BOTA

BE-ja vazhdon përpjekjet për financimin e REL-it pas ndërprerjes së fondeve nga SHBA-ja

n.f Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 23:01

BE-ja vazhdon përpjekjet për financimin e REL-it pas ndërprerjes

SHBA- Politikanët e Bashkimit Evropian thanë se po vazhdojnë përpjekjet për një mbështetje të mundshme për Radion Evropa e Lirë (REL), pasi Qeveria amerikane ndërpreu fondet për median që ka selinë qendrore në Pragë, mes shqetësimeve se mbyllja e këtij transmetuesi mund të jetë një goditje për mediat prodemokracisë.

Ministri çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak, u tha gazetarëve në Bruksel më 18 mars se disa shtete kanë mbështetur nismën deri më tani, por blloku duhet të veprojë shpejt “sepse do të ishte një gabim i madh nëse lihet që ky institucion të vdesë”.

“Ne duhet të nxisim një lloj interesi dhe të takohemi me komisionarët dhe disa shtete. Në këtë pikë, kjo nismë është mbështetur nga shtatë shtete të tjera, dhe pasi ne ta bëjmë publike në Këshillin për Çështje të Përgjithshme, edhe më shumë shtete do të na bashkohen”, tha Dvorak, duke shtuar se çështja duhet të zgjidhet “brenda disa javësh”.

Mbështetje për REL-in ka shprehur edhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka biseduar me Dvorakun për këtë çështje.

“Do të bëj gjithçka që kam në duar për të mbështetur vazhdimin e punës së REL-it”, shkroi ajo në platformën sociale X, më 18 mars.

Ambasada gjermane në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo media është “fener i raportimit të lirë dhe të paanshëm” për më shumë se shtatë dekada në mbarë Evropën dhe më tej.

“Siç ka theksuar përfaqësuesja e Lartë [e BE-së, Kaja] Kallas, BE-ja aktualisht është duke eksploruar mundësitë për të mbështetur punën e rëndësishme të REL-it. Kjo, po ashtu, flet për kontributin e REL-it për demokracinë dhe promovimin e informacionit të besueshëm në mbarë botën”, tha Ambasada gjermane në Prishtinë.

Me nismën e Republikës Çeke për mundësinë e mbështetjes së REL-it, në takimin e ministrave të Jashtëm të 27 shteteve të bllokut, të mbajtur më 17 mars, u adresua kjo çështje, teksa e ardhmja e REL-it mbetet e pasigurt pas ndërprerjes së financimit nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë fundjavës.

Përderisa Dvorak nuk deshi të tregonte emrat e shteteve që tashmë kanë shprehur mbështetje për këtë nismë, burimet diplomatike i thanë REL-it se bëhet fjalë për Gjermaninë, Austrinë, Suedinë, Holandën, Belgjikën, Slloveninë, tri shtetet e Baltikut, Poloninë dhe Republikën Çeke.

“Vështirësitë financiare me të cilat po përballet Radio Evropa e Lirë vënë në rrezik serioz gazetarinë e pavarur në rajone ku shtypi i lirë është i heshtur, nga Rusia dhe Bjellorusia deri në Iran dhe Afganistan”, shkroi në X ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot.

“Nëse REL-i zhduket, dezinformatat dhe propaganda do të mbushin boshllëkun. Kjo do të ishte një fitore e drejtpërdrejtë për ata që kërkojnë të minojnë demokracinë... Evropa nuk mund të lejojë që kjo të ndodhë. Mbrojtja e shtypit të lirë do të thotë mbrojtje e demokracisë. Qasja në raportimin e bazuar në fakte nuk është thjesht një parim, por një domosdoshmëri për sigurinë dhe liritë themelore”, shtoi ai.

Ndërkaq, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, më 17 mars, ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, tha se ai ndjeu një “interes të caktuar” nga shtete të tjera anëtare të BE-së lidhur me nismën e shtetit të tij dhe se “është përgjegjësia jonë që ta trajtojmë këtë çështje seriozisht”.

Homologu polak i Lipavskyt, Radek Sikorski, po ashtu shprehu mbështetjen për REL-in, duke kujtuar se si babai i tij dëgjonte këtë radio së bashku me Zërin e Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë.

“Në këtë mënyrë ne mësonim faktet bazike lidhur me shtetet tona sepse propaganda komuniste ishte e kontrolluar”, tha ai për gazetarët. “Dhe këto institucione vazhdojnë të bëjnë punën e njëjtë sot për autokracitë”.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 14 mars që synon të reduktojë shtatë agjenci federale – përfshirë Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr REL-in dhe transmetues tjerë federalë. Urdhri u kërkon krerëve të entiteteve qeveritare që brenda shtatë ditësh të dorëzojnë një raport që konfirmojnë zbatimin e plotë.

Disa orë pas publikimit të urdhrit ekzekutiv, një letër nga USAGM tha se granti i miratuar nga Kongresi, që financon REL-in, ishte ndërprerë. Më 18 mars, REL-i ka paditur USAGM-in, zyrtarët e kësaj agjencie, Kari Lake dhe Victor Morales, për përpjekjet e tyre për të ndërprerë grantin federal për këtë media.

Në padi thuhet se ndërprerja e fondeve për REL-in të miratuara nga Kongresi, përbën shkelje të ligjeve federale, përfshirë Kushtetutën amerikane, që i jep Kongresit pushtet ekzekutiv mbi shpenzimet federale.

Presidenti i REL-it, Stephen Capus, ka deklaruar më herët se ndërprerja e fondit do të jetë një “dhuratë e madhe për armiqtë e Amerikës”, një mendim që është shprehur edhe nga vëzhgues për të drejtat e mediave, grupet avokuese për demokracinë dhe politikanët.

Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, tha se “përpjekjet e fundit të administratës Trump për të shpërbërë entitete të themeluara dhe finanduara nga Kongresi, që ofrojnë informacion të saktë për qindra miliona njerëz në vende ku liria e shtypit është nën sulm, minon angazhimin e SHBA-së për demokracinë”.

“Nëse presidenti Trump ia arrin qëllimit të tij, ata që varen nga mediat e pavarura, të mbështetura nga SHBA-ja, si alternativa për mediat kineze dhe të Kremlinit, dhe ata që jetojnë nën regjime autoritare, do të humbasin një burim kritik”.

USAGM është agjenci e pavarur e Qeverisë amerikane, që mbikëqyr transmetimin e lajmeve dhe informaciove në mbi 50 gjuhë, për rreth 361 milionë njerëz çdo vit.

Kërkesa për buxhetin nga USAGM për vitin fiskal 2025 ishte 950 milionë dollarë për të financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale. Këtu përfshihen media si REL-i, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Transmetimeve për Kubën (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur.

“Suedia ka mbështetur nismën çeke për të shikuar për mënyra se si BE-ja dhe shtetet e saj anëtare mund të mbështesin REL-in dhe rolin e tij si zë i lirisë, ku ka më shumë nevojë”, tha ministrja suedeze për Çështje të BE-së, Jessica Rosencrantz.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Evropian, Mafred Weber, tha se vendimi për të hequr dorë nga mbështetja për REL-in është shembull se si situata gjeopolitike është duke ndryshuar.

Ai tha se vlera që definojnë evropianët janë liria, demokracia, sundimi i ligjit, trajtimi i barabartë, ndalimi i diskriminimit kundër grave, e të tjera.

"Duke pasur këtë parasysh, besoj se ata që promovojnë këto vlera, sikurse REL-i, duhet të mbështeten nga BE-ja. Ne po flasim për një buxhet prej rreth 140 milionë eurosh, aq sa aktualisht ka REL-i. Prandaj, sipas meje, ne duhet të kërkojmë një zgjidhje serioze për të siguruar financimin e duhur. Ata po mbrojnë parimet që na përcaktojnë", tha ai në një prononcim për gazetarë në Podgoricë.

Trump, i cili ka marrë një mori vendimesh për t’i zvogëluar shpenzimet qeveritare prej kur ka nisur mandatin e dytë në janar, gjatë mandatit të tij të parë e kishte kritikuar USAGM-in lidhur me pavarësinë editoriale dhe drejtimin që u është dhënë programeve. Ai i ka përsëritur këto shqetësime pasi nisi mandatin e dytë. Mbështetësit e transmetuesve thonë se ato janë degë e rëndësishme e diplomacisë amerikane./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan