BOTA

Ushtria izraelite nis ofensivën tokësore në Gaza, paralajmëron banorët të ikin

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 18:48

Ushtria izraelite nis ofensivën tokësore në Gaza,

Ushtria izraelite e ka nisur të martën ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës, duke u futur dalëngadalë në qytetin më të madh të territorit palestinez, në të cilin janë rrënuar tashmë blloqe të tëra ndërtesash gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kjo ofensivë shënon një tjetër përshkallëzim të konfliktit që ka trazuar Lindjen e Mesme për gati dy vjet dhe mbase i zbeh edhe më shumë shpresat për arritjen e një armëpushimi. Ushtria izraelite nuk dha afat kohor për ofensivën, e cila sipas saj synon ta “shkatërrojë infrastrukturën ushtarake të Hamasit”, por mediat izraelite raportuan se ajo mund të zgjasë me muaj.

Ajo nisi në ditët kur ekspertë të pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së e akuzuan Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gazë. Izraeli e hodhi poshtë këtë akuzë, duke e quajtur raportin e ekspertëve “të shtrembëruar dhe të rremë”.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se “Gaza po digjet” teksa operacioni filloi, ndërsa bombardime të rënda goditën qytetin gjatë natës dhe në mëngjes të sotëm.

Kolona të gjata makinash dhe kamionësh të mbushur me dyshekë e gjësende të tjera u panë përgjatë rrugës bregdetare të Gazës, ndërsa njerëzit largoheshin nga qyteti. Disa hipnin mbi automjete të stërmbushura, ndërsa të tjerët ecnin në këmbë.

Në një vizitë të shkurtër në rajon, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se ka një “ka mbetur kohë shumë e shkurtër për t’u arritur ndonjë marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës.

Një zyrtar ushtarak izraelit, që foli në kushte anonimiteti në përputhje me rregullat ushtarake, tha se ka nisur “faza kryesore” e operacionit në Qytetin e Gazës. Trupat izraelite po hyjnë në qendër të qytetit nga periferitë, sipas tij.

Paraprakisht, ushtria izraelite e bombardoi tërë natën këtë qytet, duke rrëzuar ndërtesa të larta.

Sipas tij, ushtria izraelite beson se në Qytetin e Gazës kanë mbetur rreth 2.000 deri në 3.000 militantë të Hamasit, si dhe tunele të përdorura nga grupi. Kapacitetet ushtarake të Hamasit janë dobësuar dukshëm gjatë gati dy vjetëve luftë, dhe sot ky grup kryesisht zhvillon sulme të tipit gueril, me grupe të vogla luftëtarësh që vendosin eksplozivë ose sulmojnë pika ushtarake. Vlerësohet se rreth 1 milion palestinezë jetonin në rajonin e Qytetit të Gazës para se të niste paralajmërimi për evakuim, ndërsa ushtria izraelite thotë se rreth 350.000 banorë tashmë janë larguar. OKB të hënën tha se mbi 220.000 palestinezë janë zhvendosur nga veriu i Gazës gjatë muajit të fundit.

Deri në mesditë, Spitali Shifa kishte pranuar trupat e 34 personave të vrarë nga bombardimet, tha Rami Mhanna, një zyrtar i spitalit. Po ashtu, dhjetëra të plagosur ishin sjellë atje.

“Një natë shumë e vështirë në Gazë”, tha për Associated Press Mohamed Abu Selmiya, drejtori i spitalit.

“Bombardimet nuk u ndalën as për një moment”, shtoi ai.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Në Gzë po mbahen ende 48 pengje dhe Izraeli beson se 20 prej tyre janë gjallë. Lufta hakmarrëse i Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë