Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle në Hënë, jo larg vendit ku Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u ulën 55 vjet më parë. Shkencëtarët mendojnë se në Hënë ka qindra shpella të tjera ku mund të strehohen astronautët në të ardhmen.
Një ekip i udhëhequr nga shkencëtarë italianë njoftoi të hënën se ka prova për një shpellë të përmasave të mëdha, hyrja e së cilës është në atë që njihet si gropa më e thellë në Hënë dhe shtrihet në “Detin e Qetësisë” “Sea of Tranquility”, rreth 400 kilometra nga vendi ku u ul misioni ‘Apollo 11’.
Ultësira, me rreth 200 të tjera të ngjashme të zbuluara atje, është krijuar nga shembja e tubacioneve të llavës, sipas shkencëtarëve. Hulumtuesit analizuan matjet e radarëve nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” që vëzhgon Hënën dhe i krahasuan rezultatet me damarët e llavës në tokë. Studimi i tyre është publikuar në revistën “Nature Astronomy”.
Të dhënat e radarit tregojnë vetëm pjesën fillestare të zgavrës hënore, sipas shkencëtarëve. Ata vlerësojnë se shpella është të paktën 40 metra e gjerë dhe disa dhjetëra metra e gjatë, e ndoshta më shumë.
“Shpellat hënore kanë qenë mister për më shumë se 50 vjet. Kështu që ishte emocionuese prova e ekzistencës së një shpelle”, thanë përmes një emali Leonardo Carrer dhe Lorenzo Bruzzone nga Universiteti i Trentos.
Shumica e gropave duket se ndodhen në fushat e lashta të llavës së Hënës, sipas shkencëtarëve. Astronautët nga NASA kanë në plan që në fund të kësaj dekade të zbresin në polin jugor të Hënës, ku mund të ketë gropa të ngjashme. Besohet se ka akuj në krateret hënore që nuk ndriçohen kurrë nga dielli, që mund të shfrytëzohen për ujë të pijshëm dhe lëndë djegëse për raketat.
Gjatë programit Apollo të NASA-s, 12 astronautë u ulën në Hënë, duke filluar me Armstrong-un dhe Aldrin-in më 20 korrik të vitit 1969.
Gjetjet sugjerojnë se mund të ketë qindra gropa në Hënë dhe mijëra tubacione llave. Ato mund të shërbejnë si një strehë natyrore për astronautët, për t’i mbrojtur ata nga rrezet kozmike dhe rrezatimi diellor, si dhe nga goditjet e mikrometeorike, copëza të vogla sa një kokërr rëre.
Ndërtimi i vendbanimeve nga e para do të kërkonte më shumë kohë dhe përbën sfidë, madje edhe kur merret parasysh nevoja e mundshme për të përforcuar muret e shpellës për të parandaluar shembjen, tha ekipi.
Shkëmbinjtë dhe materialet e tjera brenda këtyre shpellave, të pandryshuara nga kushtet e vështira të sipërfaqes hënore gjatë përjetësisë, gjithashtu mund t'i ndihmojnë shkencëtarët që të kuptojnë evolucionin atje, kryesisht kur bëhet fjalë për aktivitetin vullkanik./ VOA
Biden SHBA- Brenda disa javësh Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual, ...
donald trump SHBA- Kandidati republikan për presidencën e SHBA, Donald Trump bëri e tij të parë publike pas atentatit n...
GAZA- Izraeli goditi në pjesën jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës të hënën për të rritur trysninë n...
ARMENIA- Armenia filloi të hënën stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara, një veprim që pasqyron p&e...
LONDË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç njoftoi se gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian do të takohe...
SHBA- Normat e vaksinimit të fëmijëve në mbarë botën nuk janë kthyer ende në nivelet para pandemisë, ësht&eu...
SHBA- Jay D Vance do të garojë përkrah Donald Trump në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara për Shtëpinë...
SHBA- Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pasi gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur po...
ITALI- Temperatuart ekstreme kanë përfshirë evropën, ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona në Itali. Vikti...
SHBA- Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shumë pikëpyetje mbi agjencinë përgjegjëse për sigurinë e kandidati...