Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
SHBA- Ngacmimet, arrestimet, rënia e besimit dhe kufizimet si rezultat i problemeve ekonomike e bëjnë të vështirë punën e gazetarëve në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit, mediat amerikane punojnë kryesisht pa ndërhyrje, por Shtetet e Bashkuara megjithatë kanë rënë me 10 pikë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit në vitin 2024. Disa gazetarë në Shtetet e Bashkuara janë arrestuar ose kërcënuar gjatë mbulimit të protestave kundër luftës Izrael-Hamas. Incidente të tilla, thonë ekspertët, kanë një ndikim negativ.
“Nëse mbulon një protestë dhe arrestohesh dhe ndoshta lëndohesh, do të mendosh dy herë nëse do të shkosh sërish herën tjetër kur mendon se ka rrezik që do të mund të kalosh natën në burg”, thotë Clayton Weimers, Drejtor Ekzekutiv i zyrës së Reporterëve pa Kufij në SHBA.
Numri i shkeljeve të lirisë së shtypit ka rënë vitet e fundit, por incidente si bastisja e një redaksie në Kansas, arrestimet dhe kërkesat nga gjykatat që gazetarët të dorëzojnë dokumentet që zotërojnë, kanë ndikuar në rënien në Indeksin Botëror të lirisë së shtypit. Një faktor tjetër, thonë Reporterët pa Kufij, është gjuha e ashpër e disa udhëheqësve politikë. Zyrtarët duhet të mbështesin median si pjesë e rëndësishme e demokracisë, thotë presidentja e Klubit Kombëtar të Shtypit Emily Wilkins.
“Ju bëj thirrje udhëheqësve tanë që të jenë të guximshëm dhe të thonë të vërtetën për median dhe rolin që ajo luan në demokraci. Ata duhet ta kuptojnë se çdo herë që sulmojnë gazetarët dhe median në tërësi, kjo është një goditje kundër demokracisë dhe dobëson vendin tonë”, thotë zonja Wilkins.
Faktorë tjerë që ndikojnë në ashpërsimin e mjedisit mediatik janë çështjet ekonomike. Analistët thonë se për shkak se kanë mbetur pak gazetarë, disa çështje mbulohen pak, ose aspak nga gazetarët. Gazetarja e gazetës 'Plain Dealer' në Klivland, Sabrina Eaton, thotë se ajo është një nga të vetmet gazetare që mbulon Kongresin për audiencën në Ohajo.
“Nga ne pritet të informojmë për atë që po ndodh. Nëse askush nuk është në terren për t'i njoftuar njerëzit se çfarë po bëjnë ligjvënësit, mendoj se kjo është një tragjedi”, thotë zonja Eaton.
Duke vënë theksin te dezinformimi në nivele të larta dhe mosbesimin ndaj mediave, zoti Weimers thotë se gazetarët kanë një përgjegjësi të madhe.
“Ne jemi të prirur ta kuptojmë lirinë e shtypit si një të drejtë për gazetarët, por aty përfshihen edhe detyrimet që kanë vetë gazetarët. Ata kanë detyrimin etik të mbulojnë çështjet në mënyrë të drejtë, të jenë transparentë dhe të mbajnë përgjegjësi kur bëjnë gabime”, thotë zoti Weimers nga Reporterët pa Kufij.
Por jo gjithçka është përkeqësuar, thonë Reporterët Pa Kufij. Nëse miratohet një projekt-ligj i ri për shtypin, i cili ka mbështetje dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, ai do të ofrojë mbrojtje më të madhe për gazetarët dhe burimet e tyre nga kërkesat e qeverisë për qasje në të dhënat e gazetarëve./ VOA
Foto ilustruese LETONIA- Në vendet kur dikur është dëgjuar vetëm zhurma e zogjëve dhe insekteve, tani janë zhvendos...
Foto nga konferenca në Singapor SINGAPOR- Paraqitja e paplanifikuar e presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky në konferencën më...
Ali Ahmeti MAQEDONIA E VERIUT- Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e miratuan të ...
dy ministrat IZRAEL- Dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërcënuar se do të largohen dhe do të ...
Balona AZIA- Koreja e Veriut dërgoi rreth 600 balona që transportonin mbeturina në Korenë e Jugut gjatë natës, tha Seuli...
Pamje nga ajri i qytetit Gotteshofen në Gjermani pas shirave të mëdha më 2 qershor 2024. GJERMANIA- Një zjarrfikës ësht&...
Kancelari gjerman Olaf Scholz. GJERMANIA- Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet lindor ka për qëllim ta frenoj&...
Mahmoud Ahmadinejad e dorëzon kandidaturën për president të Iranit në Teheran, 1 qershor 2024. IRANI- Ish-presidenti i Iranit, Mah...
Foto ilustruese SERBIA- Qytetarët serbë po votojnë më 2 qershor në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komu...
Foto Ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë ka kryer disa kontrolle në shtatë lokacione në k...