I vranë nipin në detyrë, xhaxhai i Mekollit i drejtohet Begajt: E latë këtë vend në dorë të krimineleve
Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më parë gjatë operacionit policor. ...
Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më parë gjatë operacionit policor. ...
Dy persona, bashkëshortë, që udhëtonin në një motoçikletë, janë përplasur me një mjet tip “Rang...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar sërish kërkesën e kreu të Partis&e...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashi...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në SPAK. Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gja...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar ...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC M...
Në fund të majit, drejtuesit e Spitalit Hadassah mbërritën në rajonin jugor të Sharonit. Arsyeja ishte një aktivitet i inic...
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir...
Mazhoranca socialiste deklaroi të hënën qëndrimin e saj kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e ish zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i ofruar mbrojtje politike nga drejtësia.
“Nuk ka vend për dhënien e autorizimit për masën e sigurimit personal arrest me burg/arrest shtëpie”- tha Ulsi Manja, anëtari i Këshilit të Mandateve i cili lexoi raportin e socialistëve për kërkesën e SPAK.
Në një argumentim të gjatë Manja ‘rrëzoi’ si të pabazuara argumentet e SPAK për nevojën e masës së arrestit dhe pretendoi se argumentet për rrezikim të provave nuk qendronin pasi ajo nuk i ushtron më detyrat ekzekutive në qeveri.
“Rreziku i prishjes së provave nuk u provua me fakte reale, por janë konsiderata që në themel të tyre kanë ish-funksionin e ministrit që mbante Balluku, aq më tepër që akuza mbetet e njëjta”, tha Manja.
Lidhur me provat e paraqitura nga prokurorët e SPAK në Këshillin e Mandateve për presionet ndaj dëshmitarëve nga personave të fortë dhe nga zyrtarë të kabinetit të Ballukut, Manja po ashtu aludoi se prokurorët nuk kishin bërë hetime mjaftueshëm për ta provuar këtë ‘pretendim’.
Sipas raportit të PS masa e ndalimit të lëvizjes jashtë shtetit është e mjaftueshme që hetimet ndaj Ballukut të vijojnë. Kjo është hera e dytë që mazhoranca i ofron mbrojtje politike dhe refuzon heqjen e imunitetit parlamentar për një të akuzuar nga drejtësia në radhët e tyre, pas mbrojtjes që ofruan për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, i dënuar më pas nga gjykata për ‘shpërdorim detyre’ për kontaktet me elementë të krimit të organizuar.
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në mbledhjen e grupit forcoi qëndrimin e tij në mbrojtje të Ballukut duke i cilësuar hetimet ndaj saj si ‘gjyq publik’ dhe sulmoi Prokurorinë e Posaçme.
“Thjesht njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër, dhe fatkeqësisht i bërë zakon nga grupet hetimore të ‘stacionit të trenit’, që përdorin mediat si forca paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit të subjekteve të tyre, mjaftoi që ndaj Belinda Ballukut të ngriheshin dallgët e urrejtjes dhe të zienin 700 tenxhere’- tha Rama.
Votimi për imunitetin e Ballukut pritet të mbahet në seancën e së enjtes, në limitet kohore të një vendimmarrje ligjore nga Kuvendi, pasi mazhoranca e zvarriti procesin për 3 muaj me radhë. Nga ana tjetër anëtarët e opozitës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në raportin e tyre rekomandojnë votën pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme bazuar në provat e sjella nga SPAK në Kuvend, jurispudencën kushtetuese, opinionet e Komisionit të Venecias si dhe frymën e luftës antikorrupsion./BIRN
Avokati Genc Gjokutaj foli mbi zhvillimet e fundit të lidhura me ish-ministren Belinda Balluku, ku theksoi se veprimet e Kryeministrit për të mbr...
Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Seanca ësht&e...
Nga Armand Shkullaku Duhej të kalonte një dekadë që, më në fund, edhe mbështetësit më të flaktë të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot nga konferenca për mediat kryeministrin Edi Rama, si të përfshirë në t&...
Kreu demokrat tha sot para gazetarëve se PD ka “komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, ata erdhën dhe e panë...
“Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi&rdq...
Teksa PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut duke mos i dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut, ka reaguar Krye...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët deklaroi se Edi Rama iu tha shqiptarëve sot se Belinda...
Kryeministri Edi Rama komentoi sot para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me projektin strategjik të portit të Porto Romanos...
Grupi parlamentar socialist vendosi sot që të votojë kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, p&eu...