I vranë nipin në detyrë, xhaxhai i Mekollit i drejtohet Begajt: E latë këtë vend në dorë të krimineleve
Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më parë gjatë operacionit policor. ...
Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më parë gjatë operacionit policor. ...
Dy persona, bashkëshortë, që udhëtonin në një motoçikletë, janë përplasur me një mjet tip “Rang...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar sërish kërkesën e kreu të Partis&e...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashi...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në SPAK. Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gja...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar ...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC M...
Në fund të majit, drejtuesit e Spitalit Hadassah mbërritën në rajonin jugor të Sharonit. Arsyeja ishte një aktivitet i inic...
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ para kryeministria u ka bërë një thirrje të fortë intelektualëve.
Ai u shpreh se, intelektualët duhet të dalin nga guaska e konformizmit, pasi heshtja e tyre e ndihmon regjimin që të vazhdojë me planin e tij.
‘U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës. Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm.
Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh. Por para së gjithash dhe mbi të gjithë, ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, i keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij’, u shpreh Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për guximin, vendosmërinë, përgjegjësinë e lartë qytetare që dëshmoni ju burra dhe gra që mblidheni këtu për t’u provuar shqiptarëve se ky shesh është sheshi i lirisë, se ky shesh është sheshi i qytetarëve, se ky shesh do shënojë fundin e këtij regjimi armiqësor ndaj çdo shqiptari dhe shqiptareje që jeton me djersën, mundin dhe kërkon të rrisë në këtë vend fëmijët e tij, të ardhmen e tyre.
Të dashur miq, zhvillimet e këtyre muajve nxorën në pah para të gjithë shqiptarëve dhe botës shëmtinë më të madhe të këtij regjimi, të cilën secili prej jush dhe shumë e shumë të tjerë e kanë denoncuar me dhjetëra, qindra dhe mijëra herë.
Sot, deputetët e partisë së krimit me në krye kreun e organizatës kriminale, Edi Rama, njoftuan atë, të cilën e priste dhe e dinte çdo shqiptar se ata do përdorin si mburojë Lubi Ballukun për vjedhjet që ka bërë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të organizatës kriminale.
Ky është akti më i rëndë, më sfidant, më poshtërues, më fyes për çdo qytetar shqiptar.
Në këtë kuadër unë kam një thirrje të veçantë, në radhë të parë për çdo intelektual shqiptar, të dalë nga guaska e konformizmit të tij. Të mos harrojë kurrë se ai investim i madh që kanë bërë shqiptarët për shkollimin e tij, që kanë bërë prindërit e tij për shkollimin e tij, ka qenë para së gjithash dhe mbi të gjithë që ai të jetë, pavarësisht nga profesioni, të jetë një avokat i pamposhtur i interesave të kombit të tij, i interesave të shoqërisë së tij, i interesave të publikut.
U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës.
Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm.
Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh.
Por para së gjithash dhe mbi të gjithë, ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, i keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij.
Ju nuk mund të konfirmoheni sepse asnjëri prej jush nuk thotë dot se nuk e kuptoj dot se çfarë po ndodh.
Secili prej jush e ka të qartë se kreu i regjimit po përdor mazhorancën e krimit, po përdor mandatet e krimit si parzmore për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet që u ka bërë qytetarëve.
Asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet sepse ju më mirë se të gjithë të tjerët, e keni të qartë se me këto akte, kreu i organizatës kriminale, Edi Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët, po shkatërron ëndrrën më të bukur që nga Rilindja kombëtare gjer sot të kombit tonë, ëndrrën europianë.
Asnjë prej jush nuk mund të pretendojë se nuk e kupton se kur shkelet Kushtetuta, kur drejtësia asgjësohet, nuk ka më shtet, por ka një bandë, ka një parashtet.
Nuk ka më ecje përpara, por ka kthim në të shkuarën.
Ndaj dhe kudo që jeni, në orët e mësimit, tek shtrati i të sëmurit, në zyra, në ndërmarrje, në fabrika dhe në çdo vend, ju duhet të bëheni dalëzotësit e vendit tuaj.
Dhe mos harroni se heshtja juaj është mbështetje e fuqishme, është mbështetja më e fuqishme për kreun e organizatës kriminale që të vazhdojë rrënimin e shkollave tona, rrënimin e arsimit tonë, shkollimit të fëmijëve tanë.
Që të vazhdojë spastrimin etnik tuajin, të intelektualëve.
Që të vazhdojë rrënimin e spitaleve tona, shkatërrimin e sistemit të shëndetësisë.
Mos harroni se qëndrimi në pushtet ndihmohet më shumë se çdo gjë tjetër nga heshtja juaj.
‘Mesazhi i Ramës është i qartë, Belinda Balluku nuk ka folur asnjë fjalë deri më sot, pra si të thuash i ka besuar...
Mazhoranca socialiste deklaroi të hënën qëndrimin e saj kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK...
Avokati Genc Gjokutaj foli mbi zhvillimet e fundit të lidhura me ish-ministren Belinda Balluku, ku theksoi se veprimet e Kryeministrit për të mbr...
Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Seanca ësht&e...
Nga Armand Shkullaku Duhej të kalonte një dekadë që, më në fund, edhe mbështetësit më të flaktë të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot nga konferenca për mediat kryeministrin Edi Rama, si të përfshirë në t&...
Kreu demokrat tha sot para gazetarëve se PD ka “komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, ata erdhën dhe e panë...
“Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi&rdq...
Teksa PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut duke mos i dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut, ka reaguar Krye...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët deklaroi se Edi Rama iu tha shqiptarëve sot se Belinda...