Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
GAZA - Qindra mijëra palestinezë u nisën në drejtim të pjesës veriore të Rripit të Gazës sot pasi Izraeli hoqi bllokadën në këtë pjesë, për herë të parë që nga fillimi i luftës 15 mujore me Hamasin, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit, e cila po hyn në javën e dytë, një fazë më e vështirë, gjatë të cilës palët duhet të negociojnë për lirimin e 60 pengjeve të tjera në këmbim të një përfundimi të plotë të luftës.
Turma të tëra të palestinezëve të zhvendosur filluan të ktheheshin në pjesën veriore të Gazës të hënën, pasi Izraeli hoqi pengesat si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi. Të zhvendosurit, duke mbajtur sende personale, ecnin nëpër rrugën kryesore përgjatë bregut të detit. Shumë prej tyre u përballën me një pamje apokaliptike të shkatërrimeve në këtë pjesë të Gazës.
“Kjo është shtëpia jonë, një grumbull rrënojash. Nuk morën me vete as para, as veshmbathje e as gjëra tjera, i lamë të gjitha këtu, nën këto rrënoja. I lamë tendat prapa dhe erdhëm këtu në tenda të tjera. Kjo ishte shtëpia jonë katër kate, por nuk është më”, tha njëri nga palestinezët e kthyer.
Disa e konsideruan kthimin e tyre si akt qëndrueshmërie ndaj fushatës ushtarake të Izraelit, që u shkaktua si rezultat i sulmit të Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite më 7 tetor të vitit 2023 dhe ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërkoi gjatë fundjavës nga Egjipti dhe Jordania të pranonin më shumë refugjatë palestinezë nga Gaza për të mundësuar një fillim të ri në Gazë.
“Do të dëshiroja që Egjipti dhe Jordania të marrin më shumë njerëz. Po flasim për rreth një milion e gjysmë njerëz dhe mund ta pastrojmë të tërin. Diçka duhet të ndodhë. Tani është një gërmadhë. Pothuajse e tëra është e shkatërruar”, deklaroi Presidenti Trump nga aeroplani presidencial.
Por Egjipti dhe Jordania, të dyja shtetet me ekonomi të paqëndrueshme dhe me shqetësime se një fluks i tillë i refugjatëve palestinezë do të destabilizojë qeveritë e tyre, e kundërshtuan një propozim të tillë. Krahas palestinezëve, ato kanë shprehur shqetësimet e tyre se Izraeli nuk do të lejojë më kthimin palestinezëve që largohen nga Gaza.
Komentet e Presidentit Trump erdhën ndërkohë që Hamasi liroi katër ushtare izraelite, të cilat po mbaheshin peng në Gazë në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë, në mesin e të cilëve 121 të dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjatë fundjavës, Presidenti Trump hoqi bllokadën për dërgesat e bombave 907 kilogramëshe Izraelit, të cilën e kishte vendosur administrata e Presidentit Biden.
“Ju falemnderit, President Trump, që po mbani premtimin tuaj për t’i dhënë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten, për t’u përballur me armiqtë tanë të përbashkët dhe për të siguruar një të ardhme paqësore”, tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Në javën e parë, marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Hamasit dhe Izraelit ka hasur në pengesa, të cilat u tejkaluan me angazhimin e Katarit. Por me fillimin e javës së dytë fillon edhe faza e dytë e marrëveshjes. Hamasi është zotuar se nuk do të lirojë 60 pengjet e mbetura nëse Izraeli nuk i jep fund luftës, ndërkohë që Kryeministri Netanyahu thotë se ai ende mbetet i përqendruar në synimin e tij për të shkatërruar grupin militant dhe për t’i dhënë fund sundimit të tyre 18 vjeçar në Gazë./VOA
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë në Washington javën e ardhshme për tu takuar me presidentin...
SHBA- Zyrtari kryesor i Presidentit Donald Trump për çështjen e emigrantëve tha gjatë fundjavës se përparësia e admi...
GAZA- Një zyrtar i lartë izraelit ka thënë se disa nga pengjet e liruara nga Gaza deri më tani sipas marr&eu...
kaja kallas BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas ka njoftuar përmes një postimi në ...
foto ilustruese UKRAINË- Trupat e Koresë së Veriut duket se janë tërhequr përkohësisht nga vija e frontit në Rusi p...
mitsotakis dhe kryepeshkopi GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, I...
BRUKSEL- Peter Sorensen ka marrë dritën jeshilë ditën e sotme për të qenë i dërguari i Bashkimit Evropian për dia...
peter sorensen BRUKSEL- Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për posti...
Seanca PRISHTINË- Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 ...
Zjarri KUKËS- Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Kukës. Mësohet se zjarri...