Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Anëtari i AfD-së, Robert Risch, mori pjesë në një forum të ekstremit të djathtë në Shën Petersburg, të organizuar nga oligarku rus Konstantin Malofeyev.
Malofeyev, nën sanksione perëndimore që nga viti 2014, promovon imperializmin rus dhe ka lidhje me propagandën proruse.
Në forum morën pjesë politikanë të ekstremit të djathtë nga disa vende, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë.
Anëtari i asamblesë së qytetit të Hamburgut nga partia gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), Robert Risch, mori pjesë këtë muaj në një forum të ekstremit të djathtë në Rusi, ku u mblodhën politikanë të ekstremit të djathtë nga disa vende, sipas pamjeve të analizuara nga konferenca.
Një ish-anëtare e AfD-së, e përjashtuar nga asambleja e Hamburgut, gjithashtu mori pjesë në konferencën e mbajtur në Shën Petersburg, e organizuar nga Konstantin Malofeyev, një oligark i lidhur me Kremlinin, i cili promovon imperializmin rus dhe është nën sanksione perëndimore për përfshirjen në luftën agresore të Moskës kundër Ukrainës.
Në këtë forum të 12 shtatorit në Pallatin Mariinsky të Shën Petersburgut, të epokës perandorake – i cilësuar si konferenca themeluese e një “ligji ndërkombëtare të antiglobalistëve” të quajtur Paladinët – morën pjesë politikanë të ekstremit të djathtë nga vende si Franca, Gjermania, Italia, Meksika, Spanja dhe Afrika e Jugut.
Në disa nga fotografitë e publikuara nga forumi, fytyrat e disa pjesëmarrësve ishin mbuluar, përfshirë një ku shihet një burrë i ulur në tryezën e konferencës pas një pankarte që tregon se ai vinte nga Gjermania.
Por, të njëjtët njerëz shfaqeshin në fotografi të tjera që ishin publikuar pa ndonjë maskim.
Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë (REL) ia tregoi fotografinë e një delegati gjerman Sergej Meierit, studiuesit dhe hetuesit të burimeve të hapura në kanalin gjerman RTL, i cili e identifikoi këtë delegat si Risch.
Një program i Amazonit për njohjen e fytyrës e konfirmoi ngjashmërinë mes tyre.
AfD-ja, e cila në shkurt arriti rezultatin e saj më të mirë historik në zgjedhjet parlamentare, duke fituar gati 21 për qind, është përpjekur të zbusë imazhin e partisë.
Në maj, agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme e shpalli AfD-në parti entitet ekstremist që kërcënon demokracinë, një vendim që partia po përpiqet ta rrëzojë.
Risch nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it përmes emailit, dhe AfD-ja nuk iu përgjigj një letre të dërguar në zyrën e saj në Berlin për komente.
Fotografitë nga forumi dhe një restorant në Shën Petersburg duket se shfaqin ish-anëtaren e asamblesë së qytetit të Hamburgut, Olga Petersen.
Fotografitë nga forumi dhe një restorant në Shën Petersburg duket se shfaqin ish-anëtaren e asamblesë së qytetit të Hamburgut, Olga Petersen.
Analizimi i pamjeve nga konferenca dhe rrjetet sociale tregon se një pjesëmarrëse tjetër ishte Olga Petersen, e cila u përjashtua nga AfD-ja dhe nga asambleja e Hamburgut në vitin 2024.
Në mars të atij viti, ajo mori pjesë si vëzhguese në zgjedhjet ku presidenti rus, Vladimir Putin, siguroi një mandat të ri, dhe thuhet se ajo i vlerësoi zgjedhjet ruse “të hapura, demokratike dhe të lira”.
Në shkurt, Petersen - e lindur në Rusi, tu tani jeton - postoi fotografi ku shihej me ushtarë rusë në një pjesë të pushtuar të Ukrainës.
Petersen nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga REL-i përmes Facebook-ut.
Konstantin Malofeyev, një oligark i lidhur me Kremlinin dhe i dashuruar haptazi pas trashëgimisë imperialiste e ortodokse të Rusisë, është nën sanksione perëndimore që nga viti 2014.
Malofeyev është nën sanksione që nga viti 2014 për rolin e tij në nxitjen e kryengritjeve në pjesë të jugut dhe lindjes së Ukrainës dhe për lehtësimin e pushtimit rus të Krimesë.
Ai është gjithashtu në shënjestër të një fletarrestimi ndërkombëtar nën dyshimin për krijim dhe financim të formacioneve të paligjshme paramilitare.
Rrjeti i tij mediatik, Tsargrad, ka qenë instrument kryesor në promovimin e të ashtuquajturit projekti “Novorossia” për ta arsyetuar pushtimet e tokave të Ukrainës nga Rusia.
Ai shërbeu si një platformë vendimtare për përhapjen dhe popullarizimin e ideve të ideologut prorus dhe ekstremist të djathtë, Aleksandr Dugin, i cili shihet ulur pranë Malofeyevit në një fotografi nga konferenca./REL
Pasi marina izraelite mori kontrollin e Flotiljes Global Sumud, mijëra protestues pro-palestinezë dolën në rrugë në të gjith&...
Disa anije të flotës së ndihmës për Gazën janë ndaluar dhe pasagjerët e tyre po transferohen në një port izrae...
Skena paniku janë regjistruar në Ibiza për shkak të reshjeve të dendura të shiut, gjatë të cilave disa shkëmbinj ...
Të paktën 18 produkte mbrojtëse nga dielli janë tërhequr nga raftet e dyqaneve në Australi për shkak t&...
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka thënë se puna kryesore për udhëheqësit është të "diskutojnë sigurinë...
Xhirimet sekrete tregojnë oficerët që bëjnë komente seksuale me kolegët dhe ndajnë pikëpamje raciste rreth emigrant&eu...
Gjatë prezantimit të politikës së re shëndetësore nga presidenti Donald Trump në Zyrën Ovale ndodh një situatë...
Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump për shkak të martesës me vajzën e tij të madhe, Ivanka, ka bërë bujë në ...
Flotilja me ndihma për Gazën pritet të kapet nga marina izraelite brenda një ore. Reuters shton se ata kanë shpallur gjendje të ja...
Kryeministri sllovak Robert Fico nuk do të marrë pjesë në një samit të Bashkimit Evropian në Kopenhagën të mër...