BOTA

Liberalizimi i tregut të energjisë, bizneset në Kosovë përballen me rritje të kostos

n.f Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 14:48

Liberalizimi i tregut të energjisë, bizneset në Kosovë

KOSOVË- Duke filluar nga 1 qershori, kompanitë e mëdha në Kosovë duhet t’i zgjedhin vetë furnizuesit e tyre me energji elektrike. Derisa rregullatorët e cilësojnë këtë si hap drejt liberalizimit të tregut të energjisë, drejtuesit e bizneseve paralajmërojnë për rritje të kostove dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE), të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, do të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

Si pjesë e Ligjit për energjinë elektrike, kjo masë nënkupton që bizneset duhet ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me energji elektrike. Përfaqësuesit e tyre, por edhe afaristët paralajmërojnë se ky tranzicion, mund të shkaktojë çrregullime ekonomike dhe rritje të çmimeve të produkteve.

“Në momentin që neve na qesin nga furnizimi i rregullt në furnizim të parregulluar, unë besoj se rryma do të jetë mbi 70 për qind më shtrenjtë se aktualisht”, thotë Alajdin Fusha, përfaqësues i kompanisë “ABI SHPK”.

Kjo kompani, me bazë në Prizren, ka nën ombrellën e vet 13 kompani të ndryshme, që ofrojnë produkte ushqimore dhe shërbime të tjera, dhe punëson rreth 600 punëtorë. Aktualisht, ajo paguan mbi 65 mijë euro në vit për faturat e energjisë së shpenzuar. Kostoja i është përgjysmuar që nga viti 2021, për shkak të investimeve në panele diellore.

Fusha thotë se me liberalizimin e tregut të energjisë, çmimi për kilovat nuk mund të pritet nën 15 centë, nga rreth 7 centë sa paguan kompania tash për tash. Kjo, sipas tij, me doemos do të reflektojë edhe në koston e produkteve dhe shërbimeve.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që dalin në tregun e liberalizuar të energjisë, mund të furnizohen nga çdo kompani vendore që posedon licencë ose nga kompani të huaja. Operatori për Furnizim me Energji - KESCO është furnizuesi kryesor i licencuar për energji elektrike në Kosovë.

Çmimin e produkteve të tij e përcakton ZRRE-ja. Sipas ZRRE-së, në Kosovë janë të licencuara edhe 18 kompani të tjera.

“Ato mund të kryejnë aktivitetin e furnizimit dhe tregtimit me shumicë të energjisë elektrike”, thuhet në përgjigjen e këtij rregullatori për Radion Evropa e Lirë, por nuk specifikohet më shumë rreth tyre.

KESCO, në një njoftim të publikuar më 5 mars, bëri të ditur se me kërkesë të ZRRE-së, kompanitë komerciale me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, do të duhet të zgjedhin furnizuesin me rrymë brenda 15 ditësh, pasi, nga data 1 qershor, nuk do të jenë më në listën e konsumatorëve me tarifa të rregulluara.

Ato do të kalojnë në furnizim me çmime të parregulluara, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, thotë se ky ndryshim në furnizim, do të ketë pasoja të rënda për bizneset e mëdha, të cilat janë kryesisht prodhuese. Sipas tij, çmimi i rrymës as tash nuk është i lirë.

“Dhe, shtrenjtimi i radhës do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve në tregun vendor. Gjithashtu, mund ta dëmtojë edhe konkurrueshmërinë e tyre në tregun ndërkombëtar”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë, bizneset aktive sipas numrit të punëtoreve ndahen në mikro, që kanë të punësuar nga 1 deri në 9 punëtorë; të vogla me nga 10 deri në 49 punëtorë; të mesme me nga 50 deri në 249 punëtorë dhe të mëdha me mbi 250 punëtorë. Numri i dy kategorive të fundit arrin në rreth 17.300, sipas OEK-ut.

Rafuna thotë se OEK-u është interesuar për kompanitë tjera që përmend ZRRE-ja për furnizim, por, sipas tij, ato nuk funksionojnë si furnizues të rregullt.

“Institucionet nuk kanë krijuar kushte për një treg të hapur dhe konkurrues. Bizneset detyrohen të dalin në tregun e lirë, por pa pasur mundësi të negociojnë për një çmim më të lirë dhe energji më cilësore. Kjo mund të krijojë monopol nga KESCO-ja, e cila do t’i diktojë çmimet”, thotë Rafuna. Ngjashëm shprehet edhe afaristi Fusha.

“Pas njoftimit të KESCO-s, jam interesuar për këtë çështje, por nuk ka kompani tjera që garantojnë ofertë të qëndrueshme. Në fund, sërish do të furnizohemi nga KESCO-ja, por me çmime shumë më të larta”, sipas tij.

Radio Evropa e Lirë pyeti KESCO-n se sa do të jenë çmimet për bizneset që hyjnë në tregun e liberalizuar dhe vazhdojnë të mbeten kliente të saj, por nuk mori përgjigje. Aktualisht, për konsumatorët e amvisërisë dhe ata komercialë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Arben Gjukaj, ish-drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, thotë se një alternativë tjetër për furnizim me energji elektrike është që vetë kompanitë të pajisen me licenca për furnizim.

“Një kompani mund të aplikojë për licencë pranë ZRRE-së dhe, pasi t’i përmbushë kriteret teknike, mund të blejë energji nga tregu i brendshëm ose jashtë vendit. Po ashtu, mund të lidhë marrëveshje me kompani që prodhojnë energji nga burimet alternative, si panelet diellore”, shpjegon Gjukaj për Radion Evropa e Lirë.

Aktualisht, 85 për qind e konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Kosovë varet nga prodhimi i thëngjillit në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe rreth 20 për qind prodhohet nga burime të ripërtërishme, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

Në përqindjen e fundit hyjnë edhe disa biznese që kanë investuar në burime të tilla, për t’i ulur kostot e energjisë. Nga ZRRE-ja thonë se liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë qysh me Ligjin për energjinë elektrike, të miratuar në vitin 2017, por zbatimi i të cilit është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Duke shpjeguar këtë ligj, ZRRE-ja thotë se të drejtën e furnizimit me shërbime të rregulluara, “e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë, që kanë qarkullim vjetor jo më shumë se dhjetë milionë euro, ose jo më shumë së 50 punonjës”.

Realizimi i këtij procesi është shtyrë deri në mars të vitit 2021, me kërkesë të përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, të cilët, siç kujton Rafuna, kanë kërkuar të mos realizohet pa u krijuar kushtet e duhura.

Më pas, në vitin 2021, kur ka qenë edhe kulmi i pandemisë COVID-19, ZRRE-ja ka vlerësuar se nuk është koha e duhur që bizneset t’i nënshtrohen liberalizimit të tregut të energjisë, meqë shumë prej tyre ishin prekur nga kufizimet që kishte shkaktuar pandemia.

Tani, katër vjet më vonë, Rafuna dhe Fusha kërkojnë nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë sërish fillimin e këtij procesi, derisa të këtë më shumë furnizues me energji në treg dhe të krijohen mekanizma mbrojtës për kompanitë, në mënyrë që ato të mos detyrohen të paguajnë, siç shprehen, çmime të padrejta.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Qeverinë, edhe ZRRE-në se cilat janë gjasat që të shqyrtohet kjo kërkesë. Deri në publikimin e këtij artikulli, Qeveria nuk u përgjigj, ndërsa ZRRE-ja theksoi se “liberalizimi i tregut energjetik është kërkesë ligjore” dhe nuk tregoi nëse mund të shqyrtohet kërkesa ose jo.

Ky institucion tha se ka licencuar kompani të mjaftueshme për furnizim me energji, ndërsa sa u përket mekanizmave mbrojtës, theksoi se do t'i monitorojë vetë marrëveshjet mes bizneseve dhe kompanive furnizuese.

“ZRRE-ja mund të ndërhyjë nëse ndodhin praktika të padrejta, siç është abuzimi me pozita dominuese nga furnizuesit”, thuhet në përgjigjen e rregullatorit për Radion Evropa e Lirë./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan