BOTA

Sulm rus ndaj Ukrainës, gjashtë të vdekur dhe 30 të plagosur

E.D Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2024, 18:23

Sulm rus ndaj Ukrainës, gjashtë të vdekur dhe 30 të plagosur

UKRAINË- Raketa e dronë rusë goditën në orët e para të së hënës disa qytete të Ukrainës, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale. Ndërsa lufta ka kaluar tashmë në një fazë të rrezikshme, mediat amerikane njoftuan se Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”. Ndërkohë Kremlini i hodhi poshtë njoftimet.

Forcat ruse goditën të hënën me raketa dhe dronë qytete në Ukrainën jugore dhe lindore, thanë zyrtarët, duke vrarë të paktën gjashtë civilë dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë. Rusia i ka intensifikuar së fundmi sulmet në zonat civile, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

“Çdo ditë, çdo natë, Rusia bën të njëjtin terror”, shkruante Presidenti Zelenskyy në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. "Po goditen gjithnjë e më shumë një numër në rritje objektesh civile".

Nga sulmet ruse mbetën të plagosur në Zaporizhia edhe fëmijë, të moshave që nga 4 deri në 17 vjeç. Një nga banorët tregon dhomën ku flinte nipi i tij ndërsa sulmet ndodhën gjatë natës.

“Po flinim dhe ndodhi gjatë natës, në 1:30 pas mesnate. Çfarë të them? Dyert u rrëzuan të gjitha. Mund ta shihni vetë. Një nga dyert ra mbi krevatin atje. U lëndua edhe bashkëshortja dhe është shtruar në spital tani”, thotë banori 76-vjeçar, Mykola Mayorov.

Rusia mohon të ketë objektiv civilët, por mijëra persona kanë vdekur që kur filloi sulmin në Ukrainë në shkurt 2022.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina po presin të shohin se si mund të ndryshojë politika e Uashingtonit mbi luftën, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar. Gjatë fundjavës u njoftua fillimisht në gazetën “The Washington Post” për një telefonatë të mbajtur ditët e fundit mes Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Sipas personave që folën në kushte anonimiteti, Presidenti i zgjedhur Trump i ka thënë presidentit rus të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë.

I pyetur nga kanali Fox News nëse ka patur një telefonatë të tillë, drejtori i komunikimit për presidentin e zgjedhur, Steven Cheung, tha se “nuk do të komentonte për biseda private mes Presidentit Trump dhe udhëheqësve të tjerë botërorë”. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i hodhi poshtë njoftimet mediatike, duke i quajtur ato një lajm të rremë. Ai shtoi se Presidenti rus Putin nuk ka ndonjë plan të afërt për të biseduar me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara.

Pas këtyre njoftimeve, Presidenti rus Putin u shfaq të hënën në Moskë në një takim me guvernatorin e rajonit rus në kufijtë me Gjeorgjinë, rajonit Osetia e Veriut-Republika Alania.

Ndërkohë të dielën, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, njoftoi se Presidenti Joe Biden do të takohet në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një nga çështjet që ai pritet të trajtojë do të jetë Ukraina.

Zoti Sullivan tha se: “Presidenti Biden do të ketë mundësinë, gjatë 70 ditëve të ardhshme, t'i paraqesë Kongresit dhe administratës së ardhshme argumentet se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin mbështetjen për Ukrainën, dhe se largimi nga Ukraina nënkupton më shumë destabilitet në Evropë”.


Ai shtoi se “Presidenti Biden do të argumentojë nevojën për burime të vazhdueshme për Ukrainën pas përfundimit të mandatit të tij".

Lufta në Ukrainë ka hyrë në fazën e saj më të rrezikshme, ndërsa forcat ruse kanë bërë përparime të shpejta dhe ndërsa Perëndimi po shqyrton mënyrën se si mund të përfundojë ky konflikt. Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka deklaruar gjatë fushatës se do t’i japë fund luftës në Ukrainë që në 24 orët e para të marrjes së detyrës./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan