Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

LINDJE E MESME- Izraeli mohoi këtë javë se ka depërtuar thellë në Siri, përtej zonës neutrale në Rrafshnaltën e pushtuar të Golanit. Me rënien e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, fundjavën e kaluar, trupat izraelite u zhvendosën në një zonë të çmilitarizuar brenda Sirisë, e cila u krijua pas luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1973. Izraeli e cilësoi këtë inkursion si një masë të përkohshme për garantimin e sigurisë kufitare.
Rrafshnalta e Golanit ishte pjesë e Sirisë deri në vitin 1967, kur Izraeli mori nën kontroll pjesën më të madhe të saj në Luftën Gjashtëditore. Në vitin 1981, pastaj, e pushtoi dhe e aneksoi në mënyrë të njëanshme. Ky aneksim nuk u njoh nga shumica e vendeve. Siria ende mban një pjesë të Golanit dhe kërkon që Izraeli të tërhiqet nga pjesa tjetër e tij. Izraeli refuzon, duke përmendur shqetësimet për sigurinë. Siria u përpoq ta rimerrte Golanin në Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1973, por u pengua.
Izraeli dhe Siria nënshkruan armëpushim në vitin 1974 dhe Golani ishte relativisht i qetë që atëherë. Në vitin 2000, Izraeli dhe Siria zhvilluan bisedimet e nivelit më të lartë për rikthimin e mundshëm të Golanit dhe për një marrëveshje paqeje. Megjithatë, ato negociata dështuan, ashtu si edhe të mëvonshmet. Në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ai shprehu mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin izraelit mbi Golan.
Kjo erdhi pas vendimit të Trumpit në vitin 2017 për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për ta zhvendosur Ambasadën e SHBA-së në këtë qytet. Ky vendim u mirëprit nga Izraeli, por i zemëroi palestinezët dhe shumë udhëheqës politikë dhe fetarë arabë. Për shkak të sigurisë. Gjatë luftës civile të Sirisë, që zgjati më shumë se një dekadë, Izraeli thoshte se Rrafshnalta e Golanit shërben si një zonë mbrojtëse midis qyteteve izraelite dhe paqëndrueshmërisë së fqinjit të tij.
Qeveria izraelite shprehu gjithashtu shqetësim se Irani - aleat i vjetër i regjimit të Assadit - po përpiqet ta çimentojë praninë e tij në anën e kufirit të Sirisë, me qëllim që të fillojë sulme kundër Izraelit. Izraeli i bombardoi shpesh asetet e dyshuara ushtarake iraniane në Siri, në vitet para rënies së Assadit. Izraeli dhe Siria i lakmojnë burimet ujore në Golan, ashtu si edhe tokën natyrale pjellore në këtë rrafshnaltë.
Rreth 55.000 njerëz jetojnë në Golanin e pushtuar nga Izraeli. Prej tyre, rreth 24.000 janë ‘druze’ - pakicë arabe që praktikon një degë të Islamit, thotë analisti Avraham Levine nga Qendra Kërkimore dhe Edukative Alma, i specializuar në sfidat e sigurisë të Izraelit në kufirin e tij verior. Shumë pjesëtarë të kësaj pakice në Siri ishin besnikë ndaj regjimit të Assadit. Shumë familje kanë anëtarë në të dyja anët e vijës së demarkacionit.
Pas aneksimit të Golanit, Izraeli u dha druzëve mundësinë e nënshtetësisë, por shumica e refuzuan atë dhe vazhdojnë të identifikohen si sirianë. Levine thotë se rreth 31.000 izraelitë janë vendosur atje, po ashtu. Shumë prej tyre punojnë në bujqësi dhe turizëm. Para shpërthimit të luftës civile në Siri në vitin 2011, kishte një përplasje mes forcave izraelite dhe atyre siriane. Por, në vitin 2014, rebelët islamikë antiqeveritarë e pushtuan provincën Kuneitra në anën siriane.
Rebelët i detyruan forcat e Assadit të tërhiqen dhe gjithashtu iu kthyen edhe forcave të OKB-së në zonë, duke i detyruar të tërhiqen nga disa pozicione. Zona mbeti nën kontrollin e rebelëve deri në verën e vitit 2018, kur forcat e Assadit u kthyen në qytetin e rrënuar të Kuneitras dhe në zonën përreth, pas një ofensive të mbështetur nga Rusia dhe një marrëveshjeje që i detyroi rebelët të tërhiqeshin.
Në Golan është e vendosur një forcë vëzhguese e Kombeve të Bashkuara, e mbështetur nga vëzhguesit ushtarakë të Organizatës së Mbikëqyrjes së Armëpushimit të Kombeve të Bashkuara (UNTSO). Midis ushtrive izraelite dhe siriane është “Zona e Ndarjes”, 400 kilometra katrorë, që shpesh quhet edhe zonë e çmilitarizuar. Aty, sipas marrëveshjes së armëpushimit, forcat e armatosura të dy vendeve nuk lejohen./ REL
SERBIA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka parë ende dokumentin zyrtar që tregon se Shtetet e Bashkuara...
Mikheil Kavelashvili GJEORGJI- Ish-futbollisti Mikheil Kavelashvili u bë president i Gjeorgjisë të shtunën, ndërsa partia në ...
ITALIA- Qeveria "Meloni" i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javier Milei, për shkak të rr&...
Gavdos GREQI- Një anije me emirgantë është mbytur zonën detare në jug të Gavdos në Greqi. Nuk dihet saktësisht...
KOREA E JUGUT- Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të fajësuar presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, duke ...
FRANCA- Nëntë ditë pas rrëzimit të qeverisë Barnier, Franca ka tani një kryeministër të ri. Ai &eu...
BRUKSEL- Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme në BE, estonezja Kaja Kallas, kritikoi kancelarin gjerma...
LINDJE E MESME- Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte transportuar nga Siria drejt Jordanisë një amerikan, i cili ishte zhdukur shtat&...
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane "do të bëjë përpjekjet e s...
SHBA- Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dronët misterioz që janë shquar duke fluturuar natën, mbi zon...