Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, bëri thirrje të enjten për një hetim shtetëror për dështimet në lidhje me sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor, duke thënë se hetim duhet të bëhet edhe ndaj vetë atij dhe shefit të tij, kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Gallant i bëri këto komente në një ceremoni diplomimi për oficerët e ri ushtarakë, ku mori pjesë edhe Netanyahu, koalicioni qeverisës i të cilit është buzë dështimit si pasojë e mosmarrëveshjeve të brendshme.
Hetimi shtetëror, tha ai, duhet “patjetër të jetë objektiv, dhe duhet të hetohemi të gjithë ne që i marrim vendimet dhe ata të cilët i zbatojnë ato; Qeveria, ushtria dhe agjencitë e sigurisë”.
“Duhet të hetohem unë, ministri i Mbrojtjes, dhe duhet të hetohet edhe kryeministri”, tha Gallant.
Netanyahu i ka hedhur poshtë thirrjet për kryerjen e një hetimi shtetëror për sulmin e 7 tetorit, i cili e zuri Izraelin të papërgatitur dhe e nxiti luftën në Rripin e Gazës. Ai thotë se hetimi për atë se cfarë ndodhi atë ditë, duhet të kryhet pasi të ketë përfunduar lufta në Gazë.
Vetëm Qeveria mund të vendosë për formimin e një komisioni hetues shtetëror, i cili ka mandat më të gjerë dhe gjetjet e tij kanë peshë të madhe. Anëtarët e një komisioni të tillë zgjidhen nga kryetari i Gjykatës Supreme. Gallant ka pasur mospajtime me Netanyahun edhe më parë.
Vitin e kaluar, pas disa muajve protesta gjithëkombëtare kundër planeve të Qeverisë për t’ia kufizuar pushtetin Gjykatës Supreme, Gallant kërkoi që ligji të tërhiqej, duke paralajmëruar se mosmarrëveshjet publike mund ta dëmtojnë sigurinë kombëtare.
Netanyahu e shkarkoi atë menjëherë, duke nxitur dhjetëra mijëra izraelitë të dalin nëpër rrugë në mbështetje të Gallantit. Kryeministri veteran e ndryshoi mendjen dhe Gallant e mbajti postin.
Më 7 tetor, militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Kjo e nxiti Izraelin ta nisë menjëherë një luftë ajrore dhe tokësore në Gazë, e cila prej atëherë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Izraeli thotë se më shumë se 120 pengje po mbahen ende në Gazë, pasi më shumë se 100 të tjerë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor. Sipas tij, rreth 40 pengje kanë vdekur dhe druhet se më shumë do të vdesin me vazhdimin e luftës.
Bisedimet për armëpushimin kanë ngecur kohë pas kohe për shkak të kërkesës së Hamasit që çdo marrëveshje të përfshijë përfundimin e luftës.
Kryeministri Netanyahu ka ofruar ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por ka thënë se lufta nuk do të mbarojë derisa Izraeli ta shfarosë Hamasin dhe t’i kthejë të gjitha pengjet që po mbahen nga grupi militant./ REL
Gashi MAQEDONI- Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi i cili qëndroi gjatë javës në Uashington tha...
Kurti KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës është miratuar një Deklaratë për Mbështetjen e Rezolutës së Asam...
Foto ilustruese KANADA- Një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur pak më parë në zonën detare në perënd...
Peter Szijjarto HUNGARI- Hungaria nuk dëshiron që NATO-ja të bëhet një bllok “kundër Kinës”, dhe nuk do ta m...
Vendi i ngjarjes KOSOVË- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në fshatin Jezerc të Fe...
Foto ilustruese ANGLI- Policia britanike po kryen kontrolle intensive pasi u gjetën dy valixhe me mbetje njerëzore në urën e varur...
Foto ilustruese KOSOVË- Këtë vit 55% e qytetarëve të Kosovës do të shkojnë në pushime me paratë nga burim...
Tsikhanouskaya BJELLORUSI- Liderja në mërgim e Lëvizjes Demokratike të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u ka bërë...
Foto ilustruese KINË- Kina akuzoi NATO-n të enjten se kërkon siguri në kurriz të të tjerëve dhe i bëri thirrje alea...
Foto ilustruese KOSOVË- Zyrtarë të lartë të Kosovës paralajmërojnë se Serbia po përgatitet për sulm apo p...