U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
UKRAINË- Qytetet ukrainase duken të jenë të qeta mëngjesin e së enjtes, pasi ka hyrë në fuqi një armëpushim treditor i shpallur nga Rusia. Thuhet se nuk ka pasur asnjë sulm me dronë apo raketa mëngjesin e sotëm, pas disa netësh bombardimesh të pareshtura.
Megjithatë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se avionët rusë hodhën dy herë bomba të telekomanduara mbi rajonin Sumi në verilindje të vendit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Sulmi i parë ndodhi pothuajse tri orë pasi hyri në fuqi armëpushimi, ndërsa i dyti brenda dy orësh. Nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara.
Kryeqyteti Kiev është i qetë në orët e para të ditës, por nuk është e qartë nëse luftimet janë ndalur edhe në vijën e frontit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpalli armëpushimin 72-orësh për të përkuar me aktivitetet përkujtimore të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Ai po i mirëpret në Moskë presidentin kinez, Xi Jinping, dhe liderë të tjerë për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj, që përfshijnë edhe një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq.
Mes të ftuarve janë edhe kryeministri sllovak, Robert Fico, që ka kritikuar hapur mbështetjen e BE-së për Ukrainën, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili vizitoi Moskën pavarësisht trysnisë nga BE-ja se kjo vizitë mund të dëmtojë ambiciet e Serbisë për anëtarësim në bllok.
Kremlini njoftoi se Putin do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët më 9 maj.
Ukraina nuk e ka pranuar armëpushimin, duke theksuar se Putini e shpalli atë vetëm për ta krijuar një përshtypje se kërkon përfundimin e luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi në një fjalim më 7 maj se alarmet për sulme ajrore kishin rënë në të gjithë vendin pas një nate me sulme të rënda.
"Gjatë natës pati një tjetër sulm rus me raketa dhe dronë – sulme balistike dhe mbi 140 dronë kamikazë vetëm në një natë", tha Zelensky. "Ishte zhurmë në Kiev dhe në qytete të tjera. Fatkeqësisht ka të plagosur dhe të vrarë."
Ai theksoi se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj propozimit për një armëpushim 30-ditor në këtë luftë, e cila nisi pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Propozimi për armëpushim 30-ditor u bë nga Shtetet e Bashkuara në mars dhe u pranua nga Ukraina.
Rusia ka thënë se një marrëveshje e tillë mund të hyjë në fuqi vetëm nëse vendosen mekanizma për zbatimin e saj.
Të dyja vendet përballen me trysni nga presidenti amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Putin ka shprehur gatishmërinë për paqe, por zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha se “rusët po kërkojnë shumë”, ndërsa SHBA-ja po përpiqet të sjellë palët në tryezën e bisedimeve.
Vance shtoi se Ukraina nuk duhet të mbetet e fiksuar pas idesë së një armëpushimi 30-ditor, duke thënë se "dallimet janë të thella", por ai është "mjaft optimist" për mundësinë e përfundimit të luftës./REL
Pamje nga aksidenti PARIS- Një makinë është përplasur me një turmë tifozësh në Paris. Nga aksidenti jan&e...
INDI- Konflikti midis dy fuqive bërthamore po përshkallëzohet. Forcat indiane kanë sulmuar objektiva të shumta në Pakistanin fqi...
TURQI- Qasja në llogarinë e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në rrjetin social X në Turqi, ësht&eu...
SHBA- Para 80 vjetësh përfundoi Lufta e II Botërore në Europë. SHBA që nga ajo kohë është kujdesur për sigur...
foto ilustruese VATIKAN- Votimi i parë i 133 anëtarëve të konklavës për të zgjedhur papën e ri mbrëm...
foto ilustruese UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të njoftojnë një marrëveshje...
macron, merz GJERMANI- Në ditën e parë në detyrë, Friedrich Merz udhëton për në Paris dhe Varshavë. Në Fr...
RUSI- Është festa më e rëndësishme në kalendarin rus, ngjarja kryesore për përpjekjet e Kremlinit për të mad...
KILI- Një aeroplan me gjashtë persona në bord u rrëzua të mërkurën në mbrëmje pranë kryeqytetit kilian,...
KORE- Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit Lindor, i njohur edhe si Deti i Ja...