Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
BRUKSEL- Platforma X e miliarderit, Elon Musk, po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara dhe po shkel rregullat e përmbajtjes të Bashkimit Evropian, tha Brukseli më 12 korrik, njoftim që mund të çojë në gjoba të majme. Rregullatorët e BE-së nuk janë të kënaqur me sistemin e verifikimit të llogarive në X, nën pronësinë e Muskut, pasi që kushdo që ka abonim premium mund të verifikojë llogarinë. Më herët, para se Musk të blinte platformën që paraprakisht quhej Twitter llogaritë e verifikuara ishin të rezervuara për liderët, kompanitë dhe gazetarët, pas miratimit.
Vërejtja zyrtare ndaj platformës X është e para që bëhet sipas Aktit të shërbimeve digjitale (DSA), një ligj që detyron kompanitë digjitale të bëjnë më shumë për të kontrolluar përmbajtjen online. Vërejtja u bë pasi rregullatorët nisën një hetim dhjetorin e vitit të kaluar. X bëhet kompania e tretë që përballet me vërejtje të BE-së për shkelje të rregullave të reja, pasi Brukseli paralajmëroi kompanitë Apple dhe Meta që të ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë ose do të përballen me gjoba masive për shkelje të ligjit të dytë të njohur si Akti i tregjeve digjitale (DMA).
Musk e bleu platformën e mediave sociale Twitter në tetor të vitit 2022 dhe më pasi ai ndryshoi emrin. Por, planet e tij për kompaninë X e kanë përplasur me BE-në, pasi blloku dëshiron që kompanitë e mëdha të teknologjisë të bëjnë më shumë për të mbrojtur përdoruesit online dhe të rrisin konkurrencën në sferën digjitale. Tani, Komisioni Evropian në vlerësimin fillestar për platformën X tha se kompania “po shkel” DSA-në, duke argumentuar se rrjeti social “po mashtron” përdoruesit me rregullat për verifikimin e llogarive.
“Pasi që kushdo mund të abonohet dhe të marrë statusin e ‘verifikimit’, kjo ka efekte negative në aftësinë e përdoruesve që të marrin vendime të lira dhe të mirinformuara për autenticitetin e llogarive dhe përmbajtjes me të cilët ata ndërveprojnë”, u tha në deklaratë.
“Ka dëshmi se një gjë e tillë motivon aktorët dashakeq që të abuzojnë me ‘llogaritë e verifikuara’ për të mashtruar përdoruesit”, u tha në deklaratë.
KE-ja po ashtu akuzon kompaninë X se ka dështuar të respektojë rregullat sa i përket transparencës së reklamimit, pasi kompania nuk ofron një bazë të të dhënash “ku mund të bëhen kërkime dhe që është e besueshme”. Po ashtu, blloku thotë se kompania e Muskut nuk u ka dhënë qasje hulumtuesve në të dhëna publike.
“X tani ka të drejt të mbrohet. Por, nëse vlerësimi ynë konfirmohet, ne do të vendosim gjoba dhe do të kërkojmë ndryshime të mëdha”, tha zyrtari i lartë i BE-së për fushën digjitale, Thierry Breton.
Sipas DSA-së, gjobat mund të shkojnë deri në 6 për qind të fitimeve vjetore të një kompanie në mbarë botën dhe ta detyrojë atë të bëjë ndryshime për të adresuar shkeljet. X mund të analizojë vërejtjet e BE-së dhe të mbrojë veten. Sipas rregullave, nuk ka afat kohor se sa mund të zgjasë një hetim. X është një prej 25 platformave të mëdha online me mbi 45 milionë përdorues aktivë në muaj në 27 shtetet e BE-së./ REL
Foto ilustruese KOSOVA- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë...
Joe Biden, Kamala Harris dhe Donald Trump WASHINGTON- Veç gafës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të cilin e prezantoi si Vl...
Giorgia Meloni WASHINGTON- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shfaq e mërzitur në mëngjesin e së enjtes, ndërsa ajo dhe ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Florida, 11 korrik 2024. SHBA- Kryeministri nacionalist i Hungarisë, V...
Volodymy Zelensky dhe Jens Stoltenberg SHBA- Ndërsa pjesa më e madhe e takimit të NATO-s në Uashington ka qenë e pë...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden përdori konferencën e tij të shumëpritur për shtypin të enjten për të mbr...
Foto ilustruese SHBA- Një numër në rritje demokratësh në Kongres po i bëjnë thirrje presidentit demokrat Joe Biden q&eum...
Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vijuar të enjten serinë e...
Yulia Navalnaya RUSI- Shërbimi vëzhgues financiar i Rusisë, Rosfinmonitoring, e shtoi të enjten Yulia Navalnayan në listën e ...
Foto ilustruese IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, bëri thirrje të enjten për një hetim shtetëror për d&e...