I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA- Mediat po prodhojnë lajme me shpejtësi dhe çdo ditë sjellin informacione të reja për presidentin amerikan, Donald Trump, luftën në Ukrainë, NATO-n, Rusinë dhe për diplomacinë me ritëm të shpejtë. Është e vështirë të jesh i informuar për të gjitha zhvillimet, por në këtë tekst po ju sjellim katër gjëra që duhet t’i dini.
Administrata paraprake amerikane e pa luftën e Rusisë ndaj Ukrainës si një pushtim të paprovokuar që duhej të kundërshtohej për të ruajtur ligjin ndërkombëtar, duke përdorur sanksione për ta izoluar dhe ndëshkuar Moskën. Trump ka adoptuar një diplomaci transaksionale. Ai ka vendosur përpara një marrëveshje për zhvillimin e përbashkët të mineraleve të rralla të Ukrainës, si një pikë kryesore për përfundimin e luftës.
Presidenti ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, që i jep Uashingtonit qasje në këto minerale, ka të bëjë me rikuperimin e shumave të mëdha të parave që ka investuar në mbrojtjen e Ukrainës. Kjo, praktikisht është një qasje e politikës Amerika e Para. Për Ukrainën, hyrja e presidentit Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen është një çështje për të shpëtuar një aleancë që kohët e fundit duket se është prishur.
Vizitorët e tjerë të Trumpit në Zyrën Ovale këtë javë ishin edhe krerët e aleatëve të kamotshëm të SHBA-së. Ata, po ashtu, po tentojnë t'i shpëtojnë raportet, pasi Trumpi vazhdimisht i ka kritikuar aleatët e NATO-s se po përdorin paratë e SHBA-së për mbrojtje. Presidenti francez, Emmanuel Macron, mori shumë buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh. Por, nuk ishte menjëherë e qartë nëse nga takimi me Trumpin doli diçka thelbësore. Dhe, të dy u përplasën – ndonëse në një mënyrë të sjellshme – për atë se kush kishte dhënë më shumë ndihmë për Ukrainën.
Trump e lavdëroi kryeministrin britanik, Keir Starmer, për zotimin se do të rrisë shpenzimet për mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar. Vizita e 27 shkurtit nga disa media britanike u cilësua si më e rëndësishmja në karrierën e Starmerit.
Një nga qëllimet kyç të Starmerit ishte të fitojë “sigurinë” e SHBA-së për një mision të mundshëm ushtarak evropian në Ukrainë, që do të vendosej për të mbrojtur një marrëveshje të mundshme armëpushimi apo të paqes.
Siguria është e nevojshme sepse forcat evropiane nuk do të mund t’ia dilnin vetë. Analistët ushtarakë kanë përmendur fusha si inteligjenca, logjistika dhe mbështetja ajrore ku nuk ka mbulim të plotë në krahët evropianë të NATO-s.
Ende është e paqartë nëse një gjë e tillë mund të ndodhë. Macroni e kishte sugjeruar këtë mision një vit më parë, por vetëm tani udhëheqësit kanë filluar të flasin hapur për të si një opsion i mundshëm.
Trump tha se e ka pyetur për forcat evropiane presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ai është i gatshëm që ta pranojë një mision të tillë. Që atëherë, zyrtarët rusë kanë ngritur dyshime mbi këtë deklaratë: fillimisht zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e më pas ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.
Ende jemi në pritje që Putini t’u përgjigjet deklaratave të Trumpit. Bisedat e drejtpërdrejta telefonike mes Trumpit dhe Putinit, të zhvilluara javëve të fundit, kanë trazuar gjërat dhe kanë çuar në mbajtjen e bisedimeve të nivelit të lartë mes SHBA-së dhe Rusisë javën e kaluar në Riad. Komunikimi dypalësh është diçka e re dhe ka ndryshuar gjithë dinamikën.
Papritur, ideja e bisedimeve të paqes më nuk është vetëm teorike. Uashingtoni ka thënë se po ndjek dy qasje për të ulur në tavolinën e negociatave Ukrainën dhe Rusinë. Por, është e qartë se qasja ndaj Rusisë shkon përtej çështjes së Ukrainës. Pas Riadit, kanë filluar lëvizjet për riorganizimin e ambasadave që mbetën me pak anëtarë stafi pas dëbimeve të diplomatëve nga të dyja palët. Po ashtu, ka lëvizje për mundësinë e raporteve ekonomike. Kjo ka tronditur, si Ukrainën, ashtu edhe shtetet evropiane, duke çuar në shumë ndryshime të shpejta që u përmendën më sipër./ REL
ATHINË- Protesta në të gjithë Greqinë kanë nisur në lidhje me përvjetorin e dytë të aksidentit tragjik n&eum...
GREQI- Dhjetëra mijëra njerëz pritet t'i bashkohen protestave dhe grevave ndërsa Greqia shënon përvjetorin e dytë...
AFRIKË- Më shumë se 100,000 farëra nga e gjithë Afrika janë depozituar në "Svalbard Global Seed Vault", depoja bo...
foto ilustruese SHBA- Liria e shtypit është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi administrata Trump p...
SHBA- Nëse mendoni se marrëveshja e arritur mes Kievit dhe Uashingtonit për mineralet e rralla të Ukrainës është një u...
SHBA- Ekspertë të ligjit të emigracionit thonë se kanë paqartësi lidhur me njoftimin e Presidenti Donald Trump se Shtetet e Bash...
SHBA- Një gjykatës federal i Kalifornisë bllokoi përkohësisht të enjten administratën Trump që të urdhëroj&e...
zelenskyy, trump SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përgatitet të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Uashington DC, ku...
foto ilustruese SHBA- Presidenti Donald Trump tha të enjten se më 4 mars do të vendosë tarifa prej 25% për mallrat e importuara n...
foto ilustruese MEKSIKË- Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjes...