Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
MOLDAVI- Zyrtarët në Bruksel u zgjuan me një ndjenjë lehtësimi mëngjesin e së hënës, pasi presidentja proevropiane e Moldavisë, Maia Sandu, u rizgjodh në krye të këtij vendi. Në balotazhin e ngushtë presidencial më 4 nëntor, ajo siguroi 55 për qind të votave. Kundërshtari i saj prorus, Alexandr Stoianoglo, mori 45 për qind.
Përndryshe, kjo ishte një vjeshtë e rëndë për bllokun evropian, pasi partitë populiste - skeptike ndaj BE-së - fituan zgjedhjet parlamentare në Austri dhe dolën jashtëzakonisht mirë në tri lande të Gjermanisë lindore. Pastaj, javën e kaluar, ishte Gjeorgjia - vend kandidat për anëtarësim në BE që nga dhjetori i vitit 2023 - ku Partia Ëndrra Gjeorgjiane, gjithnjë e më autoritare, përfundoi me lehtësi e para në zgjedhjet parlamentare, që u përshkuan me shumë parregullsi. Kjo është një çështje ndaj së cilës Brukseli nuk është ende i sigurt se si do të reagojë.
Të gjitha këto rezultate i shkaktuan BE-së një ankth të vërtetë, duke u pyetur: a po zbehet fuqia e saj tërheqëse dhe çfarë është duke bërë gabim? E, mbase më e rëndësishmja, a po mundet nga Rusia në lagjen e tyre të përbashkët?
Moldavisë iu dha statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2022, me shpresën se negociatat e pranimit do të fillojnë në vitin 2025. Kohëve të fundit, BE-ja ishte jashtëzakonisht aktive në Moldavi. Që nga viti 2022, ajo i dha asaj 2.2 miliardë euro, ndërsa pak para zgjedhjeve u angazhua edhe për 1.8 miliard.
Oligarkët prorusë, si Ilan Shor dhe Vlad Plahotniuc, të cilët përçanë jashtëzakonisht shumë politikën moldave, u sanksionuan nga BE-ja, ndërsa dhjetëra udhëheqës dhe ministra evropianë vizituan Kishinjevin gjatë verës, për të shprehur mbështetje për presidenten Sandu.
Për Brukselin, kjo tregon përkushtimin e tij ndaj Moldavisë, por edhe shqetësimin e tij për të, marrë parasysh se vendi është thellësisht i ndarë në kampe proevropiane dhe proruse. Rezultati i ngushtë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë dhe, gjithashtu, fitorja e ngushtë e kampit që votoi me “po” në referendumin për anëtarësim në BE, që u mbajt në të njëjtën ditë, i ndezën kambanat e alarmit në Bruksel.
Tani, vëmendja e BE-së do të kthehet te zgjedhjet parlamentare të Moldavisë që do të zhvillohen në verën e vitit 2025. Gjatë mandatit të dytë të Sandusë, Moldavia ka shumë të ngjarë t’i afrohet anëtarësimit në BE, por do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë për Qeverinë për t’ua demonstruar qytetarëve përfitimet nga anëtarësimi në bllok.
Vendet e Ballkanit Perëndimor për shembull, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia, janë kandidate për vite me radhë, por ende nuk kanë dalë nga dhoma e pritjes. Për më tepër, BE-ja ka tani edhe sfida të tjera: një administratë të re në SHBA, luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe gjakderdhjen e vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Me shumë mundësi, BE-ja do të ndajë më shumë para për Moldavinë, por a do të mund t’i bëjë konkurrencë Rusisë, sidomos pas dyshimeve se Kremlini është duke blerë vota?!
“Ne, si evropianë, përpiqemi t’i blejmë zemrat e moldavëve me fjalë, por rusët i blejnë mendjet e moldavëve me para”, tha një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti.
Vetë paaftësia e BE-së për t’i promovuar në mënyrë efektive avantazhet e lidhjeve më të ngushta me Brukselin, duhet fajësuar për këtë. Disa vëzhgues theksojnë nevojën që vendet e BE-së të kenë një prani më të madhe në Moldavi, me më shumë diplomatë dhe zyrtarë.
Ekziston, gjithashtu, nevoja që Qeveria moldave të bëjë gjëra me rëndësi për qytetarët e zakonshëm, sidomos reforma në drejtësi, të cilat, sipas një vlerësimi të fundit të BE-së, kanë nevojë për përmirësim. Sandu, e cila ka punuar për Bankën Botërore, është padyshim e njohur dhe e respektuar në Bruksel, dhe kjo e ndihmon shumë reputacionin e Moldavisë jashtë vendit.
Por, kjo mund edhe të mos mjaftojë, sidomos për faktin se ajo shihet si një “presidente e diasporës”, për shkak të mbështetjes së madhe që ka nga emigrantët moldavë. Marrë parasysh fuqinë në rënie të BE-së dhe kërcënimin që paraqet ndërhyrja ruse, beteja e ardhshme ka të ngjarë të zhvillohet në frontin e brendshëm./ REL
kamala harris, donald trump SHBA- Me vetëm një ditë për të shkuar, gara për Shtëpinë e Bardhë është ...
SHBA SHBA- Një stuhi e fortë dhe e rrezikshme përshkoi Oklahomën gjatë natës të së shtunës. Disa tornado t&eum...
Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërw rekurs në Gjykatën e Lartë për tw ndryshuar...
Foto ilustruese FRANCË- Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Paris. Mësohet se të plagosurit u su...
Angli ANGLI- Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar pasditen e së shtunës në Edinburg. Kalimtarët t&e...
harris, trump SHBA- Kandidatët presidencialë amerikanë thanë se lufta kundër korrupsionit dhe trysnive nga jashtë do të ...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për vendimin që të shkëpusë...
Foto ilustruese IZRAEL- Një ish-zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është arrestuar me dyshimin p&...
Indi INDI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Indi. Mësohet se një autobus ra në një kanion ku hum...
Trump SHBA- Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e Europës. Në rast se do të rizgj...