BOTA

Biden i vendosur: Vetëm "Zoti i Plotfuqishëm" mund të më bindë të tërhiqem nga gara

r.ll Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 09:38
Biden i vendosur: Vetëm "Zoti i Plotfuqishëm" mund të
joe biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, me karrierën e tij politike prej pesë dekadash, këmbënguli në një intervistë televizive të premten se ai e ka edhe mprehtësinë mendore dhe qëndrueshmërinë fizike për të fituar zgjedhjet kundër ish presidentit Donald Trump, dhe për ta drejtuar vendin edhe për katër vite të tjera.

"Unë jam personi më i kualifikuar dhe di si t'i bëj gjërat", i tha presidenti Biden gazetarit të ABC Neës, George Stephanopoulos në një intervistë 22 minutëshe. Më herët të premten ai siguroi mbështetësit e tij në Wisconsin se “do të qëndroj në garë".

Disa ligjvënës demokratë në Uashington privatisht dhe gjithnjë e më shumë edhe publikisht, kanë shprehur shqetësimin se presidenti Biden, 81 vjeçar, nuk e ka më kapacitetin mendor dhe fizik për t’u përballur me ish presidentin Trump gjatë katër muajve deri në zgjedhjet e 5 nëntorit, e lëre më të qeverisë vendin përgjatë katër viteve të ardhshme.

"Nëse Zoti i Plotfuqishëm do të zbriste dhe do të thoshte, 'Joe, dil nga gara', unë do të dilja nga gara. Por Zoti i Plotfuqishëm nuk do të zbresë", tha presidenti Biden gjatë intervistës.

Frika e demokratëve se koha e presidentit Biden në pushtet po i afrohet fundit është shtuar që kur ai u shfaq i hutuar gjatë debatit me ish presidentin Trump një javë më parë, herë pas here duke humbur rrjedhën e mendimit dhe duke dështuar të sulmojë zotin Trump ose të mbrojë punën e tij.

“Isha i rraskapitur”, tha ai duke folur për natën e debatit. "Po ndihesha tmerrësisht keq... një ftohje e keqe". Ai tha se paraqitje e dobët nuk ishte "faji i askujt përveç i imi. Ishte një episod i keq".

Por presidenti Biden ishte vigjilent të premten dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Stephanopoulos me më pak hezitim. Ai ishte i etur për të sulmuar ish presidentin.

"Trump është një gënjeshtar patologjik," tha presidenti Biden, duke theksua se ai burrë “është një gënjeshtar i lindur". Presidenti Biden citoi lajme që thanë se ish presidenti Trump kishte thënë 28 gënjeshtra gjatë debatit 90 minutësh.

Gazetari Stephanopoulos tha se ish presidenti Trump refuzoi ftesën për një intervistë me kanalin ABC.

Prezantuesi i lajmeve, një nga gazetarët më të shquar në Shtetet e Bashkuara, e pyeti presidentin Biden nëse kishte bërë ndonjëherë një test neurologjik dhe presidenti u përgjigj duke thënë: "Unë bëj një test të plotë neurologjik çdo ditë", duke u marrë me çështje botërore dhe të brendshme.

Pas paraqitjes së dobët të presidentit Biden në debat, anketa të shumta treguan se zoti Trump, kandidati i supozuar republikan, po përparon në garë. Pasi fitores së zoti Biden në vitin 2020, kjo do të jetë hera e parë që të njëjtët kandidatë të partive kryesore vihen në garë në zgjedhjet e njëpasnjëshme presidenciale, që nga viti 1956.

Presidenti Biden kundërshtoi anketat ndërsa i siguroi mbështetësit e tij në tubimin në Madison, Wisconsin se “unë jam duke kandiduar dhe do të fitoj përsëri".

"Unë e munda Donald Trumpin", tha zoti Biden, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste shenjat e fushatës. "Unë do ta mund atë përsëri".

Tre gazeta kryesore amerikane, The New York Times, The Washington Post dhe The Wall Street Journal, kanë raportuar ditët e fundit se gabimet e zotit Biden janë bërë më të shpeshta muajt e fundit, me disa zyrtarë perëndimorë që thonë se vunë re rënien e tij të dukshme në takimin e G-7-tës në Itali.

Sjellja dhe mprehtësia e presidentit Bideni përgjatë intervistës me gazetarin Stephanopoulos, është e sigurt se do të analizohen, jo vetëm nga zoti Trump dhe ndihmësit e tij, por nga demokratët që mëdyshen nëse kandidati i tyre është në gjendje të përballet me zotin Trump, i cili është 78 vjeç, dhe po ashtu ndonjëherë ka folur gabimisht.

Në tubim, presidenti Biden bëri lojë me gabimet e tij, duke cituar një nga komentet e fushatës së zotit Trump, kur ish presidenti tha se "ushtria e Geroge WËashingtonit fitoi revolucionin duke marrë kontrollin e aeroporteve nga britanikët".

Ndërsa turma qeshte, zoti Biden vazhdoi: "dhe më thoni pastaj se unë po ngatërrohem”.

Shumica e demokratëve vazhdojnë mbështetjen për presidentin Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris, por disa kanë sugjeruar se partia do të ishte më mirë sikur zoti Biden të largohej dhe zonja Harris të merrte përsipër garën.

Partia Demokratike mban konventën e saj në muajin gusht, duke i lënë partisë pak kohë për të vendosur për kandidatin e saj presidencial./VOA

joe biden zgjedhjet ne shba 2024

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan