Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
PEKIN- Kina dhe Parlamenti Evropian (PE) janë në “fazën finale” të diskutimeve lidhur me largimin e sanksioneve ndaj ligjvënësve të tij, si pjesë e një lëvizjeje për t’i hapur derën përmirësimit të raporteve mes Pekinit dhe bllokut.
“Diskutimet me autoritetet kineze po vazhdojnë dhe janë në fazën finale”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i PE-së.
Presidentja e PE-së, Roberta Metsola “fillimisht do të informojë udhëheqësit e grupeve kur autoritetet kineze zyrtarisht do të konfirmojnë se sanksionet janë hequr”, shtoi zëdhënësi. “Gjithmonë ka qenë qëllimi i PE-së që sanksionet të hiqen dhe të rinisin raportet me Kinën”.
Diskutimet për heqjen e sanksioneve vijnë teksa Pekini po tenton të bëjë përparim në mes të një lufte tregtare me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Përballë një tarife prej 145 për qind të vendosur nga SHBA-ja, shtet që është tregu më i madh për eksportet e Kinës, Pekini tani po kërkon të përmirësojë raportet me Bashkimin Evropian pasi për vite të tëra kishte raporte të tensionuara me bllokun prej 27 shtetesh.
Pekini vendosi sanksionet në vitin 2021 kundër disa anëtarëve të Parlamentit Evropian, pasi Brukseli kishte përdorur masat e tij kundër zyrtarëve kinezë dhe entiteteve për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut të ujgurëve dhe minoriteteve të tjera myslimane, sikurse kazakët etnikë dhe kirgizët, në provincën Shinxhang të Kinës.
Në përgjigje, PE-ja më pas ngriu ratifikimin e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Investimeve BE-Kinë, që synonte thellimin e raporteve tregtare mes dy tregjeve masive.
Një marrëveshje drejt heqjes së sanksioneve, që fillimisht u raportua nga e përditshmja gjermane Suddeutsche Zeitung, rriti spekulimet se Kina dhe BE-ja po lëvizin drejt normalizimit të raporteve, teksa të dyja palët po përballen me presion nga administrata Trump.
BE-ja dhe Kina po ashtu pritet të mbajnë një samit në Pekin në muajin korrik.
Një zyrtar i BE-së, që foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se “është e vërtetë që ne po punojnë në heqjen e sanksioneve”.
Megjithatë, zyrtari tha se kjo lëvizje “absolutisht nuk ka të bëjë me arritjen e ndonjë marrëveshjeje tregtare” dhe se marrëveshja paraprake tregtare me Pekinin është përballur me pengesa më 2021, para se Kina të sanksiononte eurodeputetët dhe “kjo është edhe më e vërtetë sot”.
Zyrtari i BE-së shtoi se bisedimet me Pekinin janë duke u zhvilluar që disa muaj dhe kanë nisur para tarifave të vendosura nga Trumpi, që përfshijnë edhe tarifa prej 20 për qind ndaj BE-së – edhe pse tarifat amerikane aktualisht janë të pezulluara për 90 ditë, në mënyrë që të mund të negociohen marrëveshje tregtare.
Noah Barkin, këshilltar i lartë në Grupin Rhodium, kompani këshilldhënëse, tha se Pekini po përpiqet që të përdorë heqjen e sanksioneve si një hap paraprak për forcimin e lidhjeve tregtare me Brukselin, pas disa vitesh tensione për shkak të mbështetjes së Kinës ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës, si dhe për shkak të numrit rekord të hetimeve tregtare të nisura nga Komisioni Evropian ndaj kompanive kineze dhe politikave qeveritare tregtare.
Në një postim më 23 prill, Barkin shkroi se zyrtarët e BE-së i kanë thënë atij se “Kina shpreson që heqja e sanksioneve do të çojë në ringjalljen e Marrëveshjes BE-Kinë për Investime, duke dërguar një sinjal të fuqishëm për bashkëpunimin BE-Kinë në kohën kur Pekini dhe Brukseli janë nën një presion të madh nga lufta globale tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump”.
Barkin shtoi se pavarësisht këtyre pritjeve nga Kina, ai mendon se “shanset për një riafrim të mirëfilltë mes BE-së dhe Kinës janë të vogla”.
Sanksionet e BE-së ndaj entiteteve kineze janë në fuqi dhe është e paqartë nëse Kina po planifikon t’i largojë nga lista e zezë të gjithë eurodeputetët dhe entitetet evropiane që shënjestroi më 2021, apo vetëm disa prej tyre.
Në listën e eurodeputetëve përfshihen Michael Gahler dhe Miriam Lexmann, ligjvënës nga Gjermania dhe Sllovakia, Raphael Glucksmann nga Franca, and Ilhan Kyuchyuk nga Bullgaria.
Reinhard Butikofer, ligjvënës gjerman dhe ish-udhëheqës i delegacionit për Kinën të PE-së, që atëherë është larguar nga Parlamenti Evropian.
Në listën e zezë kineze përfshihen edhe dy komitete të lidhura me BE-në, tre deputetë të parlamenteve kombëtare, Institutin Mercator për Studime mbi Kinën, Fondacionin e Aleancës për Demokracitë si dhe dy akademikë që bëjnë kërkime për Kinën dhe Shinxhangun./REL
foto ilustruese RUSI- Një oficer i lartë ushtarak i Rusisë është vrarë të premten derisa nga shpërthimi i një...
SERBI- I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen ndodhet ditën e sotme në Serbi. Gjat&...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sqaroi deklaratën e tij të famshme të fushatës se ai mund t'i jap&e...
KOSOVË- Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për mbylljen e disa institucioneve paralele të Serbisë në Komunën ...
SERBI- Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Pas grupit të çikl...
KOSOVË- Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, njoftoi presidentja e K...
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me operacionin policor që ë...
KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të gjashtë të konstituimit të Kuv...
KOSOVË- Deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas dështimit për herë të gjashtë të konstituimit...
TURQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në veriperëndim të Turqisë, sipas nj&...