Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

UKRAINË- Pas bisedimeve tetë orë SHBA- Ukrainë në qytetin saudit Xhedah të martën, administrata e Presidentit Donald Trump tha se do të heqë menjëherë pezullimin e ndihmës ushtarake dhe do të fillojë ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Ukrainën. Njoftimi u bë pasi Kievi pranoi propozimin amerikan për një armëpushim 30 ditor me Rusinë. Propozimi tani duhet të pranohet edhe nga Kremlini. Banorët e Moskës dhe Kievit kanë qëndrime të ndryshme nëse propozimi për armëpushim është një lajm i mirë apo jo.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha sot se tanimë ka kontaktuar me Moskën dhe propozimi për armëpushim 30 ditor, i pranuar nga Kievi, do t’i dërgohet Moskës për shqyrtim.
“Ne jemi në pritje të përgjigjes ruse dhe u kemi kërkuar atyre që të ndalojnë të gjitha luftimet. Nëse ata thonë jo, atëherë bëhet e qartë se duhet të shqyrtojmë çdo gjë dhe të kuptojmë se cilat janë qëllimet dhe mendësia e tyre”, tha Sekretari Rubio nga Irlanda, ku ndodhet për vizitë.
Negociatat në Xhedah janë takimi i parë i nivelit të lartë mes Uashingtonit dhe Kievit pas debatit të ashpër para kamerave që Presidenti amerikan Donald Trump pati me homologun ukrainas Volodomyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.
Në Kiev dhe Moskë, banorët kanë qëndrime të ndryshme nëse zhvillimet e 24 orëve të fundit janë pozitive apo jo. Ukrainasi Andriy, i cili u zhvendos nga Kramatorsku në Kiev për siguri, beson se pavarësisht qëndrimit të politikanëve, populli amerikan është me Ukrainën.
“Vazhdimi i ndihmave ushtarake është lajm shumë i mirë sepse pa të dhënat e inteligjencës amerikane do të ishte shumë e vështirë për ushtarët tanë të luftojnë. Në kemi marrë mbështetje dhe duhet të vazhdojmë të marrim mbështetje në të ardhmen”, thotë ai.
Ushtari ukrainas, Volodymyr megjithatë shpreh paknaqësi me ndryshimin e politikave të Uashingtonit ndaj Ukrainës.
“Unë e kam përjetuar luftën nga brenda dhe ishte e vështirë të shihje ndryshimin e qëndrimit amerikan. Tani do të ketë përsëri ndryshime dhe mund të ndryshojë edhe e ardhmja jonë personale. Nuk është fundi i botës edhe nëse ata do të ndërprisnin gjithë ndihmat ushtarake”, thotë Volodymyri, ushtar ukrainas i plagosur në fushën e betejës.
Në qytetin afër fushës së betejës, Kharkiv, ukrainasit kanë dyshime që Rusia do të respektonte një marrëveshje.
“Nuk i besoj Putinit. Do të ketë mashtrime prej anës së tyre, siç bëjnë gjithmonë. Natyrisht dua që lufta të marrë fund dhe të rikthejmë tokat tona. Por, rusëve nuk u besoj kategorikisht. Zoti na ndihmoftë që gjithçka të shkojë ashtu siç duam ne”, thotë Vasyl Ponomarenko.
Kremlini tha të mërkurën se pret të mësojë nga Uashingtoni hollësitë e propozimit të armëpushimit, ndërsa zyrtarë të lartë rusë thanë në kushte anonimiteti se marrëveshja duhet të marrë parasysh përparimet që ka bërë Rusia në fushën e betejës. Disa banorë të Moskës të mërkurën thanë se shpresojnë që bisedimet e paqes do të ndalojnë gjakderdhjen.
“Nuk mund të them gjë sepse autoritetet vendosin për këtë. Ata e dinë më mirë. Asgjë nuk varet nga ne. Ne duam që gjithçka të mbarojë sa më shpejtë që është e mundur. Ne duam të jetojmë në paqe dhe që të mos vdes njeri. Ka kaq shumë vdekje tani”, thotë Maria, banore e Moskës.
Të tjerë janë më skeptikë nëse Rusia do të përfitonte nga propozimi.
“Padyshim propozimi nuk është i mirë për ne sepse ne po përparojmë në fushën e betejës. Operacioni rus “Përmbytja” me 1 mijë ushtarë ishte i suksesshëm së fundmi. Natyrisht pati viktima, pavarësisht që askush nuk ka dëshirë të flas për këtë. Ne gjithashtu po çlirojmë territoret tona në rajonin e Kurskut. Prandaj, marrëveshja është e padrejtë pasi armiku ynë po dobësohet”, thotë Vadimi, banor i Moskës.
“Tani Trumpi na thotë me ultimatum: ‘ndaloni luftën sepse Ukraina është e gatshme për armëpushim. Cili është qëllimi? Ne po dominojmë në fushën e betejës tani, kemi punuar gjatë për këtë. Kishte aq shumë gjakderdhje gjatë vitit të kaluar, prandaj ky armëpushim nuk është gjëja e duhur”, thotë Maxim, banor i Moskës.
Në rast se Moska nuk e pranon marrëveshjen, Sekretari Rubio nuk tha se cila do të jetë përgjigja amerikane, por shtoi që në bisedimet e mëparshme me Moskën, zyrtarët rusë kanë treguar gatishmëri për t’i dhënë fund luftës./VOA
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një konferencë për shtyp të mërkurën, ka komentuar zhvillimet e dj...
KOSOVË- Duke filluar nga 1 qershori, kompanitë e mëdha në Kosovë duhet t’i zgjedhin vetë furnizuesit e tyre me energji ele...
foto ilustruese BRITANI- Mbretëria e Bashkuar ishte "thellësisht e përfshirë" dhe ndihmoi që mes Ukrainës dhe SHBA-së t...
BOSNJE- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik në një konferencë për shtyp në Banja Llukë është shprehur s...
ANGLI- Kapiteni i anijes tregtare, Solong është arrestuar pas përplasjes me cisternën e naftës në brigjet e Anglisë. M...
SHBA- Komisioni Evropian ka publikuar listën e produkteve amerikane që mund t'i nënshtrohen tarifave pasi administrata e Donald Trump vendosi t...
KANADA- Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim di...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar rinumë...
TURQI- TikTokeri turk, Efekan Kultur i cili ishte bërë i famshëm për sasitë e tepërta të ushqimit që konsumonte, ...
BOSNJE- Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikë...