Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SERBI- Organizatorët e protestës në Beograd, kundër minierave të litiumit, Zllatko Kokanoviq dhe Nebojsha Petkoviq, kanë bërë të ditur se para tubimit të 10 gushtit, janë ftuar për intervistim prej Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA).
Ata kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook se janë liruar pas një bisede të shkurtër dhe janë paralajmëruar që, bllokadat e përfolura pas protestës, janë ilegale, dhe që duhet të bëhen gati për t’u përballur me pasoja.
“Mendoj që informimi i publikut na ka shpëtuar prej një ndalimi të gjatë”, ka thënë Petkoviq përmes një video-adresimi.
Ai ka thënë se ata po organizojnë protestë paqësore, që bllokadat nuk janë asgjë e re, dhe që nuk kanë synim për të hyrë në institucione.
“Ata kanë arrestuar njerëz në Suboticë dhe vende tjera”, ka thënë mes tjerash Petkoviq.
BIA nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se pse Petkoviq dhe Kokanoviq janë ftuar për intervistim. Protestat kundër minierave të litiumit janë mbajtur në disa qytete në Serbi që disa javë, ndërsa organizimi kryesor është caktuar në mbrëmjen e së shtunës, në qendër të Beogradit.
Protestuesit e konsiderojnë 10 gushtin si afat të fundit për Qeverinë e Serbisë që të miratojë një ligj për ndalim të përhershëm të eksplorimit gjeologjik dhe shfrytëzimit të litiumit të Serbisë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë gazetarëve më 9 gusht se “shërbimet ruse të sigurisë kanë paralajmëruar për përgatitje të trazirave masive në Serbi, dhe që qëllimi kryesor është një puç dhe përmbysja e udhëheqësisë së shtetit”.
Organizatorët e protestës, prej organizatave për mbrojtje të ambientit, i kanë ftuar qytetarët në atë që e kanë konsideruar tubim paqësor. Ata besojnë se nxjerrja e litiumit do të shkaktonte pasoja të pakthyeshme për ambientin.
Vala e re e protestave vjen pas vendimit të Qeverisë së Serbisë, të 16 korrikut, për të çuar përpara projektin e ndërtimit të minierës së litiumit në luginën Jadar, pasi ai ishte pezulluar më 2022. Më 19 korrik, Qeveria e ka nënshkruar në Beograd një “Memoradum për lëndët e para kritike” me Bashkimin Evropian, i cili parasheh një zinxhir të plotë prodhimi – prej minierës së litiumit në Jadar, deri te prodhimi i baterive për makina elektrike./ REL
Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka vizituar Parkun Arkeologjik të Ulpianës. Përmes një ...
Foto ilustruese KOSOVË- Një polic maqedonas, i arrestuar në Kosovë, po dyshohet se ka prodhuar rreth 2 milionë monedha false prej ...
Walz SHBA- Lidhjet e kandidatit demokrat për Nëndëspresident Tim Walz me Kinën ka të ngjarë të ndikojnë në pun...
Salvador Illa KATALONJË- Politikani socialist, Salvador Illa, është betuar të shtunën si president i Qeverisë rajonale të...
Aksidenti BRAZIL- Në Brazil, autoritetet po kryejnë hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në rënien e një a...
Trump dhe Harris SHBA- Shtetet e Pensilvanisë, Michigan-it dhe ëisconsin-it janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet...
Stano KOSOVË- Ura e Ibrit është kthyer sërish në temë kryesore diskutimi ditëve të fundit ndërsa ka patur edhe...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do t’i dërgojnë Ukrainës një ndihmë të re ushtara...
Brazil BRAZIL- Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve t&e...
foto ilustruese JAPONI- Autoritetet në Japoni u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin magazinimin e gjërave, pa...