Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA - Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të tejkaluar Kinën, administrata e tij do të duhej të zbatonte një axhendë agresive sa i takon zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës që e fuqizon atë.
Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump anuloi një urdhër ekzekutiv të nënshkruar në vitin 2023 nga ish-Presidenti Joe Biden, që vendoste disa pengesa rreth zhvillimit të mjeteve gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale, si dhe përcaktonte masa të tjera mbrojtëse mbi privatësinë, të drejtat civile dhe sigurinë kombëtare.
Një ditë më vonë, zoti Trump u takua me drejtuesit e disa kompanive kryesore të teknologjisë, përfshirë Sam Altman, drejtuesin ekzekutiv të 'Open AI'; Larry Ellison, president i kompanisë 'Oracle' dhe Masayoshi Son, drejtues ekzekutiv i 'SoftBank', për të njoftuar një investim prej 500 miliardë dollarësh të sektorit privat në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, të njohur si ‘Stargate’.
“Duke nisur nga tani 'Stargate' do të ndërtojë infrastrukturën fizike dhe virtuale për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të inovacionit në fushën e inteligjencës artificiale, dhe kjo do të përfshijë ndërtimin e qendrave kolosale të të dhënave”, tha Presidenti Trump në një takim me mediat në Shtëpinë e Bardhë të martën.
‘Stargate’ ka për qëllim të investojë në krijimin e rreth 10 qendrave të mëdha në Shtetet e Bashkuara që do të ndihmojnë në përpunimin e të dhënave për sistemet e inteligjencës artificiale.
Qendra e parë e të dhënave është tashmë në ndërtim e sipër në Teksas. Investimi masiv i sektorit privat do të krijojë deri në 100,000 vende pune në SHBA, thanë drejtuesit ekzekutivë të kompanive të teknologjisë.
Mbajtja e Inteligjencës Artificiale në SHBA
“Ajo që duam të bëjmë është që ta mbajmë atë në këtë vend”, tha Presidenti Trump. “Kina është një konkurrente dhe vendet e tjera gjithashtu. Ne duam që inteligjenca artificiale të mbetet në këtë vend dhe po e bëjmë të disponueshme. Unë do të ndihmoj përmes shpalljes së gjendjes së emergjencës, sepse kjo është një situatë, e tillë, një emergjencë. Ne duhet t'i ndërtojmë këto gjëra”, tha ai.
Udhëheqësit e kompanive të teknologjisë shfrytëzuan rastin për të vlerësuar presidentin e ri.
"Mendoj se ky do të jetë projekti më i rëndësishëm i kësaj epoke", tha zoti Altman. "Ne nuk do të mund ta bënim këtë pa ju zoti President".
Janet Egan, një bashkëpunëtore e lartë në programin e teknologjisë dhe sigurisë kombëtare në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane, tha se të gjitha sinjalet që Presidenti Trump po dërgon, tregojnë se ai është serioz në ruajtjen e avantazheve që kanë aktualisht Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e inteligjencës artificiale.
OpenAI, krijuesi i ChatGPT-së, është mbështetur në qendrat e të dhënave të Microsoft-it për përpunimin e tyre. Sipas njoftimeve kompania ka diskutuar edhe me administratën e zotit Biden për pengesat rregullatore të planifikimit dhe lejeve për ndërtimin e qendrave të të dhënave.
Në një dokument të lëshuar në fillim të këtij muaji 'OpenAI' përmendi konkurrencën me Kinën, duke paraqitur propozimet e saj për "zgjerimin e rolit udhëheqës të Amerikës në zhvillimin e inteligjencës artificiale".
"Ka rreth 175 miliardë dollarë në fonde globale që presin të investohen në projekte që lidhen me inteligjecën artificiale. Nëse SHBA-të nuk i thithin ato fonde, ato do të rrjedhin në projekte të mbështetura nga Kina - duke forcuar ndikimin global të Partisë Komuniste Kineze", thuhej në dokument.
Patrick Hedger, drejtor i politikave në 'NetChoice', një organizatë që trajton çështje të teknologjisë, i tha Zërit të Amerikës se njoftimi i projektit ‘Stargate’ “është një sinjal i menjëhershëm se kapitali privat është mëse i gatshëm të dalë jashtë kufijve këto ditë, me administratën e re Trump".
Si pjesë e një morie veprimesh ekzekutive të hënën, Presidenti Trump eliminoi disa urdhra ekzekutivë ekzistues që vendosnin kufizime në nxjerrjen e energjisë që prodhohet nga lëndët djegëse fosile.
Gjatë aktivitetit në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Trump vuri në dukje gjithashtu se qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale konsumojnë sasi të mëdha energjie dhe shtoi se do t'i hapte rrugën ‘Stargate-t’ dhe kompanive të tjera private, për të investuar në projekte të reja të prodhimit të energjisë.
Ndërsa Presidenti Trump eliminoi shumë nga urdhrat ekzekutivë të ish-Presidentit Biden ai nuk duket të ketë ndërmarrë veprime kundër disa prej nismave të tjera të ish-presidentit të lidhura me inteligjencës artificiale.
Vitin e kaluar, zoti Biden ndërmori disa hapa për të kufizuar qasjen e Kinës në teknologjinë më të fundit të lidhur me inteligjencën artificiale, veçanërisht, duke kufizuar mundësitë e kompanive që t’i shesin gjysmëpërçues të avancuar dhe makineri që përdoren për t'i prodhuar ato, firmave kineze.
Për këtë çështje, tha zonja Egan, Presidenti Trump dhe ish-Presidenti Biden duket se janë në të njëjtën linjë.
"Mendoj se është e rëndësishme të theksohet gjithashtu vazhdimësia në mënyrën se si Trump po i qaset inteligjencës artificiale", tha ajo. “Ai e sheh atë njëkohësisht si rrezik dhe domosdoshmëri për sigurinë kombëtare. ... Pra, mendoj se duhet të presim që të shohim këtë qasje të shpejtë ndaj integligjencës artificiale që të plotësohet, për të kuptuar dhe menaxhuar rreziqet në zhvillim, veçanërisht rreziqet kibernetike, bërthamore, biologjike”, tha ajo./VOA
SHBA- Dy studentë adoleshentë janë vrarë dhe një është plagosur pas të shtënave të së mërkurë...
Foto ilustruese UASHINGTON- Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,500 ushtarë aktivë në kufirin me Mek...
Bolton TIRANË- Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton së fundmi ka hedhur poshtë shqetësimet e ngritura se me ardhjen e Trump...
SHBA- Donald Trump ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv Presidencial për të ofruar lehtësi urgjente për familjet amerikane n&...
Trump dhe Melania SHBA- Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump sot festojnë 20-vjetorin e tyre të martesë...
Foto ilustruese SHBA- Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë që të hetojnë mundësinë e ...
SHBA SHBA- Mijëra trupa amerikane janë urdhëruar të lëvizin menjëherë në kufirin jugor të SHBA me Meksikë...
Foto ilustruese ANGLI- Sipas një studimi të ri, burrat në mbarë botën kanë shtuar gjatësinë dhe peshën dy...
INDI INDI- Njëmbëdhjetë persona që u hodhën nga një tren kur u dëgjua një alarm zjarri. Por për fat t&eum...
Foto ilustruese IRAK- Një stuhi reagimesh ka ardhur nga deputetë dhe organizata në Irak pas miratimit të ligjit që lejon...