Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Ky vendim i ka lënë shumë prej qindra mijëra njerëzve të pastrehë të Amerikës në një situatë të vështirë. Kronika në vijim është përgatitur nga korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan, në Kaliforni, shtetin me numrin më të madh të të pastrehëve në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët në Los Anxhelos kanë filluar të pastrojnë kampet me tenda pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që u lejon komuniteteve të ndalojnë njerëzit të flenë ose të jetojnë në hapësira publike, edhe nëse nuk kanë ku të shkojnë tjetër.
Të dhënat zyrtare thonë se 650 mijë njerëz në Amerikë janë të pastrehë. Sheridan, i cili nuk e dha mbiemrin e tij, është një prej tyre.
“Kjo që po ndodh është një luftë kundër të pastrehëve!”, thotë ai.
Ai shkoi në Kaliforni nga shteti Uajoming, por shton se ëndrrat e tij nuk u realizuan. Ai mbeti pa shtëpi, por nuk donte të jetonte në një strehë. Ai ka jetuar në rrugë për pesë vitet e fundit.
“Arsyeja që nuk kam shkuar në një strehimore është sepse kam ankesa ndaj qytetit dhe qarkut. Ata e dinë se njerëzit që ofrojnë ndihmë nuk po përpiqen vërtet të të ndihmojnë. Gjithçka që ata po bëjnë është të ndihmojnë karrierat e tyre politike”.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom nënshkroi një urdhër ekzekutiv që lejon zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të çmontojnë kampet e të pastrehëve. Ai thotë se qëllimi i tij është të ndihmojë njerëzit që nuk mund të ndihmojnë veten.
“Nuk bëhet fjalë për kriminalizim. Ajo që është kriminale është neglizhimi i njerëzve që po luftojnë, vuajnë dhe vdesin nën kujdesin tonë. Ajo që është kriminale është se njerëzit nuk kanë tualete. Janë kriminelët që po e vënë jetën e tyre në rrezik, çdo natë. Njerëzit po vdesin, po vriten me thikë!”, thotë zoti Newsom.
Në gusht Guvernatori Newsom nënshkroi dy projektligje për të zgjidhur problemin. Njëri e bën më të lehtë dërgimin e atyre që nuk kanë një vend për të jetuar, për në banesa të përkohshme, për një periudhë mbi një muaj. Tjetri e bën më të lehtë ndërtimin e banesave shtesë me kosto të përballueshme, në tërë Kaliforninë. Por disa ekspertë juridikë thonë se masat nuk janë të mjaftueshme.
“… nuk ka mjaft njësi banimi me kosto të përballueshme, nuk ka hapësira të mjaftueshme strehimi, njerëzit nuk kanë ku të shkojnë!”, thotë Sunita Patel nga Fakulteti Juridik në Universitetin e Kalifornisë të Los Anxhelos-it.
Sipas të dhënave që janë mbledhur në bazë të një kërkese federale, më shumë se 75,000 njerëz janë të pastrehë vetëm në qarkun e Los Anxhelos-it. Dash, i cili gjithashtu nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij, thotë se problemi prek edhe njerëz si ai që jetojnë dhe punojnë në qytet.
“Është një çështje e ndërlikuar. Unë kam patur rast kur jam sulmuar nga të pastrehët. Jam detyruar të thërras policinë…”, thotë ai.
Ndërsa vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë e bën më të lehtë për komunitetet që të largojnë njerëzit e pastrehë nga rrugët e qytetit… çështja komplekse nuk është zgjidhur ende. /VOA
volodymyr zelenskyy SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka vizituar një fabrikë municionesh në Pensilvani ditën e djesh...
foto ilustruese SHBA- Mes një vorbulle konfliktesh dhe krizash në një botë të fragmentuar, sfida e udhëheqësve që p...
foto ilustruese FRANCË- Pallati presidencial francez bëri publike përbërjen e një qeverie të re ku mbizotërojnë kon...
donald trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë të transmetuar të dielën se nuk do të kand...
kamala harris SHBA- Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kryesorë është g...
foto nga funerali LIBAN- Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, ka thënë se grupi kishte hyrë n&e...
kate middleton BRITANI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që kur njoftoi se kishte...
SHBA- Ligjet ekzistuese që mbrojnë lirinë e fjalës në internet po vihen në pikëpyetje nga i gjithë spektri politik t&e...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden priti këtë fundjavë udhëheqësit e Australisë, Indisë dhe Japonis&e...
NEW YORK- Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta...