BOTA

Analiza: Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë?

M.B. Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 10:42

Analiza: Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e

SHBA- Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas e nxjerr jashtë Shtëpisë së Bardhë. "Po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është mungesë e madhe respekti për këtë vend", ngriti zërin Donald Trump në kulmin e mosmarrëveshjes. "Vendi juaj është në vështirësi të mëdha”, vazhdoi Trump, duke ia ndërprerë fjalën presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe duke shtuar se Ukraina nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Zelensky: Grindja nuk është e mirë për të dyja palët

Zelenskyj u largua më herët nga Shtëpia e Bardhë pas grindjes. Por pavarësisht skandalit në Zyrën Ovale ai dha një intervistë për Fox News, ku theksoi, se marrëveshja e lëndëve të para, sipas përfytyrimit të SHBA nuk ishte e mjaftueshme për të nisur negociatat e paqes me Rusinë.  Zelensky theksoi nevojën e garancive të sigurisë nga SHBA.  "Kjo lloj grindjeje nuk është e mirë për të dyja palët”, tha Zelensky. "Por unë nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e Ukrainës ndaj Rusisë. Ata janë vrasës për ne. Amerikanët janë miqtë tanë më të mirë, evropianët janë miqtë tanë më të mirë. Putini dhe Rusia janë armiqtë."

Trump: Zelensky të kthehet kur të jetë gati për paqe

Para se të nisej për në Florida, ku po kalon fundjavën në Mar-a-Lago, Trump tha se Zelensky mund të kthehej sapo të ishte gati për të bërë paqe: "Ai nuk mund të qëndrojë atje dhe të thotë, Putin këtë dhe Putin atë, ai duhet të thotë, unë dua paqe, nuk dua të vazhdoj më këtë luftë".

A ka ndonjë perspektivë pas këtij skandali? A mund të llogarisë Ukraina ende me mbështetjen e SHBA-së? A mund të flasin përsëri Trump dhe Zelensky me njëri-tjetrin? Senatori republikan Lindsey Graham dyshon për këtë pas mosmarrëveshjes në Zyrën Ovalle. Ai tha, se Zelensky u soll me mungesë respekti në Zyrën Ovale. "Nuk e di nëse do të jemi në gjendje të negociojmë përsëri me Zelenskyn”, tha Graham. Kurse republikani Mike Lawler shprehet më i përmbajtur: "Mund ta shpëtojmë  këtë. Dhe duhet të shpëtohet", tha Lawler për PBS. Sipas republikanit "dështimi do të ishte katastrofik si për Europën edhe botën e lirë." Shumë republikanë të tjerë postuan në mediat sociale se Trump kishte demonstruar forcë kundër Zelenskyt.

Demokratët në SHBA kundër Trump

Me zemërim reaguan demokratët në SHBA. Senatori demokrat, Richard Blumenthal i tha CNN: "Ky lloj denigrimi dhe frikësimi nga presidenti dhe zëvendëspresidenti ishte i turpshëm. Ishte si një sulm në pritë."

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio duke iu referuar reagimeve mbështetëse nga Europa për Zelenskyn pyeti në CNN: "Nëse Donald Trump vendos nesër se nuk më intereson Ukraina, nuk më intereson Rusia, nuk më intereson kjo luftë dhe kthen shpinën - kush në këtë planet ka ndonjë shans për t'i sjellë palët ndërluftuese në tryezën e negociatave? Përgjigja është: jo askush."/ DW

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan