BOTA

Analiza e VOA: Kina vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit Trump për Ukrainën, forcon lidhjet me Rusinë

E.D Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 21:32

Analiza e VOA: Kina vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit Trump

KINË- Tre vjet pasi filloi agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, Kina po vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për t'i dhënë fund luftës. Ndërkaq, Pekini po llogarit lëvizjet e tij për t’u pozicionuar si një partner strategjik për Ukrainën, duke ruajtur një partneritet pa kufi me Rusinë, sipas ekspertëve dhe ish-zyrtarëve.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë kësaj jave do të kenë takime të ndara në Uashington, pas bisedimeve të drejtpërdrejta të 18 shkurtit mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad të Arabisë Saudite.

Presidenti Macron u takua me Presidentin Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë, një takim që zgjati gati dy orë. Të dy diskutuan përmes video lidhjes me udhëheqësit e tjerë të grupit të 7 vendeve më të zhvilluara të botës (G7) për Ukrainën.

Po ashtu të hënën, Presidenti kinez Xi Jinping foli me homologun rus Vladimir Putin, i cili e informoi Presidentin Xi mbi bisedimet e Riadit dhe ripohoi “partneritetin strategjik gjithëpërfshirës” midis Rusisë dhe Kinës. Një deklaratë e palës kineze tha: “Kina mirëpret përpjekjet pozitive të bëra nga Rusia dhe palët përkatëse për të zgjidhur krizën”.

Për tre vjet, zyrtarët kinezë kanë thënë se Pekini “do të luajë një rol konstruktiv” për të ofruar një “zgjidhje politike të krizës”, duke u përmbajtur nga përdorimi i termit “luftë e Ukrainës” për të përshkruar agresionin e Rusisë që nga 24 shkurti i vitit 2022.

Pekini gjithashtu vlerësoi pozitivisht bisedimet e fundit SHBA-Rusi, gjatë të cilave Ukraina nuk ishte e pranishme.

Kina dhe Ukraina “krijuan një partneritet strategjik në vitin 2011. Vitet e fundit, Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Ukrainës”, i tha Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi homologut ukrainas Andrii Sybiha më 15 shkurt ndërsa merrnin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Për sa i përket krizës ukrainase… Kina ka punuar gjithmonë për paqen dhe ka kërkuar bisedime”, tha ministri Wang. Deklarata e Kinës, nuk përmendi sovranitetin, ose integritetin territorial të Ukrainës.

Më 20 shkurt, dy ditë pas bisedimeve SHBA-Rusi, ministri Wang mbajti takim me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov gjatë takimit ministror të G-20 në Johannesburg të Afrikës së Jugut. Zoti Lavrov e informoi homologun kinez për bisedimet në Riad. Zoti Wang ripohoi “partneritetin strategjik gjithëpërfshirës” të Kinës me Rusinë.

Ministri Wang tha se Kina “mbështet” të gjitha përpjekjet për paqe, duke përfshirë “konsensusin e fundit të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë” në Riad.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se bisedimet në Riad, të parat mes Uashingtonit dhe Moskës ndër vite, nuk ishin negociata që synonin arritjen e ndonjë marrëveshjeje për Ukrainën, pavarësisht shqetësimeve nga Kievi dhe vendet evropiane se ato po anashkaloheshin.

Ai tha se bisedimet kishin për qëllim të përcaktonin nëse rusët ishin seriozë për përfundimin e luftës.

Me një ton të matur, Sekretari Rubio i karakterizoi bisedimet, që zgjatën për më shumë se katër orë, si hapa drejt vendosjes së “linjave të komunikimit” për çështjet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve është qëllimi për të arritur “njëfarë normaliteti në misionet tona dhe aftësinë e tyre për të funksionuar”.

Disa analistë thanë se Pekini është i shqetësuar për ngrohjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

“Ndërsa një afrim i plotë ende mund të mos jetë në plan, ata janë të shqetësuar sepse nëse Presidenti Trump heq sanksionet ndaj Rusisë, atëherë varësia e Moskës nga Kina zvogëlohet”, tha për Radion Evropa e Lirë Dennis Wilder, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Kinën gjatë administratës së Presidentit George W. Bush.

Ndërkaq, ekspertë të tjerë paralajmëruan se me qëndrimin e tij Uashingtoni rrezikon të forcojë propogandën e Kinës, që e portretizon Uashingtonin si një aleat jo të besueshëm.

Admirali amerikan në pension Mark Montgomery, analist i mbrojtjes në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) me bazë në Uashington tha: “Ne humbëm menjëherë avantazhin që mund të kishim” dhe “përcaktuam gabimisht se kush ishte agresori” ndërsa u nxituan në bisedime me rusët.

Kina, “e ndeshur me këtë lajm të mirë", sigurisht që po merr përfitimin, tha zoti Montgomery në një konferencë të organizuar nga FDD.

“Nuk kam asnjë dyshim se diplomatët nga Kina po u pëshpërisin të tjerëve në mbarë botën për pabesueshmërinë e amerikanëve dhe për fat të keq, kjo administratë po u jep atyre disa argumente për këtë”, tha zoti Bradley Bowman drejtor i Qendrës për Fuqinë Ushtarake dhe Politike në FDD, gjatë konferencës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze nuk pranoi të komentonte nëse Kina do të shqyrtonte dërgimin e forcave paqeruajtëse në Ukrainë pas përfundimit të konfliktit.

Presidentët Xi dhe Putin kanë planifikuar të shkëmbejnë vizita në Moskë dhe Pekin, më vonë gjatë këtë viti. Të dy zhvilluan një takim virtual më 21 janar. Presidenti Xi gjithashtu bisedoi në telefon me homologun rus Putin pasditen e 24 shkurtit.

Disa ish-zyrtarë amerikanë janë skeptikë për shkallën në të cilën qeveria kineze është vërtet e gatshme të veprojë për të ndaluar luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Ata besojnë se Kina mund ta përdorë këtë çështje për avantazh në marrëdhëniet e saj me Presidentin Trump.

“Unë mendoj se kinezët kur bëhet fjalë për Ukrainën do t'i ofrojnë pak ndihmë zotit Trump. Ata nuk do të bëjnë shumë dhe më pas do të pretendojnë se kanë arritur sukses”, tha Evan Medeiros, drejtor i programeve të Studimeve Aziatike në Universitetin ‘Georgetown’.

“Çdo gjë që është në interesin e tyre, si për shembull ndihma për rindërtimin e Ukrainës, ata do ta pranojnë. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me nxitjen e Rusisë për të arritur paqe. Kjo ka të bëjë me atë që kompanitë e tyre të infrastrukturës të sigurojnë kontrata të mëdha”, shtoi Medeiros./VOA

kine shba donald trump vladimir putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan