BOTA

Angli/ Vetëvrasja e shqiptarit në anijen-hotel, Home Office nuk iu përgjigj shqetësimit për shëndetin e tij mendor

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 21:59

Angli/ Vetëvrasja e shqiptarit në anijen-hotel, Home Office nuk iu

Ministria e Brendshme Britanike nuk iu përgjigj ankesave të mjekëve, rreth shqetësimeve për shëndetin mendor të Leonard Farruku, 27-vjeçarit nga Shqipëria, i cili vdiq në anijen-burg të strehimit për azilkërkues, Bibby Stockholm. Faktet janë bërë publike sot, pas një hetimi të nisur në lidhje me këtë ngjarje, shkruan BBC. Në hetimin e zhvilluar u zbulua se vdekja e tij ishte shkaktuar nga ‘shtrëngimi në qafë dhe varje me litar’, sipas rezultateve të autopsisë.

Farruku jetonte fillimisht me dy kushërinjtë e tij në Mbretërinë e Bashkuar, para se të transferohej në akomodimin e ofruar nga Home Office, Clearsprings Ready Homes. Udhëheqësja e ekipit të mbrojtjes, Nia Dowd, tha se kishte dërguar me urgjencë një email në Home Office, duke ngritur shqetësime për ‘shëndetin e tij të dobët mendor’, por nuk mori asnjë përgjigje.

Hetuesit mësuan se ai ishte më parë i akomoduar në Esplanade Hotel në Paignton, Devon, dhe kishte shfaqur sjellje agresive që nga korriku 2023, përfshirë dëmtimin e mobiljeve, bërtitjen ndaj stafit dhe përplasjen me banorë të tjerë. Në gusht, ai u raportua të kishte shfaqur ‘sjellje të reja’ duke bërë komente seksuale ndaj një gruaje.

Farruku u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi në Bibby Stockholm në Portland Port, Dorset, më 12 dhjetor 2023. Familjarët e tij, përfshirë motrën Marsida Keci dhe Jola Dushku, kanë pyetur se si vëllai i tyre, i cili sipas tyre kishte pasur probleme me shëndetin mendor që pas vdekjes së prindërve, u lejua të transferohej. Zonja Dowd tha se stafi e kishte konsideruar Farrukun si person me ‘çështje serioze të shëndetit mendor’ dhe se ai kishte kërkuar fillimisht të kthehej në Shqipëri për ndihmë mjekësore, por më pas kishte ndryshuar mendim. Ai gjithashtu kishte refuzuar ofrimet për referime në shërbime të shëndetit mendor dhe nuk kishte marrë pjesë kur një ekip reagimi i parë kishte shkuar në hotel për ta ndihmuar.

Shëndeti i tij mendor duhej të vlerësohej ndërkohë që hoteli po mbyllej, por Home Office e transferoi atë në Bibby Stockholm më 3 nëntor, së bashku me disa të tjerë. Zonja Dowd tha se kishte nënvizuar në emailin e saj përfshirjen e Farrukut në ‘shumë incidente’, por nuk kishte marrë përgjigje dhe nuk kishte mundur ta ndiqte çështjen personalisht për shkak të mungesës së saj nga puna. Ajo mësoi për vdekjen e tij vetëm përmes lajmeve në gazetë.

Kur u pyet nëse Home Office kishte kontaktuar ndonjë koleg në Clearsprings për Farrukun, zonja Doed tha: ‘Nuk besoj se dikush e bëri këtë’. ‘Nuk ishte roli im të sfidoja ndonjë vendim që ata marrin,’ shtoi ajo. Hetimet vazhdojnë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë