Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

SHBA- Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dronët misterioz që janë shquar duke fluturuar natën, mbi zona të ndjeshme në Nju Xhersi dhe pjesë të tjera ndërmjet shteteve verilindore dhe juglindore të vendit, duhet "të goditen e të rrëzohen, nëse do të jetë e nevojshme". Por deri tani mbetet e paqartë se kush i zotëron avionët pa pilot, ose nëse janë vërtet të tillë.
"Ne duhet të bëjmë disa analiza shumë urgjente të informacioneve të inteligjencës dhe t'i heqim ato nga qielli, veçanërisht nëse fluturojnë mbi aeroporte ose baza ushtarake", tha të enjten senatori Richard Blumenthal ndërsa shqetësimet për dronët u përhapën në të gjithë Kongresin.
Persona të ndryshëm në rajonin e Nju Jorkut janë gjithashtu të shqetësuar se dronët po fluturojnë në të njëjtën hapësirë ajrore me linjat komerciale tha ai, duke kërkuar më shumë transparencë nga administrata Biden.
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se pas një shqyrtimi të çështjes rezulton se shumë prej tyre në të vërtetë janë avionë me pilot që fluturojnë në mënyrë të ligjshme. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se nuk kishte njoftime se objektet ishin parë në ndonjë hapësirë ajrore ku ndalohet fluturimi. Ai tha se Roja Bregdetare nuk kishte zbuluar ndonjë përfshirje të ndonjë vendi të huaj nëpërmjet anijeve.
"Ne nuk kemi asnjë provë për momentin që njoftimet për dronë të paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare ose publike, ose kanë një lidhje me ndonjë vend të huaj", tha zoti Kirby.
Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh tha se ata nuk ishin dronë ushtarake amerikane.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të enjten pasdite, FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare thanë se ata dhe agjencitë partnere federalë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Shtetit të Nju Xhersit, “kanë vendosur në punë personel dhe teknologji për të hetuar rreth situatës dhe për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për dronë apo aeroplanë me pilot, apo thjesht për një pasqyrim të gabuar të asaj që persona të ndryshëm mund të kenë parë”.
Agjencitë thanë se nuk kanë vërtetuar asnjë nga njoftimet dhe se nga rishikimi i imazheve në dispozicion duket se shumë nga ata që janë njoftuar se ishin dronë, janë në të fakt avionë me pilotë.
Numri i personave që kanë njoftuar se kanë parë dronë është rritur ditët e fundit, por zyrtarët thonë se shumë nga objektet fluturuese mund të kenë qenë avionë dhe jo dronë. Po kështu ekziston mundësia që një dron i vetëm të jetë raportuar më shumë se një herë./ VOA
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione brend...
SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është shtruar në spital pasi "pësoi një dëmtim" ...
SIRI- Bashar al-Assad nuk i besoi pothuajse askujt planet e tij për t’u larguar nga Siria, ndërsa mbretërimi i tij u shemb. Në vend ...
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të premten se bota perëndimore do të ndryshojë sapo Donald Trump të marrë detyr&...
TIRANË- Qeveria ka miratuar sot vendimin për shkarkimin e Abigeila Voshtina nga detyra e Drejtores së Përgjithshme të Teatrit Komb&eu...
Donald Trump SHBA- Ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon emërimet për postet kyçe në administratën e tij, rret...
SIRI- Bashar al-Assad, njeriu që sundoi Sirinë për më shumë se dy dekada, tani ndodhet në Moskë, larg atdheu...
Takimi POLONI- Presidenti francez Macron ishte të enjten në Varshavë për të bindur Poloninë që të krijojnë nj&...
SERBI- Studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandar V...
Foto ilustruese SIRI- Zemërimi në kryeqytetin sirian është i dukshëm ndërsa familjet kërkojnë për të dash...