Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA - Deri tani nuk ka pasur ndonjë veprim të madh lidhur me raportet mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, edhe pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10 deri në 20 për qind për importet nga BE.
Në përgjithësi, Evropa nuk luajti një rol të madh në orët e para të mandatit të dytë të Trumpit. Kështu u tha edhe në Parlamentin Evropian gjatë debatit të martën. Megjithatë, në PE ka pasur shumë debate për mënyrën se si duhet të qaset Evropa ndaj presidentit të ri dhe administratës së tij. Trump tha vetëm se donte të balanconte deficitin tregtar me BE-në, përmes ngritjes së tarifave të doganave apo përmes eksporteve më të mëdha të energjisë – si nafta dhe gazi natyror.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyenmbrojti një qasje pragmatike. "Ne do të jemi pragmatikë, por do t'u përmbahemi gjithmonë parimeve tona," tha ajo. Ajo beson se prioriteti kryesor tani është të diskutohen interesat e përbashkëta mes SHBA-së dhe BE-së, duke shtuar se ata do të jenë të hapur për negociata.
"Strategjitë e dyfishta" në çështjet tregtare
Komisioneri i Tregtisë së BE-së Marosh Shevçoviç theksoi, në një fjalim në Parlamentin Evropian, se BE-ja është tashmë importuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm amerikan. Rreth 50 për qind e gazit LNG në BE, tha ai, vjen nga SHBA. Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian është i gatshëm të zgjerojë këtë bashkëpunim strategjik me administratën e re të Trump. "Në të njëjtën kohë ne jemi gjithashtu të gatshëm të mbrojmë interesat tona legjitime nëse është e nevojshme," tha ai.
Kjo qasje është ndoshta ajo që Bernd Lange, kryetar i Komitetit të Tregtisë, e quan një "strategji të dyfishtë". Sipas këtij socialdemokrati, BE-ja duhet të negociojë aty ku është e mundur dhe të mbrohet nga sulmet aty ku është e nevojshme.
Dejvid McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, theksoi në një intervistë për DW, se Komisioni Evropian është më i përgatitur për mandatin e dytë të Trumpit. Përveç kësaj, këtë herë ata kanë qenë shumë herët në kontakt me qeverinë e re dhe e kanë bërë të qartë se tarifat dhe kundërtarifat doganore do të sjellin një situatë ku të dyja palët janë në humbje, tha ky kristiandemokrat.
Ka një marrëveshje mes europarlamentarëve se duhet të parandalohet një përshkallëzim i konfliktit tregtar me Donald Trumpin. Spanjolli Francisco José Millán Mon thekson se nga një luftë tregtare nuk do të përfitonte askush. Përkundrazi, BE-ja duhet të përpiqet për marrëdhënie tregtare me SHBA-në, thotë ky politikan nga Partia Popullore Evropiane konservatore. Përveç kësaj, beson ai, evropianët duhet të veprojnë së bashku në vend që të përpiqen të gjejnë marrëveshje individuale me Uashingtonin.
Deputetja e të Gjelbërve, Anna Cavazzini, gjithashtu beson se "Evropa e bashkuar" duhet të jetë përgjigja ndaj politikës "Duhet të bëjmë Amerikën prapë të madhe". Cavazzini i bën thirrje Komisionit Evropian të përdorë mundësitë që ka në dispozicion falë Aktit të Shërbimeve Digjitale.
Veçanërisht në kontekstin e afërsisë së Trumpit me Elon Musk, pronar i Platformës X, u tha se edhe kompanitë e mëdha duhet të respektojnë rregullat evropiane. Ligji i Shërbimeve Digjitale parashikon që duhet të merren masa kundër përmbajtjeve që janë në kundërshtim me ligjin, nën kërcënimin e gjobave.
Kritika dhe lëvdata për Donald Trump
Fjalë të qarta për Groenlandën u dëgjuan në Parlamentin Evropian, veçanërisht nga deputetë danezë, si Stine Bosse. Ai vuri në dukje se e ardhmja e Groenlandës mund të përcaktohet vetëm nga vetë groenlandezët. Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për "sigurinë ndërkombëtare".
Socialdemokrati Vytenis Povilas Andriukaitis kritikoi vendimin e Trump për të pezulluar Marrëveshjen e Parisit për Klimën, duke e quajtur atë "një turp". Deputeti lituanez shpreh keqardhje që Ukraina nuk u përmend në fjalimin hyrës të Trumpit.
Lavdërimet për lëvizjet e para të DonaldTrump në pushtet erdhën kryesisht nga kampi i ekstremit të djathtë. Për shembull, Christine Anderson, një anëtare e Alternativës për Gjermaninë (AfD), e cila është klasifikuar si ekstremiste e krahut të djathtë nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës, vlerësoi fjalimin inaugurues të Trump si "një frymë e re freskuese". Ajo tha se Trump po rivendos sigurinë e vendit duke mbyllur kufirin dhe duke deportuar të gjithë emigrantët e paligjshëm.
Në fund të debatit në Parlamentin Evropian, Komisioneri i Tregtisë Shevçoviç shprehu bindjen se nuk ka probleme mes dy partnerëve të ngushtë si SHBA-ja dhe Evropa që nuk mund të zgjidhen në mënyrë miqësore dhe bashkëpunuese./DW
Kuvendi në Malin e Zi MAL I ZI - Opozita në Mal të Zi ka deklaruar, se se nuk do të lejojë mbajtjen e seancës s&eum...
Zjarri Turqi TURQI - Pas zjarrit shkatërrimtar në një hotel në Turqi, prej të cilit gjetën vdekjen më shumë se...
Donald Trump SHBA - Politikat e emigracionit të Donald Trump ka të ngjarë të ndikojnë në debatin e politikave të migraci...
Zjarre KALIFORNI - Zjarret e vazhdueshme në Kaliforni ka të ngjarë të jenë fatkeqësia më e kushtueshme në historin&...
Donald Trump SHBA - Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të...
SHBA- Dy studentë adoleshentë janë vrarë dhe një është plagosur pas të shtënave të së mërkurë...
Foto ilustruese UASHINGTON- Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,500 ushtarë aktivë në kufirin me Mek...
Bolton TIRANË- Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton së fundmi ka hedhur poshtë shqetësimet e ngritura se me ardhjen e Trump...
SHBA- Donald Trump ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv Presidencial për të ofruar lehtësi urgjente për familjet amerikane n&...
Trump dhe Melania SHBA- Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump sot festojnë 20-vjetorin e tyre të martesë...