Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të televizionit publik të Kosovës, Zana Spahiu, ka dhënë dorëheqje. Lajmi është konfirmuar për Radio Televizionin e Kosovës nga Spahiu. Dorëheqja do të jetë efektive nga 30 korriku, sipas transmetuesit publik.
Dorëheqja e Spahiut vjen disa ditë pasi RTK-ja dhe RTK Live transmetuan një pjesë të një artikulli të portalit boshnjak “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë), në të cilin supozohet se disa media të caktuara në rajonin e Ballkanit i janë nënshtruar regjimit të Vuçiçit. Në atë artikull janë përmendur edhe dy portale të Kosovës: "Nacionale" dhe "Periskopi".
Në Kosovë ka pasur reagime rreth këtij artikulli, kryesisht për faktin që RTK-ja transmetoi një pjesë të tekstit dhe ai më pas është shpërndarë prej disa deputetëve të pushtetit. Partitë opozitare në Kosovë kanë thënë se ky medium është “shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit”.
Qeveria e Kosovës nuk është prononcuar rreth këtij rasti, derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë të mërkurën se i ka dhënë informacione Prokurorisë për dy portalet e përmendura të Kosovës, me arsyetimin se “është e rëndësishme të dimë se kush financohet nga Serbia”.
Më 24 korrik, 16 organizata joqeveritare dhe tre aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar dorëheqjen e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Në reagimin e tyre, materiali i RTK-së është konsideruar “informacion dezinformues, me qëllim të sulmimit të mediave online, Nacionale dhe Periskopi”.
Bordi i RTK-së ka mbajtur më 23 korrik një mbledhje të jashtëzakonshme dhe përmes një njoftimi ka thënë se është i shqetësuar për publikimin “e artikullit kontrovers në RTK”, që e ka cilësuar si “lëshim të qartë", duke kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti.
Boro Kontiq, gazetar veteran nga Bosnja dhe Hercegovina dhe drejtor i Qendrës Mediale në Sarajevë, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë se, "Slobodna Bosna" është një media e themeluar në vitet 1989-1990 nga Senad Avdiq.
Sipas mendimit të tij, Avdiq ishte një nga gazetarët më të mirë në atë kohë dhe "Slobodna Bosna" një nga mediat kryesore të besueshme që luajti një "rol revolucionar" në vitet 1990 në nxjerrjen në pah të planit për rrethimin e Sarajevës nga ushtria jugosllave.
“Për shumë, ajo ishte një surprizë, por doli që shumica e asaj që publikuan ishte e vërtetë”, ka thënë Kontiq.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk e di nëse mund të flasë më për besueshmëri, pasi ky portal ka pësuar disa ndryshime. Në mesin e viteve '90, kjo media u kthye në gazetë të përjavshme dhe në 15 vjetët e fundit është vetëm online.
“Në një moment u fol shumë se ata u mbështetën nga SDA [Partia e Veprimit Demokratik], partia më e madhe boshnjake. Nuk e di se çfarë po ndodh. Unë njoh disa nga gazetarët që punojnë atje, janë gazetarë të mirë, profesionistë. Prandaj, është një media që ka një të kaluar të madhe, por çfarë është sot, t’iu them të drejtën, nuk e di”, ka thënë mes tjerash Kontiq./ REL
Foto ilustruese SERBI- Ministri pa portofol i Qeverisë serbe, Gjorgje Milliçeviq, ka nënshkruar në Banjallukë 13 kontrata pë...
Foto ilustruese FRANCA- Teksa Francën e ndajnë vetëm pak orë nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit...
SHBA- Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael "El Mayo" Zambada, lider i kartelit Sinaloa të ...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i kërkoi Kinës të enjten që t'i japë fund mbë...
Paris PARIS- Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’ua prezantojë miliona njerëzve, përmes ...
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja do ta fshijë Iranin nga harta, nga faqja e dheut nëse ai vritet nga Teherani.&nbs...
SUDAN- Shefi i politikës së jashtme të BE, Joesep Borell tha se blloku është gati të mbështesë të gjitha për...
Mustafa Muhammad Abu Ara IZRAEL- Një udhëheqës i organizatës lokale Hamas në Bregun Perëndimor të pushtuar ka vdekur n&e...
Joe Biden dhe Kamala Harris SHBA- Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, i bëri presion të fortë Kryeministrit izraelit Benjamin Netan...
foto ilustruese TAJVAN- Këtë javë, ndërsa Tajvani po përgatitej për fillimin e stërvitjeve të përvitshme ushta...