BOTA

Analiza/ Pse janë të rëndësishme zgjedhjet lokale për herë të dytë në Beograd

b.z Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 22:43
Analiza/ Pse janë të rëndësishme zgjedhjet lokale për
Foto ilustruese

BEOGRAD - Për herë të dytë në gjashtë muaj, qytetarët e Beogradit do t’ia mësyjnë qendrave të votimit këtë fundjavë. Zgjedhjet lokale do të përsëriten më 2 qershor, sepse në ato paraprake, të mbajtur në dhjetor, askush nuk e fitoi shumicën për ta formuar qeverinë. Tani, një pjesë e opozitës po i bojkoton zgjedhjet e Beogradit, duke pasur parasysh se kushtet zgjedhore nuk janë përmirësuar. Pas zgjedhjeve të dhjetorit, opozita akuzoi qeverinë për vjedhje zgjedhore, gjë që u mohua nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe udhëheqja shtetërore.

Megjithatë, vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan një sërë parregullsish, ndërsa Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dha 25 rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor. Fitorja në zgjedhjet për Beogradin është e rëndësishme për disa arsye. Jo vetëm në nivel simbolik për shkak të pushtetit në kryeqytet, por edhe për shkak të faktorëve ekonomikë.

Pra, Beogradi ka një buxhet që përfaqëson pak më shumë se një të dhjetën e gjithë arkës së shtetit. Beogradi gjithashtu gjeneron 40 për qind të bruto prodhimit vendor (GDP) të Serbisë, prandaj është në pozitë udhëheqëse. Për shembull, Vojvodina pason me një pjesëmarrje prej 26.4 për qind në GDP-së.

Pastaj, në Beograd ka një numër të madh të investimeve, por edhe projekteve të mëdha. Si kompleksi afarist-banesor "Beogradi mbi ujë", dhe ndërtimi i stadiumit kombëtar dhe kompleksit ekspozues EXPO. Sipas regjistrimit të fundit nga viti 2022, një e katërta e popullsisë së Serbisë jeton në kryeqytet.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 2 qershorit në Beograd do të kenë 1.602.150 qytetarë. Qytetarët e Beogradit do të mund të zgjedhin mes 14 listave zgjedhore në qendrat e votimit të dielën. Derisa Partia Progresive Serbe në pushtet i "forcoi" radhët e saj, opozita ishte e ndarë rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet e Beogradit.

Progresistët tani po konkurrojnë për zgjedhje me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), e cila ka qenë partneri i tyre i koalicionit që nga ardhja në pushtet më 2012. Në listën e progresistëve këtë herë do të jetë edhe partia e djathtë “Zavetnici”, e cila nuk e kaloi pragun në zgjedhjet e mëparshme. Mirëpo, kryetarja e partisë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, u zgjodh ministre për Përkujdesje Familjare dhe Demografi në Qeverinë e Serbisë.

Një pjesë e opozitës vendosi të bojkotojë Beogradin, duke kërkuar që të gjitha zgjedhjet lokale të zhvendosen në vjeshtë, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për t’i përmirësuar kushtet zgjedhore. Kjo çoi në rënien e koalicionit "Serbia kundër dhunës", i cili doli i dyti në zgjedhjet e dhjetorit. Gjashtë nga nëntë anëtarët e saj po konkurrojnë për zgjedhje nën sloganin "Ne po zgjedhim Beogradin". Këta janë Fronti i Gjelbër i Majtë, Iniciativa Nuk e Mbytim Beogradin, Lëvizja Popullore e Serbisë, Partia Demokratike, Kryengritja Ekologjike, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë dhe Fytyra e Re e Serbisë.

Tre anëtarë të koalicionit - Partia për Liri dhe Drejtësi, Qendra e Serbisë dhe Uniteti - po bojkotojnë zgjedhjet në Beograd. Edhe koalicioni i djathtë NADA po bojkoton zgjedhjet. Koalicioni rreth Partisë Progresive Serbe fitoi 49 nga 110 mandate në Kuvendin Komunal të Beogradit në zgjedhjet e dhjetorit. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” kishte fitoi 43 ulëse.

Në vendin e tretë u rendit koalicioni ditor NADA me 7 asamblistë. Grupi i djathtë dhe prorus “Ne, Zëri i Popullit”, i formuar para zgjedhjeve, fitoi 6 ulëse. Ndërsa Partia Socialiste e Serbisë kishte 5. Në dhjetor, rreth 60 për qind e të regjistruarve në listën e zgjedhësve morën pjesë në zgjedhjet në kryeqytet.

Asamblistët e kuvendeve komunale ose kuvendeve të qytetit zgjidhen në zgjedhjet lokale për një mandat katërvjeçar. Kryetari zgjidhet nga kuvendi i qytetit, nga radhët e asamblistëve. Në shpërndarjen e mandateve mund të marrin pjesë vetëm listat zgjedhore që kanë marrë të paktën 3 për qind të votave nga numri i zgjedhësve që kanë votuar.

Megjithatë, lista zgjedhore e pakicës kombëtare merr pjesë në ndarjen e mandateve edhe kur merr më pak se 3 për qind të votave. Përveç Beogradit, zgjedhjet lokale të dielën mbahen edhe në 88 qytete dhe komuna të tjera. Me insistimin e opozitës, zgjedhjet në pushtetet e tjera lokale, të cilat nuk u mbajtën në dhjetor dhe ishin planifikuar për në vjeshtë, u bashkuan me zgjedhjet e Beogradit.

Kjo u mundësua me ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, të cilat ndryshuan afatet për shpalljen e tyre. Janë miratuar edhe ndryshimet në Ligjin për Listën e Unifikuar të Zgjedhësve, të cilat parashikojnë se qytetarët që kanë ndërruar vendbanimin në 11 muajt e fundit nuk do të mund të votojnë në adresën e re. Këto ndryshime në ligj u ranë dakord mes grupeve parlamentare me propozim të opozitës.

Në fund të muajit prill, në bazë të rekomandimeve të ODIHR u formua Grupi i Punës për Përmirësimin e Procesit Zgjedhor, i cili përbëhet nga anëtarë të qeverisë dhe opozitës, si dhe përfaqësues të minoriteteve dhe sektorit joqeveritar. Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, krahinore dhe vendore në 65 qytete dhe bashki të mbajtura në dhjetor, ODIHR dha 25 rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor. Misioni i ODIHR-it do t’i ketë vëzhguesit e tij në zgjedhjet lokale të 2 qershorit./REL

zgjedhje beograd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan