EMRI/ Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 30-vjeçarI
Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante armë zjarri pa leje. I arre...
Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante armë zjarri pa leje. I arre...
Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, 15-vjeçari që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të ...
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot në Gjirokastër, në orën 12:00, një takim me banorët për reformën territoriale. Taki...
Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar S...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-s...
Një shpërthim shkaktoi zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, raportuan...
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...

Pas 16 vitesh në krye të kancelarisë dhe pasi u konsolidua si një nga figurat më të njohura të skenës politike gjermane, Angela Merkel u tërhoq nga politika aktive pas zgjedhjeve federale të vitit 2021.
Megjithatë, sipas informacioneve të gazetës “Bild”, në disa qarqe të CDU-së po forcohet një zë që ka ngjallur interes të madh, mundësia që ajo të kandidojë për postin e presidentes federale të Gjermanisë.
Siç raportojnë mediat gjermane, një skenar i tillë mund të krijojë probleme politike brenda CDU-së, pasi Angela Merkel vazhdon të gëzojë popullaritet të konsiderueshëm edhe tek Partia e Gjelbër.
Madje, ka spekulime se vetë të Gjelbrit, ose Cem Özdemir, ministër dhe figurë e njohur e tyre nga land-i Baden-Württemberg, mund ta propozojnë atë për postin më të lartë shtetëror në Gjermani, atë të presidentit federal.
Nëse do të ndodhte diçka e tillë, kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, do të përballej me një situatë të vështirë.
Nga njëra anë, do të ishte e arsyeshme të mbështeste një kandidaturë që vjen nga i njëjti formacion politik. Nga ana tjetër, marrëdhënia relativisht e mirë e Merkel me të Gjelbrit, të cilët janë kundërshtarë politikë të CDU-së, mund ta vendoste atë në një pozitë të sikletshme politike.
Marrëdhënia “e vështirë” Merz – Merkel
Marrëdhëniet mes Merz dhe Merkel kanë një histori tensionesh. Në vitin 2002, Merkel e largoi atë nga posti i kreut të grupit parlamentar të CDU-së dhe më vonë ai u shndërrua në një nga kritikët kryesorë të saj brenda partisë. Edhe pse i përkasin të njëjtës forcë politike, kjo e kaluar e bën situatën më të ndërlikuar.
Sipas të njëjtave burime, Merkel do të kishte avantazh ndaj kandidatëve të tjerë të mundshëm të CDU-së, si ministrja e Arsimit Karin Prien dhe presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner.
Veçanërisht Klöckner konsiderohet e vështirë të pranohet nga parti si të Gjelbrit dhe SPD, pasi shihet si shumë pranë Merz-it politikisht. Kjo ka rëndësi, sepse për t’u zgjedhur president në Gjermani nevojiten vota nga më shumë se një parti.
Në qarqet partiake dhe qeveritare, sipas “Bild”, po rritet shqetësimi dhe po shqyrtohet mundësia që CDU të shpallë kandidatin e vet brenda javëve të ardhshme. Kjo do të ishte jashtëzakonisht herët, duke qenë se zgjedhja e presidentit është parashikuar për shkurt 2027, çka tregon se sa seriozisht po trajtohet çështja.
Ndërkohë, ish-kancelarja po shfaqet gjithnjë e më shpesh në publik dhe po tërheq vëmendje të madhe. Ajo synon gjithashtu të marrë pjesë në kongresin federal të CDU-së në shkurt, gjë që ka ngjallur interes, pasi vitet e fundit nuk kishte qenë e pranishme.
Shumëkush beson se qëndrimi i saj atje mund të japë sinjale për planet e saj të ardhshme, diçka që Merz pritet ta ndjekë me shumë vëmendje.
Komentet e pronarit të Manchester United, miliarderit Jim Ratcliffe, rreth Britanisë së Madhe si “koloni e emigrantëve” kan&eu...
Një nënë në Turqi vrau djalin e saj 5-vjeçar duke e hedhur në det, me pretekstin se donte të "notonte". Në...
Bashkimi Evropian po konsideron të hapë të paktën dy qendra stërvitore për ushtarët ukrainas në Ukrainë, në ...
Të paktën 37 protestues u arrestuan gjatë përleshjeve të dhunshme që shpërthyen jashtë Parlamentit të Argjentin&e...
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka qenë nën një sulm “masiv” me raketa ruse që nga orët e para të mëngjesit ...
Ka shkuar në 16 numri i viktimave të shkaktuara nga moti i keq në Portugali. Mediat vendase bëjnë të ditur se viktima e fundit i...
Sipërmarrësi malajzian Arsyan Ismail ka shitur domenin AI.com për 70 milionë dollarë amerikanë, afërsisht&nb...
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së vazhdon hetimet mbi materialet që lidhen me Epstein, pasi dokumentet e deklasifikuara zbuluan se fytyr...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kayser të Turqisë, ku një 26-vjeçar ka hyrë në një dyqan bizhut...
Autoritetet kanadeze kanë identifikuar autorin e masakrës së ndodhur dje në një shkollë, ku humbën jetën tetë per...