Moti i keq mbërtheu Himarën duke e lënë pa drita! Shkoi nga Elbasani si grup mbështetës, punonjësi i OSHEE-së humb jetën…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...

SHBA- Myslimanët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, ndikimi i këtij komuniteti në zgjedhjet amerikane po rritet, kryesisht për shkak të shqetësimeve lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë. Në Bridgeview, një qytezë në periferi të Illinoit e njohur edhe si “Palestina e vogël”, ndodhet kafeteria “Qahwah”, klientë të së cilës janë kryesisht palestinezo-amerikanët e asaj zone.
“Kudo që shkon në këtë zonë sheh myslimanë”, thotë votuesja Deanna Othman.
Ajo është msuese në një shkollë lokale myslimane dhe kliente e rregullt e kafeterisë ‘Qahwah’. Çështja më e rëndësishme për të në këtë vit zgjedhor është fundi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Lufta nisi pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit vitin e kaluar. Militantët e grupit islamik vranë 1200 persona dhe morën 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e mbi 41 mijë palestinezëve, një numër që Izraeli thotë se përfshin mijëra militantë.
“Për ta fituar votën time, duhet të shoh angazhim për t’i dhënë fund gjenocidit menjëherë”, thotë votuesja Othman.
Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe votues të tjerë në qytezën Bridgeview. Bashkia Cook në Illinoi, që përfshin qytetin e Çikagos dhe qytezën Bridgeview, ka komunitetin më të madh palestinez në vend. Në Illinoi jetojnë rreth 475 mijë myslimanë amerikanë, rreth 3.7 për qind e popullsisë së përgjithshme në këtë shtet.
“Ata përbëjnë një pakicë të konsiderueshme në Illinoi dhe kanë prirje të votojnë për demokratët”, thotë analistja Tabitha Bonilla.
Ajo është profesore e politikave sociale në Universitetin ‘Northwestern’.
“Shanset që në Illinoi të ketë përmbysje të rezultatit janë të vogla, por në shtete si Miçigani numri i votuesve myslimanë llogaritet të jetë rreth 200 mijë. Hendeku mes republikanëve dhe demokratëve në zgjedhjet e fundit ishte 150 mijë vota. Nëse 200 mijë votuesit myslimanë vendosin të mos votojnë ose nuk votojnë për demokratët, kjo do të kishte ndikim në shtetet e pavendosura si Miçigani”, thotë zonja Bonilla.
“Këta njerëz në Miçigan e dinë ndikimin e bombave të financuara nga Amerika”, thotë Layla Elabed, aktiviste e komunitetit palestinezo-amerikan.
Elabed është motra e ligjvënëses palestinezo-amerikane nga Miçigani, Rashida Tlaib. Layla Elabed, Aktiviste palestinezo-amerikane
“Duam të ndryshojmë orientimin e politikës aktuale drejt një politike që do të shpëtojë palestinezët dhe do t’i japë fund pushtimit të tyre”, thotë aktivistja Elabed.
“Komuniteti mysliman jo vetëm në Miçigan, por pothuajse në çdo shtet është më aktiv, më i angazhuar se kurrë më parë”, thotë Keith Ellison, Prokuror i Përgjithshëm i Minesotës.
Zoti Ellison është një nga ligjvënësit e parë myslimano-amerikanë në Kongres.
“Komuniteti myslimano-amerikan ka fuqi më të madhe se çdo herë tjetër dhe zëri i tij po dëgjohet”, thotë ai.
Votuesja Deanna Othman thotë se do të donte opsione të tjera në zgjedhje.
“Kam përshtypje se shumica e njerëzve në këtë zonë nuk duan të votojnë për demokratët apo për republikanët”, thotë ajo.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike vlerëson se mbi 2.2 milionë myslimanë amerikanë janë regjistruar për të votuar në Shtetet e Bashkuara në këtë vit zgjedhor. Kjo, sipas organizatës, shënon një rritje për mbi një milioni krahasuar me zgjedhjet e para dy viteve për Kongres që përkojnë me mesin e mandatit të presidentit./ VOA
KINË- Kina ka njoftuar se po heton kompaninë që zotëron markat amerikane të modës Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein për masa ...
LINDJE E MESME- Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se fushata ajrore e Izraelit në përgjigje të sulmeve të Hezbol...
NEW YORK- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërb&eum...
Antonio Guterres NEW YORK- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se ka dy sfida të mëdha për njerë...
SHBA- Sipas një sondazhi të ri, Nënpresidentja Kamala Harris gëzon një mbështetje më të madhe mes votuesve amerikan&eu...
KOSOVA- Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulm...
KOSOVË- Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, efektivit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës nj&eum...
NEW YORK- Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga bota dhe të veprojnë të vetëm, te...
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e s...
SHBA- Djali i 58-vjeçarit të dyshuar për atentatin në Florida ndaj ish-presidentit Donald Trump është arrestuar nën akuza...