tyre. Kjo ishte hera e parë që Ukraina kreu një sulm të tillë në territorin rus që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Sipas ushtrisë së Ukrainës, forcat e saj kanë marrë kontrollin e rreth 1.000 kilometrave katrorë të territorit rus që nga gushti, ndërkaq Moska ka pranuar se 28 vendbanime të saj janë nën kontrollin ukrainas. Më 9 nëntor, Syrskiy konfirmoi raportimet se mijëra ushtarë të Koresë së Veriut janë grumbulluar përkrahë forcave ruse në Kursk, me gjasë në përgatitje për një kundërofensivë.
Ndaras, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha përmes një postimi në Telegram më 11 nëntor se forcat ukrainase në Kursk “po mbajnë jashtë Ukrainës pothuajse 50.000 ushtarë të armikut”.
“Ne kemi shumë të dhëna se ushtarët e Koresë së Veriut po përgatiten të marrin pjesë në luftime në anën e trupave ruse”, shkroi Syrskiy në Facebook, pasi bisedoi në telefon me gjeneralin, Christopher Cavoli, i cili udhëheqë komandën evropiane të SHBA-së. Syrskiy i tha Cavolit se situata është ende sfiduese “dhe ka sinjale për përshkallëzim”./ REL
oleksandr syrskiy lufta ukraine-rusi
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
11 Nëntor16:47
Zelenskyy: Ukraina po lufton me 50,000 trupa në Kursk të Rusisë
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka dislokuar rreth 50,000 trupa në Kursk, rajoni jugor rus ku Kievi nisi kundërof...
E.D
BOTA
11 Nëntor16:39
Kaliforni, mbështetësit e Trump shënojnë fitoren në zgjedhjet presidenciale
SHBA- Ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris e fitoi Kaliforninë në zgjedhjet presidenciale, mbështetësit e republikanit Donald Tru...
n.f
BOTA
11 Nëntor16:28
Masat mbështetëse për të prekurit nga përmbytjet në Valencia, Sanchez njofton paketën e re me vlerë 3.8 miliardë euro
Foto ilustruese
SPANJË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot miratimin e një pakete të re prej 110 masash për të ...
n.f
BOTA
11 Nëntor16:25
Kryeministri libanez bën thirrje për armëpushim përgjatë kufirit me Izraelin
Mikati
LIBAN- Kryeministri në detyrë i Libanit, Najib Mikati, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm përg...
E.D
BOTA
11 Nëntor15:15
Si do të qeveriset SHBA nën administratën e re Trump?
SHBA- Ndërsa administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump ka nisur të marrë formë, pikëpyetjet që po ngri...
ZH.LL
BOTA
11 Nëntor14:51
Kërkojnë paga më të mira/ Rreth 4,000 punonjës shëndetësorë të Kroacisë futen në grevë
Mjekët në grevë
ZAGREB- Rreth 4,000 punonjës mjekësorë iu bashkuan një greve të nisur të hënën n&eum...
ZH.LL
BOTA
11 Nëntor14:42
Dy emërime kyçe/ Kabineti i Trump: Kush është konfirmuar dhe kush është caktuar për një rol
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë dy emërime të tjera kyçe përpara kthimit të tij n&...
ZH.LL
BOTA
11 Nëntor14:20
Ishiba rizgjidhet kryeministër i Japonisë pas balotazhit, i pari i këtij lloji në 30 vjet
Shigeru Ishiba
TOKIO- Parlamenti japonez rizgjodhi kryeministrin Shigeru Ishiba të hënën, pasi koalicioni i tij qeverisës pësoi hu...
ZH.LL
BOTA
11 Nëntor12:31
Akuzat për rryshfet dhe mashtrim/ Netanyahu kërkon shtyrjen e gjyqit, gjykata e Jerusalemit cakton seancën dëgjimore për të mërkurën
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Gjykata e Qarkut të Jerusalemit thotë se do të mbajë një seancë dëgjimo...