Tre dekada drejtues të SHIK-SHISH, meritat dhe akuzat
Historia e shërbimit inteligjent shqiptar pas rënies së komunizmit lidhet në mënyrë të pashmangshme me drejtuesit e tij n&e...
Historia e shërbimit inteligjent shqiptar pas rënies së komunizmit lidhet në mënyrë të pashmangshme me drejtuesit e tij n&e...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kërkuar një reformim të thellë të Shërbimit Informativ të Shtetit, duk...
Me thirrjet “pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “duam dorëheqje”, qytetarët kanë vijuar marshimin e protestës së...
Sot shënohet dita e 121 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m&...
Partia Demokratike pritet të bëjë kallëzim penal në SPAK pas publikimit të investigimit nga emisioni “Piranjat” p&eu...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth çështjes së ish-drejtoreshës së Shë...
Rrjedhja e gazit natyror që shkaktoi shpërthimin me shumë viktima në një ndërtesë në Plaka nisi nga apartamenti i katit ...
Çështja e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë bashkoi partitë politike kosovare në Kuvend. 99 deput...
Ushtria amerikane është tërhequr plotësisht nga Iraku, sipas një zyrtari të qeverisë irakiane. Të gjitha trupat ameri...
Pas deklaratave skandaloze të kreut të qeverisë shqiptare gjatë ditës së sotme, ka reaguar Partia Demokratike. Sipas zëdh&...

Banka Intesa San Paolo ka përjetuar një dështim të turpshëm të sigurisë, teksa një mashtrues ka arritur t’i vjedhë 95 milionë euro përmes një telefonate të rreme me inteligjencë artificiale.
Mashtruesit përdorën inteligjencën artificiale për t’u hequr si drejtues të lartë dhe e mashtruan Fideuram-in – degën e bankimit privat të Intesa Sanpaolo-s – duke e shtyrë atë të transferonte para në Azi, raporton Reuters, duke cituar dy persona të njohur me çështjen.
Gjithçka nisi në shkurt me një mesazh që dukej se vinte nga nivelet më të larta drejtuese.
Ja një përmbledhje e skemës:
Mesazhi: Paolo Molesini, asokohe kryetar i Fideuram-it, mori një mesazh në WhatsApp që dukej se vinte nga drejtuesi ekzekutiv i Intesa Sanpaolo-s, Carlo Messina, ku kërkohej ndihmë urgjente për një transaksion jashtë vendit.
Telefonata: Pak më vonë, një person që pretendonte të ishte partner i lartë në një studio ligjore të njohur e konfirmoi kërkesën përmes telefonit. Mashtruesit kishin rikrijuar zërin e tij duke përdorur inteligjencën artificiale.
Transfertat: Duke besuar se kërkesat ishin të mirëqena, Molesini udhëzoi departamentin e financës që t’i dërgonte paratë, kryesisht në llogari në Kinë dhe Hong Kong.
Molesini dha dorëheqjen në mars, duke përmendur arsye personale në atë kohë. As ai dhe as drejtues të tjerë të Fideuram-it nuk janë nën hetim. Në vend të kësaj, prokurorët e Milanos po hetojnë një shtetas të huaj që jeton jashtë Evropës për mashtrim kompjuterik.
U rikuperuan 53 milionë euro; pjesa tjetër përfundoi në kriptovaluta
Fideuram i identifikoi shpejt parregullsitë dhe njoftoi autoritetet në disa vende. Bashkëpunimi midis hetuesve në Kinë, Portugali dhe Itali bëri të mundur rikuperimin e rreth 53 milionë eurove. Megjithatë, rreth 36 milionë euro rezultojnë ende të humbura, pasi janë transferuar përmes llogarive jashtë vendit dhe janë konvertuar në kriptovaluta, raporton AML Intelligence.
Fondet e mbetura nuk janë gjurmuar dot pasi kaluan përmes një rrjeti llogarish jashtë vendit dhe u konvertuan në kriptovaluta.
As Molesini dhe as ndonjë drejtues tjetër i Fideuram nuk janë nën hetim, thanë burimet. Megjithatë, prokurorët e Milanos kanë vënë nën hetim një shtetas të huaj që jeton jashtë Evropës, me dyshimin për mashtrim kompjuterik, tha një nga burimet.
Rusia nuk ka forcat e nevojshme për të nisur sulm ndaj NATO-s ndërsa ushtria e saj mbetet e angazhuar në Ukrainë, tha sot ministri i ...
Të paktën tetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse në disa zona të U...
Shtatë persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore të raportuara si saudite n...
Tubimi Kombëtar (RN) i Marine Le Pen ka siguruar për herë të parë numrin e nevojshëm të senatorëve për të fo...
Riccardo Bossi, djali i madh i themeluesit të Lega-s, Umberto Bossi, është arrestuar në Busto Arsizio, në provincën e Varese-s, ...
Irani thotë se po pret përgjigjen “përfundimtare” të Shteteve të Bashkuara ndaj propozimit të tij për rihapjen e ...
Aleksandar Vuçiq do të kandidojë për postin e kryeministrit të Serbisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do t...
Oficerët e policisë malazeze gjetën një apartament në zonën e Budvës, të përdorur më parë nga shtetasit r...
Një avion i Lufthansa-s, që po fluturonte nga Frankfurti drejt Lisbonës, u devijua të shtunën në mbrëmje, më 26 shtator,...
Garda Revolucionare Islamike e Iranit pretendon se ka kapur një tjetër mjet autonom nënujor amerikan në ngushticën e Hormuzit, duke e i...