U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

KANADA- Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim disa ditor në Kanada. Diskutimet do të jenë të të përqëndruara në mbështetjen për Ukrainën në betejën e saj kundër agresionit tre vjeçar rus.
Bisedimet pasojnë vendimin e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar ndihmat ushtarake dhe ato të zbulimit për Ukrainën, pasi zyrtarë të lartë nga të dy vendet u takuan në Xhedah të Arabisë Saudite.
Pas gati tetë orësh bisedimesh, Ukraina njoftoi të martën gatishmërinë e saj për të pranuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për “një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor” në luftën me Rusinë. Propozimi duhet të pranohet edhe nga Kremlini.
Kancelari gjerman Olaf Scholz përshëndeti propozimin duke thënë të mërkurën në rrjetin social ‘X’ se ai është “një hap i rëndësishëm dhe korrekt drejt një paqeje të drejtë për Ukrainën”.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara dhe mirëpresim propozimet nga takimi në Xhedah. Tani varet nga Putini”, shkroi Kancelari Scholz.
Kremlini tha të mërkurën se pret të mësojë nga Uashingtoni hollësitë e propozimit të armëpushimit, ndërsa zyrtarë të lartë rusë thanë në kushte anonimiteti se marrëveshja duhet të marrë parasysh përparimet që ka bërë Rusia në fushën e betejës.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se negociatat me zyrtarët amerikanë mund të zhvillohen këtë javë. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u tha gazetarëve të martën në mbrëmje se Ukraina ka ndërmarrë një hap konkret drejt përfundimit të luftës.
“Tani ne do t'ia dërgojmë këtë propozim rusëve. Ne shpresojmë që ata të thonë po, që do t’i thonë po paqes. Tani topi është në fushën e tyre”, tha ai.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, i cili ishte pjesë e delegacionit amerikan në Xhedah, tha se do të fliste me homologun e tij rus “në ditët në vijim”. Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Të gjitha këto diskutime janë pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të paqes.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk mori pjesë në bisedimet SHBA-Ukrainë, por gjatë fjalimit që e publikoi të martën në mbrëmje ai tha se plani i armëpushimit ishte një “propozim pozitiv”./VOA
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar rinumë...
TURQI- TikTokeri turk, Efekan Kultur i cili ishte bërë i famshëm për sasitë e tepërta të ushqimit që konsumonte, ...
BOSNJE- Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikë...
GROENLANDË- Opozita e qendrës së djathtë në Groenlandë, Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet e djeshme parlamen...
PORTUGALI- Pas vetëm një viti në pushtet, qeveria e pakicës konservatore e Portugalisë u rrëzua dje, 11 mars pasi nuk ...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë filluar të kthehen në "normalitet" pa ide anti-kristiane....
foto ilustruese SHBA- Departamenti Amerikan i Arsimit po planifikon të shkurtojë rreth gjysmën e fuqisë së tij punëtore, pas...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarisht ka rritur tarifat ndaj të gjitha importeve të çel...
foto ilustruese SARAJEVË- Situata politike në Bosnjë-Hercegovinë është tensionuar shumë së fundmi për shkak t&...
takimi KIEV- Ukraina mbështet, sipas deklaratës së përbashkët me SHBA, një armëpushim 30 ditor. SHBA kanë&nbs...