Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbrojti retorikën e tij kundër ish-presidentit Donald Trump, në intervistën e tij të parë që nga atentati kundër këtij të fundit, në fundjavë.
Biden dhe Trump do të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Duke folur për NBC-në, Biden tha se fushata e tij e ka për detyrë të flasë hapur për kërcënimet që do t’i sillte një mandat i dytë i Trumpit dhe shtoi se fjalët e tij nuk janë ato që duhet të zbuten.
Megjithatë, ai tha se ka qenë “gabim” që ka thënë se është “koha për ta vënë Trumpin në qendër të objektivit”.
Sipas raportimeve nga Politico, Biden i bëri këto komente në një bashkëbisedim me disa donatorë, disa ditë përpara atentatit kundër Trumpit, në një tubim në Pensilvani, më 13 korrik.
Në intervistën dhënë NBC-së, Biden tha se me këtë ka menduar që demokratët e tij duhet të fokusohen më shumë te Trumpi, politikat e tij dhe deklaratat e rreme që ka bërë gjatë një debati presidencial, muajin e kaluar.
Gjatë intervistës, Biden e bëri të qartë se nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale, pavarësisht thirrjeve të disa anëtarëve të partisë së tij për ta bërë këtë, për shkak të performancës së tij të dobët në atë debat.
“Unë e kuptoj përse njerëzit thonë: Zot, ai është 81 vjeç. Ua! Çfarë do të bëhet kur të jetë 83 vjeç, 84 vjeç?.... Është një pyetje legjitime që bëhet”, tha Biden.
Ai shtoi se u beson votuesve që e mbështetën atë në zgjedhjet paraprake demokrate. “Unë i dëgjoj ata”, tha Biden.
Në një fjalim nga Zyra Ovale, më 14 korrik, Biden e dënoi sulmin kundër Trumpit dhe u bëri thirrje amerikanëve që “të bëjnë një hap prapa”, duke thënë se “retorika politike në këtë vend është nxehur shumë”.
Trump u plagos në vesh gjatë një tubimi në Batlër të Pensilvanisë, më 13 korrik. Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Sulmuesi i dyshuar, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë./REL
Shala HOLANDË- Në pasditen e së martës, trupi gjykues i Gjykatës Speciale do të shpallë vendimin ndaj Pjetër Shal&e...
Harris dhe Vance SHBA- Fushata e Biden ka njoftuar se nënpresidentja, Kamala Harris do të përballet me Jay De Vance në një de...
Foto ilustruese SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale të nëntori...
Foto ilustruese SHBA- Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle në Hënë, jo larg vendit ku Neil Armstrong dhe ...
Biden SHBA- Brenda disa javësh Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual, ...
donald trump SHBA- Kandidati republikan për presidencën e SHBA, Donald Trump bëri e tij të parë publike pas atentatit n...
GAZA- Izraeli goditi në pjesën jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës të hënën për të rritur trysninë n...
ARMENIA- Armenia filloi të hënën stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara, një veprim që pasqyron p&e...
LONDË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç njoftoi se gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian do të takohe...
SHBA- Normat e vaksinimit të fëmijëve në mbarë botën nuk janë kthyer ende në nivelet para pandemisë, ësht&eu...