Ndotje në zemër të Alpeve/ Pamje skandaloze nga Valbona, grumbuj mbetjesh pranë lumit
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shpërbëri kabinetin e tij të luftës, të hënën, një hap që konsolidon ndikimin e tij mbi luftën Izrael-Hamas dhe me gjasë zbeh shanset për një armëpushim në Rripin e Gazës në një të ardhme të afërt.
Netanyahu njoftoi për vendimin e tij disa ditë pasi kryerivali i tij politik, Benny Gantz, u tërhoq nga kabineti prej tre anëtarësh i luftës. Gantz, gjeneral i pensionuar dhe deputet i Parlamentit, shihej gjerësisht si zë më i moderuar.
Politikat e mëdha të luftës tani do të aprovohen vetëm nga kabineti i sigurisë i Netanyahut – një organizëm më i madh që dominohet nga figura të linjës së ashpër, që kundërshtojnë propozimin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim dhe duan vazhdimin e luftës.
Netanyahu pritet të konsultohet për disa vendime me aleatët e ngushtë në takime ad-hoc, ka thënë një zyrtar izraelit, i cili ka folur në kushte anonimiteti, për shkak se nuk kishte autorizim të fliste për media.
Këto takime prapa dyerve të mbyllura mund të zbehin ndikimin e disa prej figurave të linjës së ashpër. Por, vetë Netanyahu ka treguar pak entuziazëm për planin e armëpushimit, dhe varësia e tij nga kabineti i plotë i sigurisë mund t’i ofrojë atij mbulim për ta vonuar vendimin.
I hedhim një vështrim kabinetit të luftës, dhe asaj se çfarë nënkupton shpërbërja e tij për armëpushimin: Kabineti i luftës ishte formuar pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi – grupi radikal palestinez, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – kur Gantz, udhëheqës i një partie opozitare, iu bashkua Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, në shenjë uniteti.
Gantz kishte kërkuar që luftën ta udhëhiqte një organizëm i vogël vendimmarrës, në përpjekje për të mënjanuar ekstremistët djathtistë të Qeverisë së Netanyahut. Por, Gantz la kabinetin më herët këtë muaj, pas rritjes së tensioneve përgjatë muajve të fundit rreth strategjisë së Izraelit në Gazë.
Ai tha se ishte mërzitur nga mungesa e përparimit në kthimin e dhjetëra pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi. Ai akuzoi Netanyahun për zgjatjen e luftës për të shmangur zgjedhjet e reja dhe gjykimin ndaj tij për korrupsion. Ai i bëri thirrje Netanyahut ta mbështesë një plan që – mes pikave të tjera – do të shpëtonte të rrëmbyerit dhe do t’i jepte fund sundimit të Hamasit në Gazë.
Kur Netanyahu nuk shprehu mbështetjen e tij për planin, Gantz bëri të ditur se po largohej. Ai tha se “vendimet e rëndësishme strategjike” në kabinet po “ndesheshin me hezitim dhe me zvarritje për shkak të kalkulimeve politike”.
Shpërbërja e kabinetit të luftës vetëm sa e distancon Netanyahun nga politikanët centristë, të cilët janë më të hapur për një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.
Bisedimet disamuajshe për armëpushim kanë dështuar të sigurojnë marrëveshje ndërmjet udhëheqësve të Hamasit dhe atyre të Izraelit. Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, kanë refuzuar ta mbështesin plotësisht një plan të mbështetur nga SHBA-ja, i cili do të kthente pengjet, do t’i hapte rrugë përfundimit të luftës, dhe do të niste një përpjekje për rindërtimin e territorit të shkretuar.
Netanyahu tani do të varet nga anëtarët e kabinetit të tij të sigurisë, disa prej të cilëve i kundërshtojnë marrëveshjet për armëpushim dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për ripushtimin e Gazës.
Pas largimit të Gantzit, ministri ultranacionalist i Sigurisë i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, kërkoi përfshirjen e tij në një kabinet të ri lufte. Vendimi i 17 qershorit për shpërbërjen e kabinetit mund ta mbajë paksa larg Ben-Gvirin, por jo edhe ta mënjanojë atë krejtësisht.
Ky hap i jep Netanyahut, po ashtu, mundësi për ta zgjatur luftën për të qëndruar në pushtet. Kritikët e Netanyahut e akuzojnë atë për zvarritje, sepse fundi i luftës do të sillte hetimin ndaj dështimeve të Qeverisë rreth sulmit të 7 tetorit, dhe do të rriste gjasat për zgjedhje të reja, në një kohë kur popullariteti i kryeministrit është i ulët.
“Ai do t’i marrë të gjitha vendimet vetë, apo me njerëzit, të cilët ai llogarit se nuk do ta kundërshtojnë”, ka thënë Gideon Rahat, kryetar i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. “Dhe, atij i intereson të ketë një luftë të ngadalshme”.
Marre nga REL
ITALI- Raporti i Antimafias në Itali ka nxjerr mafian shqiptare, si një nga më të rrezikshmet në Itali. RaiNews shkruan se rastet e k...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në konferencën e DW-së Global Media Forum (GMF): "Aty k...
Foto ilustruese SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha më 18 qershor se beson që festivali “Mir&eum...
BRUKSEL- Kryetarja e Komisionit Evroopian Ursula von der Leyen ka kërkuar të fsheh një raport zyrtar të Bashkimit Evropian që kritiko...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ndërsa i ka cilësuar sp...
Foto ilustruese KOSOVË- Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, pr...
Foto ilustruese RUSI- Një zjarr i madh ka përfshirë një depo nafte në qytetin jugor rus të Azovit, pas asaj që guvernato...
Wes Moore SHBA- Guvernatori i Maryland ka falur më shumë se 175,000 njerëz të dënuar për vepra penale që lidhen me ...
Foto ilustruese GJERMANI- Numri i armëve bërthamore operative u rrit përsëri vitin e kaluar. Kjo vjen nga raporti vjetor i Institu...
Foto ilustruese GJERMANI- Për një kohë të gjatë, vetmia dukej si një fenomen tipik i pleqërisë, por pandemia e koro...