Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
HUNGARI- Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër ligjit të Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit, duke thënë se ai shkel rregullat e Bashkimit Evropian. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze, kundërshtarët e shohin ligjin si një kërcënim për mediat e pavarura në Hungari, të cilat mbështeten te donatorët ndërkombëtarë.
Tamas Bodoky themeloi portalin ‘Atlatszo’ në vitin 2011 si një platformë për gazetarinë e pavarur hulumtuese. Me platformën ‘Atlatszo’, që në hungarisht do të thotë “transparente”, Bodoky hulumton korrupsionin dhe shkeljet e tjera që po bëheshin më të vështira për t'u zbuluar.
“Mediat kryesore janë nën trysni të madhe politike në Hungari. Për këtë aarsye e lashë punën në mediat kryesore dhe themelova organizatën jofitimprurëse, për t'u çliruar nga këto trysni”, thotë zoti Bodoky.
Kjo trysni vjen nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban. Analistët e kanë kritikuar prej kohësh Kryeministrin Orban dhe përpjekjet e mbështetësve të tij për të kontrolluar mediat, për të ndikuar te opinioni dhe për të konsoliduar pushtetin e tij.
“Ata filluan të blejnë mediat kryesore. Mediat u pushtuan me besnikë të partisë në pushtet dhe u kthyen në një mjet propagande. Mediat private u kapën nga qeveria dhe u kthyen në një lloj mjeti propagande”, thotë zoti Bodoky.
Në vitin 2018 u krijua Fondacioni i Shtypit dhe Medias të Evropës Qendrore, i njohur si KESMA. Kjo u bë një pikë kthese për mediat e Hungarisë pasi konsolidoi rreth 500 media në një njësi të vetme pro-qeveritare.
Tani, vetëm disa media të pavarura, si ‘Atlatszo’, ‘Telex’ dhe ‘444’, kanë mbijetuar. Për të vazhduar punën, ato mbështeten pjesërisht tek fondet e donatorëve ndërkombëtarë.
Gabor Polyak, profesor i Universitetit ‘Eotvos Lorand’ në Budapest thotë se drejtuesit e Hungarisë kanë aktualisht dy strategji: njëra që krijon propagandën pro-qeveritare dhe financohet nga media publike.
“Pjesa tjetër e sistemit mediatik është e pavarur. Aty gazetarët po bëjnë punë të ngjashme me gazetarët në perëndim, po publikojnë artikuj hulumtues shumë të mirë”, thotë Profesori Polyak.
Por fondet për këto media tani janë në rrezik nga Zyra e Mbrojtjes së Sovranitetit të Hungarisë. Kjo agjenci shtetërore ka për detyrë të hetojë burimet e financimit për mediat, individët dhe shoqërinë civile.
Hungaria thotë se ligji është i nevojshëm për t’u mbrojtur kundër asaj që qeveria e quan “ndërhyrje të panevojshme politike”. Megjithatë, kritikët e qeverisë, duke përfshirë ‘Atlatszo-n’ dhe organizatën ‘Transparency International’ ishin ndër të parët që u vunë në shënjestër.
“Në shënjestër u vunë dy organizata jofitimprurëse që janë shumë aktive në luftën kundër korrupsionit dhe që kanë bërë shumë për të zbuluar korrupsionin e qeverive të Orbanit, në dekadën e fundit”, thotë themeluesi i organizatës ‘Atlatszo’, Tamas Bodoky. Gazetarët hungarezë janë të alarmuar.
“Kjo zyrë sovraniteti ishte arsyeja që na bëri bashkë dhe publikuam një letër të hapur, duke e cilësuar ligjin si një kërcënim dhe të papranueshëm”, thotë Balasz Kaufmann, gazetar i organizatës së pavarur mediatike ‘444’.
Komisioni Evropian gjithashtu mori masa. Në maj, Komisioni dërgoi një letër zyrtare duke nënvizuar se legjislacioni bie ndesh me rregullat e bllokut evropian.
Hungaria në përgjigjen e saj tha se ligji është për të kufizuar financimin e huaj të partive politike. Por, komisioni nuk u tërhoq. Në tetor, Komisioni e dërgoi çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian./ VOA
Foto ilustruese KOSOVE- Vendet e Bashkimi Evropian i kanë miratuar të premten agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkan...
SHBA- Joe Biden tha të premten se ekspertët vlerësojnë se uragani Milton shkaktoi një dëm marramendës prej 50 mil...
SHBA- Sulmi i 7 tetorit kundër Izraelit solli një tjetër rrjedhë të ngjarjeve duke përshkallëzuar konfliktin Izrael-Hamas. ...
BRUKSEL- Kryeministri i Hugarisë Viktor Orban pretendoi të premten se udhëheqës të Bashkimit Europian synojnë të “rr&...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës njoftoi se do ta ndihmojë Bosnje e Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-presidentit Donald Trump dhe në f...
SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate në zgjedhjet e 5 nëntorit, Kamala Harris ka pozuar për koperti...
UKRAINË- Artikulli i gazetës ‘Seattle Tribune’ përmbante gjithshka, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Adolf Hitlerin dhe nj&...
PRISHTINË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Mësohet se një kamion është futur në krahun e ...
Ekipi i Kosovës KOSOVË- Ekipi Kosovës për fluturimet me parashutë u rendit i dyti në kampionatin europian në Gjirokast&e...