BOTA

"Përgatitje për skenarin më të keq", fortifikimet në zonën kufitare të Letonisë me Rusinë

M.B. Përditësimi i fundit 2 Qershor 2024, 18:29
"Përgatitje për skenarin më të keq", fortifikimet
Foto ilustruese

LETONIA- Në vendet kur dikur është dëgjuar vetëm zhurma e zogjëve dhe insekteve, tani janë zhvendosur pajisje të rënda që po hapin llogore të mëdha në kufirin mes vendit baltik të NATO-s dhe territorit të Rusisë. Riga do t’i alokojë rreth 303 milionë euro në pesë vjetët e ardhshëm për një projekt madhor fortifikimi.

“Ne kemi në plan të gërmojnë përgjatë kufirit, më pas ta forcojmë zonën me ‘dhëmbë dragoi’”, ka thënë Kaspar Lazdins, inxhinier i lartë i forcave të armatosura të Letonisë, në disa komente për median LSM, në fillim të majit.

“Secili rajon do t’i ketë mundësitë e veta. Ne nuk planifikojmë t’i përdorim vetëm burimet shtetërore, por edhe kompanitë civile”.

Kur gazetarë të platformës North.Realities e Radios Evropa e Lirë e kanë vizituar zonën në kufi me Rusinë në Terehova të Letonisë, në zonë është parë një kolonë e madhe me kamionë. Kjo zonë është më e qarkullueshmja në kufirin lindor të Letonisë, për shkak të një autostrade në afërsi që të çon direkt në Moskë. Nuk është larg as pika kufitare me Bjellorusinë.

Në vitin 2019, afër zonës kufitare Terehova ishte ndërtuar një mur gjembor për të pamundësuar kalimin e migrantëve ilegalë prej Rusisë. Tani aty do të shtohen edhe fortifikime masive ushtarake, në kuadër të asaj që Riga e quan “plan për përforcim të kufirit lindor”.

“Kufiri nuk na pengon neve, ne kemi jetuar këtu gjithë jetën tonë dhe nuk i kushtojmë më vëmendje”, ka thënë Inna Dukshta, punëtore e administratës në Pasiene, fshat në afërsi me pikën kufitare në Terehova.

Në afërsi të pikës kufitare shihen edhe disa mbishkrime “Ne jemi NATO” në gjuhën letoneze.

“Ne nuk e dimë nëse tanket do të vijnë, mirëpo natyrisht që jemi të frikësuar”, ka thënë Yulia, nënë e re në fshat kur është pyetur për afërsinë me kufirin rus.

“Kam familje, kam fëmijë. Nuk po mendoj për këtë sot, por për atë që mund të ndodhë në 20 vjetët e ardhshëm”, ka thënë ajo.

Nikolai, burrë në moshë, nuk e ka këtë shqetësim.

“Do të ishte më mirë nëse këto 303 milionë euro do të investoheshin në rrugë”, ka thënë ai.

“Nëse, Zoti na rujtë, do të ketë luftë, të gjitha këto fortifikime nuk do të na ruajnë asgjë”.

Gennady, një tjetër pensionist, mendon ngjashëm.

“Nuk di asgjë për këtë hendek”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Në luftërat moderne, nuk ka asgjë më efektive sesa diplomacia. Ambasadat nuk duhet të mbyllen, marrëdhëniet diplomatike nuk duhet të shkëputen. Vetëm diplomacia e mban gjallë paqen”.

Para pandemisë së koronavirusit, dhe luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, banorët e zonave kufitare në lindje të Letonisë kanë udhëtuar lirshëm në rajonin Pskov të Rusisë, ku kanë mundur të furnizohen me produkte me çmime me të volitshme. Sikur shume vendbanime në kufirin lindor të Letonisë, Pasiene është fshat kryesisht rusishtfolës.

“Si mund t’i detyroni njerëzit që të flasin në gjuhën letoneze?”, ka pyetur Elena, mirëmbajtëse.

“Jam prej Letonisë, ne të gjithë jemi shtetas të Bashkimit Evroian, mirëpo të gjithë kemi studiuar në shkollat ruse – nuk kemi pasur tjera”, ka thënë ajo. “Ne kemi jetuar kështu gjithë jetën, është e pamundshme që të ndryshohen njerëzit”.

Më 1991, Letonia e ka fituar pavarësinë, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ndonëse disa territore i kanë mbetur në Rusi. Në vitet 2000, Riga ia ka bërë me dije Moskës çështjen e atyre tokave. Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është përgjigjur me ton diplomatik.

“Ne nuk do ta negociojmë kurrë temën e pretendimeve territoriale”, ka thënë Putin, duke shtuar se Riga më parë mund t’i fitojë “veshët e gomarit të vdekur” sesa që do të fitojë kontrollin e atyre tokave.

Pas nisjes së luftës në Rusisë në Ukrainë, më 2022, Parlamenti i Letonisë i ka ndaluar festimet për 9 Majin, ditën kur Rusia përkujton fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.

Në Pasiene vazhdon të jetë e vendosur një përmendore e periudhës sovjetike që nderon ushtarët e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, mirëpo në pjesën jugore të kufijve mes Letonisë, Bjellorusisë dhe Rusisë, një “monument miqësie” është demoluar.

“Nuk më intereson për Rusinë dhe nuk ia di për parlamentin tonë”, ka thënë Inna, banore e Pasienes.

“Tani ata thonë se do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, mirëpo nuk e kam parë askënd që na është afruar për të biseduar. Ne jemi tokë e harruar këtu", ka thënë ajo.

“Ne bëjmë jetë të zakonshme, mbjellim, plotësojmë aplikacionet për subvencione. Ne tentojnë të fitojmë para, të rrisim diçka, të jetojmë prej perimeve dhe bagëtive tona”.

Historiani Ilya Lensky beson se gardhi aktual përgjatë kufirit të Letonisë do të duhej të ndërtohej 30 vjet më parë, duke përmendur si referencë valën e madhe të migrantëve prej Lindjes së Mesme që kanë hyrë në Letoni prej Bjellorusisë.

“Njerëzit janë vazhdimisht duke ecur, duke tentuar të kalojnë. Kjo i dërrmon shërbimet kufitare”, ka thënë ai.

“Në të njëjtën kohë, ka tentime për t’i identifikuar problemet në zonën kufitare”.

Lensky beson se njëra prej arsyeve pse autoritetet bjelloruse shtyjnë migrantët në kufirin me Letoninë, është nxitja e dhunës.

“Pritjet janë që dikujt t’i shkatërrohen nervat dhe të nisin të shtënat me armë zjarri, të rritet propaganda që rojet kufitare të Letonisë kanë qëlluar për vdekje azilkërkuesit”.

“Diçka kësisoj do të ishte shumë e dobishme për ta, sepse propaganda ruse dhe bjelloruse për rajonin e Baltikut është se ata janë nazistë të papenduar të cilët nuk të japin bukë, por vrasin njerëz”, ka thënë historiani.

Igor Raev, ish-komandant i përgjithshëm i forcave tokësore të Letonisë, ka thënë se pavarësisht që është vështirë të mendohet pushtimi i Baltikut nga ana e Putinit, situata në Ukrainë shërben si paralajmërim.

“Marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën janë përkeqësuar me kalimin e kohës. Ajo që është konsideruar e pamundshme më 2008, është bërë e mundshme më 2014 dhe më 2022 ka ndodhur”, ka thënë ai.

“Ne nuk e dimë se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen, si do të përfundojë konfikti në Ukrainë dhe çfarë do të ndodhë deri në fund. Prandaj, është më mirë të jemi të përgatitur për çfarëdo skenari”.

Raev ka thënë se fortifikimet që do të krijohen shpejt në kufi janë vetëm një element i masave të sigurisë së Letonisë.

“Strukturat mbrojtëse nuk kanë ndikim nëse njësitet tona nuk janë atje, duke shërbyer si barriera shtesë në linjën e mbrojtjes”.

Prezenca e NATO-s në shtetet e Baltikut është përforcuar dukshëm pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022 dhe Raev beson se Moska është varfëruar shumë në aspektin ushtarak, falë kalkulimeve të këqija të Kremlinit. Eksperti ushtarak beson se do të duhen “të paktën pesë vjet” që Kremlini të rikthejë fuqinë e vet ushtarake.

“Derisa Rusia t’i kthehet potencialit të vet ushtarak, ne besoj që do të jemi gati”, ka thënë ai./ REL

rusia letonia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan