
Pas sharjeve publike, ironive dhe akuzave të ndërsjella, beteja mes Elon Musk dhe Sam Altman po hyn në fazën më të avancuar: gjykatën.
Ç’ka ngjan thjesht një përplasje mes dy egove të Silicon Valley, është në fakt një luftë e mirëkalkuluar për kontrollin e inteligjencës artificiale të së ardhmes, teknologjisë që mund të ndryshojë ekonominë, politikën, sigurinë dhe jetën e miliarda njerëzve.
Kush fiton këtë betejë, nuk merr vetëm një kompani apo një markë si ChatGPT, por një avantazh vendimtar në garën për pushtetin më të madh teknologjik të shekullit.
Për vite me radhë, përplasja mes Elon Musk dhe Sam Altman është zhvilluar online, me akuza, kundërakuza dhe ironi publike. Por tani beteja kalon në një nivel tjetër: nga e marta, konflikti i tyre do të jetë në qendër të një gjyqi federal në Kaliforni, që pritet të zgjasë një muaj.
Në thelb të çështjes është akuza e Musk se Altman, me të cilin themeloi OpenAI, e ka mashtruar dhe ka tradhtuar misionin fillestar jofitimprurës të kompanisë që solli ChatGPT.
Sipas Musk, OpenAI u kthye padrejtësisht në një strukturë fitimprurëse, duke i shërbyer interesave komerciale dhe jo më idesë fillestare për të zhvilluar inteligjencën artificiale në dobi të njerëzimit.
Musk dhe Altman e themeluan OpenAI në vitin 2015 si një organizatë jofitimprurëse, me synimin që inteligjenca artificiale e përgjithshme, AGI, të përdorej për të mirën e njerëzimit. Në atë kohë, Musk ishte tashmë një figurë globale falë Tesla-s dhe SpaceX, ndërsa Altman ishte më shumë një emër i njohur në Silicon Valley.
Të dy bashkëpunuan ngushtë në fillim, por më pas rrugët e tyre u ndanë. OpenAI thotë se në vitin 2017 edhe vetë Musk ishte dakord që një model fitimprurës ishte i nevojshëm për ta çuar përpara misionin, por konflikti shpërtheu kur ai nuk mori kontrollin që kërkonte. Musk u largua nga OpenAI në vitin 2018, pas një lufte për pushtet me Altmanin.
Kur Musk ngriti padinë në vitin 2024, ai tha se kishte dhuruar rreth 40 milionë dollarë për OpenAI dhe se ishte manipuluar nga drejtuesit e saj. Ai pretendon se kompania devijoi nga misioni i saj fillestar dhe u fokusua te maksimizimi i fitimeve, sidomos në favor të Microsoft.
Musk kërkon miliarda dollarë që, sipas tij, përfaqësojnë fitime të padrejta, dhe do që ato të përdoren për krahun jofitimprurës të OpenAI. Ai kërkon gjithashtu ndryshime të mëdha në kompani, përfshirë largimin e Sam Altman.
Nga ana tjetër, OpenAI thotë se Musk është i shtyrë nga xhelozia dhe pendesa që u largua nga kompania. Sipas saj, ai po përpiqet të sabotojë një nga rivalët e tij më të rëndësishëm në garën për inteligjencën artificiale, sidomos tani që ka krijuar kompaninë e tij xAI, e njohur për chatbot-in Grok, por që ka mbetur pas konkurrentëve.
Përplasja mes të dyve është bërë edhe më publike muajt e fundit. Musk tentoi të blinte asetet e OpenAI për 97.4 miliardë dollarë, por oferta u refuzua. Altman u tall më pas në X duke i thënë se OpenAI mund t’ia blinte Twitter-in për 9.74 miliardë dollarë. Musk iu përgjigj me një fjalë: “Mashtrues”.
Në gjyq pritet të dëshmojnë jo vetëm Musk dhe Altman, por edhe emra të tjerë të mëdhenj të teknologjisë, si Satya Nadella i Microsoft, ish-shkencëtarë të OpenAI dhe ish-anëtarë të bordit si shqiptarja Mira Murati. Procesi po shihet si një përballje mes dy titanëve të teknologjisë, por me pasoja që mund të shkojnë shumë përtej tyre.
Sepse në fund, çështja nuk është vetëm kush mashtrroi kë, por edhe kush do të ketë më shumë ndikim në garën për AGI (Inteligjeca gjenerale artificiale). Dhe kjo garë, sipas ekspertëve, mund të përcaktojë një pjesë të madhe të së ardhmes së teknologjisë.
Pra, Musk dhe Altman hyjnë në sallën e gjyqit si dy ish-aleatë që sot janë kthyer në rivalë të hapur. Njëri mund të dalë fitues, por është po aq e mundur që asnjëri të mos dalë i padëmtuar nga kjo betejë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
17 Maj22:56
VIDEO/ Zjarri përfshiu banesën 3-katëshe, shpëton mrekullisht nëna dhe tre fëmijët në Turqi
Një shtëpi 3 katëshe u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në në lagjen Uzunkum të Sapanca në Turqi. Zjarri u p&eu...
BOTA
17 Maj22:53
Sulmet izraelite në jug të Libanit, të paktën pesë të vrarë, mes viktimave edhe fëmijë
Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë në Libanin jugor, pas sulmeve izraelite. Sulmet ...
BOTA
17 Maj22:38
VIDEO/ Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë gjatë demonstratës ajrore
Një bazë ajrore në Idaho të SHBA-së është vënë mbyllur pas raportimeve për një rrëz...
BOTA
17 Maj21:11
Hezbollah lëshon rreth 200 raketa drejt Izraelit
Gjatë fundjavës, grupi i armatosur Hezbollah ka lëshuar rreth 200 raketa drejt territorit të Israel dhe pozicioneve të trupave të...
BOTA
17 Maj20:46
15 shtete godasin rrjetin kriminal të ilaçeve false, 240 mln euro mashtrime ndaj pacientëve
Një operacion i madh ndërkombëtar, i mbështetur nga Eurojust dhe Europol, çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal ...
BOTA
17 Maj20:25
Katari i bën thirrje Iranit: Mos e përdorni Ngushticën e Hormuzit si “kartë negociuese”
Katari i ka bërë thirrje Iranit të mos përdorë Ngushticën e Hormuzit si “kartë negociuese”, duke paralajmë...
BOTA
17 Maj19:51
Vizita e Trump në Kinë ngjall dyshime, çfarë fshihet pas pritjes madhështore?/ Axios: Frikë për pushtimin kinez të Tajvanit brenda 5 viteve
Vizita e fundit e presidentit amerikan në Kinë ka ngjallur shqetësim të madh në rrethin e ngushtë të Donald Trump. Pav...
BOTA
17 Maj19:26
“Ora po ecën”/ Trump paralajmëron sërish Iranin: Duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin.
“Ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt, përndrysh...
BOTA
17 Maj19:18
Sulmi në centralin bërthamor në Abu Dhabi/ Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe: Kërcënim për sigurinë!
Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka dënuar sulmin e ndodhur në një prej centraleve bërthamore të vendit,...
BOTA
17 Maj19:17
Kërcënim i ri nënujor nga Irani? Si mund të ndikojë në komunikime, banka dhe ekonominë globale
Pasi bllokoi Ngushticën e Hormuzit, Teherani po përpiqet t’i shndërrojë kabllot nënujore në një levë të re ...