Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

SHBA- Pas lehtësimit të bisedimeve të para të nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë, që nga nisja e luftës në Ukrainë, Arabia Saudite po raportohet se është duke u pozicionuar si ndërmjetësuese për bisedime tjera të rëndësishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Rrjeti televiziv amerikan, CNN, i cili ka raportuar i pari për këto zhvillime, ka thënë se mbetet e paqartë nëse sauditët janë ofruar zyrtarisht për ndërmjetësim.
Megjithatë, analistët sugjerojnë se Riadi ka shanse të shumta për t’i ndërmjetësuar bisedimet, dhe mund të jetë i pozicionuar më mirë sesa ndërmjetësit tradicionalë për t'i ulur SHBA-në dhe Iranin në tavolinën negociuese.
“Riadi është në kërkim të një mënyre për t’i adresuar shqetësimet rreth programit bërthamor të Iranit, ashtu sikurse aktivitetet rajonale të këtij vendi dhe mbështetjen që gëzon prej grupeve tjera”, ka thënë Gregory Brew, analist i lartë në Grupin për Euroazinë, që vepron në SHBA.
“Duke marrë parasysh interesin e Riadit në shmangien e përshkallëzimit në rajonin e Gjirit, sauditët me siguri e shohin diplomacinë si mjet më efektiv për adresimin e këtyre çështjeve, për dallim prej ndonjë veprimi ushtarak”, ka thënë ai.
Arabia Saudite i ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin më 2016, pasi misionet e saj diplomatike janë sulmuar nga protestuesit e zemëruar lidhur me ekzekutimin e një kleriku shiit me nam nga autoritetet saudite.
Dy vjet më vonë, kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, e nënshkruar më 2015, mes Iranit dhe fuqive botërore, sauditët kanë qenë mes armiqve të Iranit që e kanë festuar këtë hap.
Më 2019, rebelët Huthi të Jemenit, të përkrahur nga Irani, patën nisur sulm të madh me dronë me raketa kundër rafinerive saudite të naftës, duke dëmtuar rëndë procesin e prodhimit të naftës.
Megjithatë, shumëçka ka ndryshuar prej atëherë, falë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina, në mars të vitit 2023, që ka çuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Riadit.
Princi saudit, Muhammed bin Salman, ka kohë që synon të pozicionojë shtetin e tij si qendër ekonomike dhe diplomatike globale, dhe për këtë e ka hartuar edhe planin e ashtuquajtur "Vision 2030", përmes të cilit synon të diversifikojë ekonominë e mbretërisë dhe të ulë varësinë ndaj naftës.
Mirëpo, për ta arritur këtë, Arabia Saudite ka nevojë për stabilitet në Lindjen e Mesme.
“Gatishmëria e Arabisë Saudite për të ndërmjetësuar mes Teheranit dhe Uashingtonit nuk ka dalë prej një vakumi politik”, ka thënë Behnam Taleblu, analist për Iranin në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracive, me seli në Uashington.
“Duke e akomoduar Teheranin nëpërmjet normalizimit diplomatik, mirëpo duke qëndruar në orbitën e Perëndimit, Riadi po shpreson të mos njihet si vend ku gjykohet ndonjë konflikt më i madh rajonal, që përfshin Iranin”.
Ndonëse Republika Islamike insiston se nuk është duke krijuar armë bërthamore, shqetësimet sa shkojnë e rriten për kthimin e programit bërthamor në armë – sidomos pasi grupet miqësore të Teheranit në rajon – të cilat konsiderohen si mbrojtja e parë e vendit kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara – janë përballur me humbje të konsiderueshme.
Abdulaziz Sager, udhëheqës i Qendrës për Studime të Gjirit, me bazë në Arabinë Saudite, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Riadi e thotë bindshëm që i përket Iranit të vendosë nëse dëshiron të mbajë programin e tij paqësor bërthamor.
Megjithatë, sipas tij, zgjerimi i programit bërthamor iranian, pas largimit të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, “nuk ofron garanci” që do të mbetet paqësor.
Një muaj më parë, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka hedhur poshtë idenë e bisedimeve direkte me Trumpin për një marrëveshje të re bërthamore, duke insistuar që nuk mund t’i zihet besë presidentit amerikan.
Ekspertët besojnë se pikërisht këtu Arabia Saudite mund të luajë rolin e vet.
Në letër, sauditët mund t’iu ofrojnë iranianëve atë që ndërmjetësuesit tradicionalë, sikurse Omani dhe Katari, nuk do të munden, vlerëson Brew.
Arabia Saudite besohet të ketë përfituar më shumë sesa Irani nga marrëveshja e vitit 2023 për normalizim marrëdhëniesh, dhe shumë persona ankohen në Iran që Tehereni ka përfituar pak ekonomikisht nga përmirësimi i lidhjeve me sauditët.
“Irani është duke analizuar mundësi për t’u siguruar se do të ketë përfitime ekonomike nga marrëveshja, dhe Arabia Saudite mund të ofrojë këtë, duke marrë parasysh që sauditët mund të zotohen për investime, tregti dhe përfitime tjera”, ka thënë Brew.
Një tjetër motiv për iranianët që të përfshihen në bisedime, me ndërmjetësim të sauditëve, është sepse as ish-presidenti amerikan, Barack Obama nuk ka mundur të garantojë që administrata Trump do të vazhdojë të jetë pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, dhe kështu, as Trump nuk mund t’i zbusë shqetësimet iraniane për administratën e ardhshme.
“Në anën tjetër, [Muhammad bin Salman] do të përzihet në këto tema për një kohë, dhe ka mundësi që oferta e sauditëve të sheqerosë marrëveshjen”, ka thënë Brew.
Më 2013, Irani dhe SHBA-ja kanë nisur bisedime sekrete, dhe shumë më vonë ato janë bërë publike, dhe kanë rezultuar me nënshkrim të marrëveshje bërthamore më 2015.
“Irani ka mundësi të angazhohet, sidomos nëse bisedimet do të jenë private, dhe mund t’i durojë koncesionet vetëm sa për të qëndruar në tavolinë të diskutimeve, ose do t'i braktisë disa aktivitete që lehtësisht mund t’i aktivizojë kur të ketë qejf”, ka vlerësuar Tabeblu./REL
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se nuk mund të ketë bisedime për të ardhmen e Uk...
Foto ilustruese GJERMANI - Gjermanët u janë drejtuar të dielën kutive të votimit, pas një fushate intensive që ësht...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të dielën se Rusia ka nisur më shumë se 200 dronë përgj...
ROMË- Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë dhe ka pushuar, por gjendja e tij vazhdo...
BERAT- Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi shiste lëndë narkotike dhe i shpërndante në shkollat...
Gjatë procesit të votimit GJERMANI - Në disa vende tashmë duket qartë por jo kudo: duele emocionuese po shfaqen në luftë...
Gjatë votimit GJERMANI - Qytetarët gjeërmanë vijojnë ti drejtohen kutive të votimit këtë të diel teksa po mbah...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një fazë të re të negociatave të armëpushimit të luftës në Ukr...
KOSOVË- Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur e shqetësuar për, siç ka thënë, mbylljen e papritur ed...
Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina të shpaguajë miliarda dollarë...