Protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Në vitin 2017, Ignatova ishte e vetmja grua as aktore e as e famshme që u përfshi në kalendarin artistik vjetor të kompanisë italiane të gomave, Pirelli, duke u shfaqur përkrah yjeve të Hollivudit të përmendura më sipër dhe të tjerëve, përfshirë Alicia Wikander, Julianne Moore, Helen Mirren dhe Leya Seydoux.
Pak e njohur për njerëzit në Rusi dhe jashtë saj, Ignatova është thjeshtra, apo vajza e gruas, së Sergei Chemezov, kreut të konglomeratit gjigant shtetëror Rostec – prodhuesit të armëve të përdorura në luftën e Rusisë kundër Ukrainës – dhe mikut të ngushtë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Bashkimi Evropian tani po e përdor përfshirjen e Ignatovës në këtë kalendar si provë shtesë për ta mbështetur vendimin e tij për të mos i hequr sanksionet e vendosura ndaj saj në prill të vitit 2022 për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka zbuluar njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, Systema.
Ignatova po i kundërshton këto sanksione në gjykatën e BE-së, duke argumentuar se ajo nuk përfiton nga pasuritë e mëdha të kontrolluara nga njerku i saj, Chemezov, i cili është nën sanksione të BE-së që prej vitit 2014 për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës.
“Arsyeja e vetme e mundshme”
Këshilli i Bashkimit Evropian nuk pajtohet.Në një letër drejtuar avokatëve të Ignatovës, që Systema e ka parë, Këshilli i BE-së i referohet kalendarit si një nga disa provat se ajo përfiton nga lidhjet me Chemezovin.
Një partneritet i asaj kohe mes Pirellit dhe Rostec ishte “arsyeja e vetme e mundshme” për përfshirjen e Ignatovës në kalendar, thuhej në letër. Përfshirja e saj “[hedh] dritë mbi lidhjen e ngushtë” mes saj dhe Chemezovit.
Kalendarët zakonisht paraqesin “njerëz të famshëm që i përkasin showbiz-it global dhe sigurisht jo pedagogeve universitare”, shtohej më tej.
Në faqen zyrtare të kalendarit, Ignatova përshkruhej si profesoreshë e teorisë politike në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe “mysafire e posaçme” që fotografi Peter Lindbergh e kishte njohur në vitin 2015.
Ignatova dhe Pirelli nuk iu përgjigjën kërkesës së Systemas për koment.
Bashkimi Evropian u pajtua këtë muaj për ta zgjatur ndalimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve për Ignatovën dhe mbi 2.600 persona e entitete të tjera deri në mes të marsit 2026.
Putini dhe Chemezov në Dresden
Në letrën e parë nga Systema, Këshilli i BE-së përmend tri asete që, sipas tij, tregojnë se Ignatova ka përfituar nga lidhjet me Chemezovin: një kompani në Belize e quajtur Elsamex; një vilë në Marbella të Spanjës; dhe një superjaht prej 130 milionë dollarësh, Valerie, për të cilin avokatët e Ignatovës pretendojnë se është shitur.
Këshilli i BE-së shprehu dyshime për këtë pretendim. Ignatova, 38-vjeçare, është vajza e gruas së Chemezovit, Jekaterina Ignatova, nga martesa e saj e parë.
Ajo diplomoi në magjistraturë në shkencat politike në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës në vitin 2013 dhe ka mbajtur ligjërata atje. Ignatova është bashkautore në një monografi mbi “politikën shtetërore në fushën e teknologjisë së lartë”, në të cilën Chemezov është i listuar si redaktor.
Në vitin 2017, Ignatova u bë drejtoreshë e një kompanie të quajtur Farmapt, e cila, sipas regjistrit tregtar, nuk ka punonjës të tjerë. Ajo është gjithashtu e përfshirë në një kompani që zotëronte prona në Moskë me vlerë 7 milionë dollarë në vitin 2020.
Chemezov, 72-vjeçar, është shef ekzekutiv i Rostec që nga viti 2007.
Ai ka qenë mik i ngushtë i Putinit që nga koha kur shërbenin si oficerë të KGB-së sovjetike në Gjermaninë Lindore komuniste gjatë viteve ‘80, ku banonin në të njëjtin pallat në Dresden.
Në vitin 1996, kur Putini u bë zëvendësshef i kabinetit të presidentit Boris Jelcin, ai e emëroi Chemezovin drejtor të departamentit të Kremlinit për marrëdhënie ekonomike me jashtë.
Chemezov ka mbështetur pushtimin e Ukrainës dhe ka përsëritur narrativat e Putinit në deklaratat publike, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë se kanë provokuar konfliktin dhe duke thënë se ata rrezikojnë të nxisin luftë botërore. /Rel/
Presidenti i SHBA-së Donald Trump të martën në mbrëmje (16.09.2025) mbërriti për një vizitë shtetërore n&eum...
Protestuesit e Gjeneratës Z në Nepal rrëzuan një qeveri në më pak se 48 orë, por fitorja ka ardhur me një çmim t&...
Policia ekuadoriane përdori gaz lotsjellës dhe taktika për kontrollin e trazirave të martën për të shpërndarë prote...
Prokurorët e Utah-ut thanë të martën (16 shtator) se do të kërkojnë dënimin me vdekje për të dyshuarin në...
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, në vizitën e tyre të...
Ish-ambasadori i Hollandës në Kosovë, Robert Bosch foli mbi procesin gjyqësor të mbajtur në Hagë ndaj ish-presidentit të...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha të martën se ajo që po ndodh në Gaza është e...
Operacioni i ri tokësor i ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës është në kulmin e tij, ndërsa udhëheqja ushtarake...
Industria automobilistike turke ka hedhur në treg modelin më të ri elektrik, Togg T10F, një sedan që i shtohet SUV-it T10X. Prezantim...
Ministria e Brendshme Britanike nuk iu përgjigj ankesave të mjekëve, rreth shqetësimeve për shëndetin mendor të Leonard Far...